<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Kalaja e vjetër e Vushtrrisë me përkatësi Iliro-Dardane

Kalaja ndodhet në qendër të bërthamës së vjetër të qytetit të Vushtrrisë. Sipas Historianëve shqiptarë Dr. Skender Riza, Dr. Jahja Drançolli dhe të tjerë thonë se kalaja u ndërtua gjatë periudhës së hershme Iliro-Dardane. – Vonë, në vitet 2013/14 u realizuan punime restauruese dhe konservuese, investitor Ambasada e SHBA.

Përgatiti: Rexhep Rifati

Ndërsa Izet Miftari saktësisht thekson se kalaja ishte ndërtuar në shek. VII nga perandori bizantin Justiniani I. Konstatimet e tyre mbështeten në ekzistencën e themeleve të vjetra në të cilat u rindërtua kalaja. Ismet Bylykemini, që jeton në Turqi, shpjegon se themelet e vjetra u zbuluan në vitin 1981 gjatë restaurimit të kalasë. Në kohërat e vjetra kalaja ka shërbyer si strehim për karvanët e huaj tregtarë. Gjatë sundimit osman kalaja një periudhë ka shërbyer si burg, pastaj si depo e armatimit, si dhe për qëllime të tjera varësisht sipas nevojës. (CHëB, MESP & ISP, 2011, f. 75).

Sistemi fortifikues i Kalasë ka planimetri drejtkëndëshi. Përbehet nga dy pjesë, kullës dykatëshe ne lindje dhe mureve rrethuese ne perëndim. Muret rrethuese te Kalasë mbështeten ne skajet e mureve anësore te Kullës duke e lëne pjesën më të madhe të Kullës jashtë mureve rrethuese. Kulla me bazë katrori përbehej nga dy etazhe, mbi te cilat është ndërtuar platoja për mbrojtje me dhëmbë të gjerë prej gurëve. Lidhje mes kateve behej përmes shkallëve te drurit nga ana jugore.

Kalaja ka pasur dy hyrje, një qendrore për karroca e cila me gjasë ndodhej ne mes te murit rrethues në anën jugore, e cila edhe sot gjendet po aty, ndërsa hyrja për këmbësor e cila gjendet ne skajin lindor te murrit rrethues, ne vendtakimin e murit rrethues me kullën. Kalaja është ndërtuar nga gurët ranor dhe lumor të lidhur me llaç gëlqeror. Përveç rrënojave të bedeneve mbrojtëse ne gjendje te mjerueshme është edhe kulla dy katërshe Në vitin 1455 me depërtimin e ushtrisë Osmane në Vushtrri, kalaja kalon në duart e Fatih Sulltan Mehmedit.

Sipas Shabanoviqit (1973) gjatë pushtimit Osman, Kalaja pësoj dëmtime dhe më pas me pushtimin e qytetit, ushtria Osmane e rindërton për nevojat e ushtrisë. Për shkak të pozitës strategjike, në kohën kur është ndërtuar si dhe në kohën e osmanëve Kalaja është përdorur për nevoja të ushtrisë. Në vitin 1918 dhe deri më 1922, kalaja është përdorur si burg. Gjatë viteve 1935-1944 ndërtesa është shfrytëzuar nga Shaban Mulla Gërguri, si torishtë. Me hyrjen e partizanëve dhe më vonë, kalaja është përdorur si depo për mbeturinat e luftës.

Në vitet 1955-1960 dhe është vënë rrjeta e volejbollit për stërvitje. Në vitet 1955-1958 kalaja shfrytëzohej si kinema dhe restorant. Ana jugore e kalasë, ku ishte edhe kabina për kino-projektor, ka qenë e mbuluar me çati, ndërsa në murin e jashtëm të kullës shihen edhe sot pjesët metalike ku janë vendosur perdet për shfaqjen e filmave verorë. Kalaja u përdor nga qytetarët deri në vitin 1962. Në kohën e komunizmit, rreth viteve të 70-ta është bërë një intervenim emergjent në kala, në murin jugor kah ana e çarshisë dhe rrugës kryesore për ti mbrojtur kalimtarët nga gurët. (Buçinca, 2012) Në vitin 2013/14 u realizuan punime restauruese dhe konservuese, investitor Ambasada e SHBA, – thuhet në këtë shkrim të marrë nga faqja elektronike Monuments of Albania, me të cilën bashkëpunon portali ynë prointegra.ch

admin admin

Recent Posts

“The Odyssey” i Nolan, filmi i rekordeve, por i “urryer” nga grekët

“The Odyssey” nga Christopher Nolan, me premierë më 17 Korrik, është projektuar nga regjisori legjendar…

7 hours ago

Farat dhe vaji i kungullit, një thesar natyral për shëndetin / Këshilla përdorimi nga Ylli Merja

  Në tre dekadat e fundit, farat dhe vajrat e tyre janë përdorur gjithnjë e…

10 hours ago

Letra e Qemal Stafës për Lef Nosin dhe e vërteta që u fsheh! Si u kryqëzua firmëtari i Pavarësisë dhe dënimi më 1946

Nga: HYQMET ZANE Atë ditë që mendoj se ishte edhe pushkatimi i një atdhetari të madh…

10 hours ago

Zbulohen dokumentet sekrete nga eksodi ’91: Në molin e Himarës një peshkarexhë mori disa civilë dhe…

Nga: DASHNOR KALOÇI Plot 35 vite më parë, në mesin e shkurtit të 1991-it, me mijëra…

1 day ago

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur pini ujë të ngrohtë?

  Uji përbën rreth 60 përqind të trupit tonë dhe është thelbësor për rregullimin e…

1 day ago

Çelësi i trajtimit të kancerit mund të jetë te macet

Studimi i parë i detajuar gjenetik mbi kancerin te macet shtëpiake ka zbuluar ngjashmëri të…

1 day ago