<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Ç’shkruan Bedri Pejani në Gazetën “La Federation Balkanique”, në vitin 1930: Pra, çdo shqiptar, nënshtetas jugosllavë, e ka jetën në rezik në çdo ças. Mundet m’u mbytë në shpi të vet, tue dalë nga shpia

Jusuf Osmani

Ç’shkruan Bedri Pejani në Gazetën “La Federation Balkanique”, në vitin 1930.
Gazeta “La Federation Balkanique” (Fedracioni Ballkanik, Organ i popujve ballkanik të shtypur e i minoriteteve nacionale), nr. 127 (4-B), datë 2 janar 1930, boton artikullin e patriotit të njohur shqiptar, Bedri Pejanit. Një ekzemplar i kësaj gazete e kam gjetur në Arkivin Osman në Stamboll, fondi nr. 541_44115-208928-7_Balkan Federasyonu gazetesinin Yugoslavya Mezalim” (Po e botojmë në origjinal).

Bedri Pejani ishte një nga figurat më të rëndësishme të historisë shqiptare, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, publicist, diplomat, patriot dhe një nga themeluesit e Lidhjes së Dytë të Prizrenit.

Veprimtaria e tij mbetet një dëshmi e përkushtimit për lirinë dhe bashkimin kombëtar.

“VENDI KLASIK I MASSAKRAVE
KOSOVA”
“Nën kthetrat e katilave”
Shqiptari, në Kosovë e në Maqedoni, nuk e gzon as të drejtën e jetës: çdo serbë nga çdo klasë mundet më e mbytë, pa frigë dënimi e haptas, çdo shqiptar prej çdo klase.
Pra, çdo shqiptar, nënshtetas jugosllavë, e ka jetën në rezik në çdo ças. Mundet m’u mbytë në shpi të vet, tue dalë nga shpia, tue u kthye në shtëpi, në çdo vend ku e çonë puna.
Viktimat për t’u shue, nga ana tjetrë, nuk janë as pak kategorizim si gjetk. Këtu nuk flitet për typa si Radiçi apo por krënët e ndonjij livizjije politike, çfaredo. Mjafton me qiellue nga raca shqiptare për me e meritue vdekjen…. Ka taku shpesh herë qi shqiptari asht mbytë, pse …. natyra kishte ba nji krimë tue krijue të shkretit “të pashëm e të fort”… për të zezën e tij.

Ma në fund drejtusat e tanishëm të Jugosllavis, po thuaj të gjithë, gjinden në krye t’asaj organizate mixore qi quhet “Bjela Ruka” (Dora e Bardhë), organizatë e gjanë terroristike qi i ka dalë nami, sidomos, pse ka lujtë rolin kryesor në shkaktimin luftavet ballkanike. Katilat e pa numrueshëm të shqiptrëve të Kosovës e të Maqedonis janë, të gjithë, nga kjo organizatë. Janë vllaznu pra me drejtuasat e vendit e kështu i gzojinë të drejtat e imunitetit mu si paria e organizatës…. Mbetet për t’u shtue se krejt gjyqtarët e krejt avokatët në Kosovë nuk kanë as nji vlerë tjetrë veç se atë të pjestris së “Bjela Rukës”. Atherë, krejt vrasjet politike, t’organizueme prej Beligradit e të veprume prej autoritetevet të vendit ase nën prisin e këtyne të mbramve nuk jan aspak të procesvalerizume nga as nji gjykatorje dhe kështu katilat, po thuaj gjithnji, mbeten të pa njoftun….

Jah në çfarë kondita krej të favorshme pjestarët e “Bjela Rukes” kanë mujtë, në Kosovë e në Maqedoni, fillë nga ditët e para të pushtimit serbë, me zhvillue nji varg pa mbarim vrasjesh nga të gjitha shkallat. Këtu, vetëm si shemlla, po japim nji list fare të voglë vrasjes t’ue konfirmue se shumica e emnavet të viktimave figuronin, po nëjherë, neper procesverbalet e parlamentit të Shqipnis:

1. Nazim Gafurr, ish-deputeti i Prishtinës në Skupshtinë, u plagos rand në Beligrad më 1925, e u vra në Prishtinë më 1926.
2. Rexhë Alia, katundar, u vra në Pozhar, (nahia e Pejës), më 25 VIII 1929.
3. Jusuf Ahmeti, kreu i demokratve të Prishtinës, u vraa në Prishtinë, përpara konakut qeveritar, aty kah mbarimi i vitit 1928.
4. Hasan Uka, katundar, u vraa përpara shpisë së vet, ditën, në Vrell (nahia e Pejës), më 8 X 1928.
5. Mexhid Beqiri, katundar, u vraa në Nog (nahia e Dibrës), në nanduer 1928 prej Markoviçit, kommandant i Gindarmeris së Rekes.
6. Muslim Bajrami, katundar, u vraa po prej këtij Markoviçit në Sencë (Reka e Dibrës), në qershuer 1928.
7. Zeqir Smaili, katundar, u vraa në Preshonicë nga rreshterit të gindarmeris Koprieviç, më 15 VII 1929.
8. Murat Fazlia, katundar, u vraa në Nikçor, në shpi të vet prej rreshterit të gindarmeris Lazoviç, post-komandant i Mirshovës, më 15 VII 1929…Etj. etj. etj.

Tash, po na mbetet me konkludue: “Kosova nga fillesa e pushtimit serbë, asht ba nji vend ku as e drejta e jetës nuk ekziston. Ajo, sundohet prej njij organizte typike katilash e ku sundim mixuer po vijon ma se tet-më-dhet vjet. Këtu, flitet për t’a shpëtu ekzistencen e nji popullit, tue i a sigurue të drejtat ma elementare, të drejten e jetes. E ky shtypi i pa turpshëm i Beligradit po tallet me krejt boten kur po pretendon se në Jugosllavi pakicat kombtare gzoinë të drejta të gjana politike..

Madrid, më 7.I. 1930 Bedri Pejani /Trungu & InforCulture

https://www.facebook.com/jusuf.osmani.37/posts/%C3%A7shkruan-bedri-pejani-n%C3%AB-gazet%C3%ABn-la-federation-balkanique-n%C3%AB-vitin-1930gazeta-la/4341711192715709/

admin admin

Recent Posts

“The Odyssey” i Nolan, filmi i rekordeve, por i “urryer” nga grekët

“The Odyssey” nga Christopher Nolan, me premierë më 17 Korrik, është projektuar nga regjisori legjendar…

12 hours ago

Farat dhe vaji i kungullit, një thesar natyral për shëndetin / Këshilla përdorimi nga Ylli Merja

  Në tre dekadat e fundit, farat dhe vajrat e tyre janë përdorur gjithnjë e…

15 hours ago

Letra e Qemal Stafës për Lef Nosin dhe e vërteta që u fsheh! Si u kryqëzua firmëtari i Pavarësisë dhe dënimi më 1946

Nga: HYQMET ZANE Atë ditë që mendoj se ishte edhe pushkatimi i një atdhetari të madh…

15 hours ago

Zbulohen dokumentet sekrete nga eksodi ’91: Në molin e Himarës një peshkarexhë mori disa civilë dhe…

Nga: DASHNOR KALOÇI Plot 35 vite më parë, në mesin e shkurtit të 1991-it, me mijëra…

2 days ago

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur pini ujë të ngrohtë?

  Uji përbën rreth 60 përqind të trupit tonë dhe është thelbësor për rregullimin e…

2 days ago

Çelësi i trajtimit të kancerit mund të jetë te macet

Studimi i parë i detajuar gjenetik mbi kancerin te macet shtëpiake ka zbuluar ngjashmëri të…

2 days ago