Si sot 82 vite më parë atentatorët Komunistë shqiptarë, të drejtuar nga misionarë terroristë serbo-malazezë, në vazhdën vrasjeve nëpë rrugët e Tiranës, Shkodrës, Durrësit, Elbasanit, Korçes, Beratit, Vlorës etj, arritën të kryejnë një atentat edhe #Xhafer #Devës– Ministrit të Brendëshëm në Kabinetin Mitrovica….! Në fakt Atentatet kundër burrave më të rendësishëm të Kombit Shqiptar, (përfshi dhe Firmëtarë të Pavarësise Shqipërisë 1912) kishin nisur të paktën, që në vitin 1943:
Në priill 1943 bëhet atentati kundër kolonelit të Milicisë
#Nok #Gjeloshi në Bulevardin e madh të Tiranës, …në momentin kur ishte në afërsi të Matarnitetit. ..Aksioni gueril u krye nga Myslym Keta, Adnand Qatipi, Shemsi Haka e Njazi Meka, të drejtuar nga Beqir Balluku”
Nok Gjeloshi ishte nga fshati Mekshaj (Shalë) i Dukagjinit. I shkolluar në Gjimnazin Franceskan në Shkodër [më pas përfundoi Akademinë Ushtarake në Modena të Italisë, me gradën e Togerit të Gjandarmërisë. Mori pjesë në përkrahje të Vidit në vitin 1914.
Përkrahës i Luigj Gurakuqit dhe i Fan Nolit, në qeverisjen e të cilit mori gradën Kapiten. Si antizogist, pas triumfit të Legalitetit mori arratinë si shumë nacionalistë shqiptar. Në Vjenë bëhet antar i Grupit “Bashkimi Kombëtar”, ku me 20 shkurt 1931, i kurdisën një atentat bashkë me të tjerë Mbreti Ahmet Zogut, i cili kishte ardhur në Vjenë për kontrole mjeksore].
Nok Gjeloshi ishte officer i Gjandarmërisë dhe në Milicinë Fashiste. Që në krijimin e saj: në fillim komandant i Legjionit të Milicisë në Shkodër, pastaj të Vlorës dhe së fundi në Tiranë, ku ka marr pjesë në luftën me Greqinë, pastaj të Jugosllavisë dhe si officer i lartë i Milicisë Fashiste Shqiptare. Që nga viti 1942 ka kryer dhe detyrën e gjyqtarit pranë Gjyqit të Posacëm të Shtetit”
-Azis Çami, ish kuestor i Kl. I, në Korcë dhe në Durrës, deri në nëntorin e vitit 1942. Kishte marrë pjesë në atentatit ndaj Mbretit Zog në Vjenë, me 20 shkurt 1931, bashkë dhe me Ndok Gjeloshin, Hasan Prishtinën, Sejfi Vllamasin, Rexhep Mitrovicën, Qazim Mulletin dhe Angjelin Sumën. Njihej dhe si një nga drejtuesit kryesorë në Luftën e Vlorës 1920. “Emri i tij haste dhe si komandant i fuqive të armatosura të Ballit Kombëtar për jugun, pas vrasjes së Hysni Lepenicës. Vrasja e Camit është njoftuar me 16 dhjetor 1943 nga gazeta “Bashkimi i Kombit” si më poshtë: “të Mërkurrën me 15 dhjetor 1943, ora 8 e mëngjesit, në sheshin Pazarit të Ri, njerëz të panjohur vranë barbarisht patriotin Major Azis Çamin, kur po dilte nga banesa e tij. Kishte lindur në vititn 1889 në Filat”
-Me 27 shtator 1943, asgjësohet intelektuali fashist Ludovik Zojsi, punonjës në Dretorinë e Përgjithshme të PTT;
-Hysen Myshketa-Deputet i sapo zgjedhur i Durrësit për në Kuvendin Popullor Kombëtar, u vra me 8 tetor 1943 në Durrës nga një atentat komunist, para se të betohej në mbledhjen e parë të Asamblesë me 16 tetor 1943”
Kishte qenë dhe Kryetari Bashkisë Durrësit në kohën e Qeverisë së Nolit.
-Me 12 tetor 1943, guerilasit e Tiranës organizuan atentat kundër Mustafa Merlika Kruja, ish themelues i Kongresit të Alfabetit 1908, delegate i Kongresit të Elbasanit 1909, Firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë më 28 Nëntor 1912 në Vlorë, ish Kryeministër i Qeverisë Shqiptare [4 dhjetor 1941- janar 1943], një Rilindas i vërtetë i Kombit Shqiptar. “Me 12 tetor 1943, u njoftua se Mustafa Kruja, kishte 15 minuta që ndodhej në një klinikë. Drejtuesit e guerileve vepruan menjëherë, ku sipas planit të hartuar më parë , dy autovetura, kun ë to ishin vendosur 6 guerilas të armatosur dhe me armë automatike, që në orën 9 u vunë në pritje të daljes së tij. Kur ky doli dhe po hipte në makinë, guerilasit me makinën e parë ju afruan dhe e qëlluan me breshëri automatike, por nuk e goditën me vdekje, kështu ai plagoset dhe mundi të largohej. Ky aksion pati jehonë brenda e jashtë vendit duke shkruar gazetat edhe në Moskë, Londër e Uashington…Në këtë aksion guerrillas morën pjesë Skënder Kosova, Shyqyri Berxolli, Cili Sallavaci etj. organizimi e drejtimi nga Shahin Ruka”
-Iljaz Agushi-Deputet i sapozgjedhur i Prishtinës në Kuvendin Popullor Kombëtar i 1 tetorit të vitit 1943 dhe ish Ministri i Punëve Botore të Qeverisë “Kruja”, u vra me 29 tetor të vitit 1943”
Një e dhënë më e detajuar rreth atentatittë Iljaz Agushit na tregon se: “Me 28 tetor 1943, u bë atentati kundër Iljaz Agushit, ish Zv/Kryeministrit të Qeverisë Kuislinge. Ekzekutimi i tij u bë nga katër guerrillas, dy hynë brenda në shtëpinë e tij, ku e goditën me tre plumba, ndërsa dy guerilasit e tjerë qëndruan jashtë, duke ruajtur rrugën e kalimit, afër ndërtesës ku banonte (pallatet e Lanës). Aksionin e kryen Bujar Hoxha e Shahin Gjashta”
-Idhomeni Kosturi, i zgjedhur me 26 tetor 1943 siKryetar i Kuvendit Popullor Kombëtar, u vra me 25 nëntor po tëvitit 1943” Për të vrarë Idhomeni Kosturin, njësiti gueril komunist i Durrësit ngarkoi të riun Kol Jaku, i cili e kreu vrasjen sapo Kryetari Kuvendit po dilte nga shtëpia e tij”
-Ndrec Preng Marku- Komandant i Gjandarmërisë Shqiptare në Qarkun Shkodër. U vra në nëntor 1943 nga njësit gueril komunist, me në krye Shqiptaro-Malazezin, Vasil Shanto;
-Adem Boletini (i biri i Isa Boletinit)-Komandant i Gjandarmërisë në rrethin Shkodër, vrarë në nëntor 1943, në të njejtin atentat bashkë me Ndrec P. Markun, nga njësiti gueril i Vasil Shantos.
-Mësuesi Qemal Mici- u vra në 29 tetor 1943, thjeshtë se s’kishte pranuar të bëhej komunist. Shkak për shqetësim në Qarkun e Korcës, janë edhe raste të tjera përvec Qemal Micit, “ku një mësues është pushkatuar dhe të tjerë janë kërcënuar. Mësuesit janë objekt ndjekjeje më fort se kushdo tjetër. Kërkojmë të merren masa, ku arsimtarët të jenë të qetë për të vazhduar, përndryshe ka mundësi që të krijohen kushtet për pezullim total të mësimeve në këtë Qark”
Si do të reagonte me 4 shkurt GJANDARMËRIA SHQIPTARE?
Këtë do ta shohim në publikimin e radhës…..!