<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Prindër kujdes! Këto janë disa nga gjërat që nuk duhet t’i toleroni kur fëmijët tuaj i thonë…

 

Ndonjëherë fëmijët tregojnë nevojat e drejtpërdrejta të tyre, ndërsa herë të tjera duhet të bëjmë disa përpjekje për të kuptuar se çfarë po ndodh. Një fëmijë i vogël mund të mos ketë mundësinë për të artikuluar atë që ndjen, por një adoleshent mund të jetë evaziv sepse është i shqetësuar për të besuar diçkaje personale. Është detyra juaj të dëgjoni fëmijën tuaj, t’u krijoni hapësirë ? Për t’ju treguar se çfarë ndjejnë dhe për të kërkuar më shumë ndihmë kur është e nevojshme.

 

 

Në shumë raste fëmijët thonë se;

“Kam diçka për të thënë, dua të ndaj diçka me ty, a do të më doje nëse…?”

Në të tilla raste duhet ta dëgjoni gjithmonë fëmijën tuaj, ta falenderoni atw që ndan diçka të tillë me ju. Doktoresha e njohur britanike Michelle Forcier thotë se edhe kur jeni të zënë me punë, gjeni kohën dhe shikojini fëmijët në sy dhe thuajuni:

 

 

‘Të dëgjoj dhe dua të dëgjoj më shumë.’

“Një fëmijë që ndan informacione thellësisht personale ose të vërteta të vetvetes është një dhuratë e vërtetë,” -thotë doktoresha e njohur britanike. Por, ka edhe raste kur fëmija juaj thotë fjali të tipit:

 

 

“Dua të vdes, unë thjesht nuk dua të jem këtu, nuk kam pse jetoj.”

Ju do të duhet të bëni pyetje dhe të gërmoni më thellë për të kuptuar se sa serioze është situata. “Fëmija juaj mund të mos e thotë drejtpërdrejt se dëshiron të lëndojë veten, por mund të thotë diçka si ‘Do të doja që të mos merresha me ‘këtë’ ose ‘miqtë’ e mi do të ishin më mirë pa mua’-tha Kane. Në raste të tilla, është e rëndësishme që prindërit t’i inkurajojnë fëmijët të sqarojnë dhe shpjegojnë, duke thënë, për shembull:

 

 

“Çfarë do të thuash?”

“Çfarë të shtyn ta thuash këtë?” ose “A mund të më thuash më shumë?”

Prindërit ndonjëherë shqetësohen se duke i pyetur fëmijët e tyre drejtpërdrejt për mendimet e vetëvrasjes, ata mund t’u japin disi këto ide, por ekspertët thonë se është gjithmonë më mirë të pyesësh. Sigurisht, jo çdo shenjë që fëmija juaj ka diçka për t’ju thënë do të jetë verbale. Sidomos me fëmijët e vegjël, ndjenjat e ankthit ose stresit mund të shfaqen në simptoma fizike, të tilla si dhimbje barku. Ju gjithashtu mund të vëreni afrimitet më të madh te fëmijët më të vegjël, si dhe një regres ndaj sjelljeve të mëparshme, si urinimi në shtrat ose thithja e gishtit.

 

 

Me fëmijët më të rritur, shenja të tjera mund të përfshijnë “ndryshime të rëndësishme në humor, rënie të nivelit të energjisë ose sjellje të tërhequr, ndryshime në zakonet e gjumit dhe të të ngrënit, ankesa të shpeshta fizike, nxjerrjen e justifikimeve që nuk kanë kuptim, shmangien e gjërave që zakonisht i pëlqejnë ose hezitim i papritur i lidhur me aktivitete tipike ‘normale’”, -tha Kane. E rëndësishme është që duhet të jeni të vëmendshëm gjatë gjithë kohës kundrejt kërkesave dhe nevojave të fëmijës suaj.

admin admin

Recent Posts

KUJDES! Njerëzit që e konsumojnë shumë shpesh këtë ushqim mund të RREZIKOJNË të preken nga …

Për dikë që e adhuron djathin, lajmet për një studim që e lidh konsumimin e…

22 hours ago

Nëse keni këtë grup gjaku, rrezikoheni nga kjo sëmundje

  Të dish grupin e gjakut, sipas mjekësisë kinezë do të thotë të dish shumë…

3 days ago

Rikthehet i nxehti ekstrem. 10 këshilla si të mbroheni!

  Arrin në Itali i nxehti i vërtetë, ai që të rëndon frymëmarrjen dhe të…

3 days ago

OBSH paralajmëron: Këto gabime të zakonshme me ushqimin po ju sëmurin!

  Organizata Botërore e Shëndetësisë thekson se siguria ushqimore duhet të jetë gjithmonë një prioritet,…

3 days ago

Nga Uruguai 1930 te ditët e sotme: Rrugëtimi i kupës së botës

Çdo katër vjet, planeti duket sikur ndalon për një muaj. Rrugët boshatisen, ekranet mbushen me…

4 days ago

“Ai nuk ishte hero”: Si u fshinë origjinat e errëta dhe të dhunshme mesjetare të Robin Hudit

Robin Hudi nisi si një traditë gojore në shekullin XII, përpara se të shndërrohej në…

4 days ago