<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Ashtu si sot, në vitin 1430 Gjin Gazulli, do të gradohet për doktor të arteve të lira dhe i Astronomisë, në njërin ndër universitetet më të njohura të kohës, Universitetin e Padovës

Ashtu si sot, në vitin 1430 Gjin Gazulli, do të gradohet për doktor të arteve të lira (septem artes liberales) dhe i Astronomisë, në njërin ndër universitetet më të njohura të kohës, Universitetin e Padovës (atëherë Gymnasium Patavinum)!

Në të njëjtin universitet, në vitet 1440-ta, ai u emërua profesor i astronomisë dhe matematikës. Nga ato breza, Gazulli përgatiti ekspertët më të njohur të kohës, të cilët më vonë përgatitën breza të ardhshëm profesorësh të shquar dhe astronomësh të njohur të periudhës së Humanizmit dhe të Rilindjes.: Nicolaus Copernicus (1473–1543), Johannes Kepler ( 1571 –1630), Galileo Galilei (1564–1642), etj.

Të dhënat relevante të kohës dëshmojnë se Gazulli kishte një bibliotekë të pasur me fonde të llojllojshme. Dorëshkrimet dhe librat ai i kishte sjellë në Raguzë nga Italia. Së këtejmi dihet se Gazulli kishte lënë një arkë librash në bazilikën e Shën Gjystës (Basilica di S. Giustina) në Padova. Sa ishte interesuar Gazulli për bibliotekën e vet, njoftime mbrelënëse ofron testamenti i tij (Testamentum venerabilis magistri Johannis Gazoli artium doctoris et astronomi preclarissimi), që mban datën e 19 shkurtit 1465, ku përveç tjerash bëhet fjalë edhe për bibliotekën e tij, të cilën ia lë “Katedralës së Raguzës […] i dhuroj të gjithë librat që kanë të bëjnë me të drejtën ligjore dhe Librin e Shenjtë, me detyrimin dhe kushtin që t’i vendosin në një vend, ku do të qëndrojnë gjithnjë […].” Me këtë legatë Gazulli ka bërë përpjekje që t’i vë themelet e një biblioteke publike në Raguzë, e cila konsiderohet si e para në qytetet!

Burimi: Pjesë nga testamenti i Gjin Gazullit, astronom dhe diplomat i shekullit XV, Prishtinë, Rilindja, 1984, 48-56, 101-102. /Trungu & InforCulture

admin admin

Recent Posts

Një zakon i mëngjesit është çelësi nëse doni të shmangni kapsllëkun

  Nëse doni të përmirësoni tretjen dhe të shmangni kapsllëkun, një nga gjërat më të…

3 hours ago

Çfarë ndodh në organizëm nëse hani një thelpi hudhër në darkë

  Që në lashtësi, hudhra ka qenë aleate e njerëzimit kundër shumë sëmundjeve. Ajo ndihmon…

9 hours ago

Mënyra natyrale për të shëruar herpesin e buzës

  Herpesi i buzës është një infeksion i shkaktuar nga një virus i quajtur Herpes…

10 hours ago

Lajmi i mirë për të sëmurët me kancerin e gjirit, “çelësi” janë bletët

  Zhvillime të reja shkencore po hedhin dritë mbi përdorimin e helmit të bletës si…

1 day ago

A e dini pse nuk duhet të pini kafe menjëherë pasi zgjoheni?

Shumë njerëz e fillojnë ditën me kafe, por ekspertët sugjerojnë që kjo nuk është zgjedhja…

1 day ago

Dëmet shkatërruese të alkoolit në jetën e njeriut

Alkooli shpesh paraqitet si diçka e zakonshme në jetën e përditshme, si pjesë e festave…

1 day ago