<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Kur dëmtohen dy rruazat e qafës, pasojat mund të jenë fatale/Ja se çfarë duhet të dini!

 

 

Shtylla kurrizore është një strukturë jashtëzakonisht delikate dhe komplekse, prandaj kur ndodhin lëndime të palcës kurrizore, ato mund të jenë shumë serioze dhe të vështira për t’u trajtuar. Dëmtimet e rruazave C1 dhe C2 janë të rralla, por konsiderohen si lëndimet më të rënda të mundshme të palcës kurrizore dhe shpeshherë janë fatale. Te pacientët që mbijetojnë, trajtimi dhe pasojat e dëmtimeve të rruazave C1 dhe C2 janë individuale dhe ndryshojnë ndjeshëm nga një rast në tjetrin.

 

 

Rruazat C1 dhe C2 janë rruazat më të larta të shtyllës kurrizore dhe ndodhen në pjesën e sipërme të qafës, duke lidhur kokën me shtyllën kurrizore. Rruaza C1 quhet atlas, ndërsa rruaza C2 quhet aksis. Përveçse mbrojnë palcën kurrizore, këto rruaza janë kryesisht përgjegjëse për lehtësimin dhe kontrollin e një game të gjerë lëvizjesh të qafës, si dhe për mbajtjen e peshës së konsiderueshme të kafkës mbi shtyllën kurrizore. Pozicioni i tyre bën që shpesh të quhen pjesë e shtyllës cervikale, ndërsa dëmtimet e rruazave C1 dhe C2 njihen si lëndime të palcës kurrizore cervikale.

 

Pacientët që kanë pësuar dëmtim të ndonjë prej rruazave cervikale (nga C1 deri në C7) mund të përjetojnë simptoma të ndryshme, si pamundësi për të marrë frymë në mënyrë të pavarur, pamundësi ose dëmtim i aftësisë për të folur, humbje ndjeshmërie, mpirje ose ndjesi shpimi poshtë qafës, paralizë e pjesshme ose e plotë e trungut, krahëve dhe këmbëve, humbje e kontrollit mbi jashtëqitjen ose urinimin.

Fatkeqësisht, kur palca kurrizore dëmtohet, nuk ekziston mënyrë për ta rikthyer plotësisht. Megjithatë, mund të ndërmerren masa për ta bërë pacientin sa më të rehatshëm dhe për të siguruar rezultatin më të mirë të mundshëm për shëndetin dhe mirëqenien e tij të përgjithshme. Menjëherë pas aksidentit, shqetësimet kryesore të ekipit mjekësor janë stabilizimi dhe imobilizimi i qafës për të parandaluar dëmtime të mëtejshme, rregullimi i frymëmarrjes dhe stabilizimi i funksionit respirator, të pavarur ose të asistuar, vlerësimi i problemeve mjekësore urgjente që mund të shkaktojnë komplikime të tjera, si humbja e tepërt e gjakut.

 

admin admin

Recent Posts

Rasti i parë me ethet e Nilit/ Sëmundja konfirmohet në Korçë, ekspertët: Përhapet nga pickimi i mushkonjave

    Ethet e Nilit hyjnë edhe në Shqipëri pasi më 1 gusht është diagnostikuar…

4 hours ago

Truri plaket gradualisht: ja çfarë ndodh që në moshën 24-vjeçare

Kur mendojmë për plakjen e trurit, zakonisht imagjinojmë moshën e thyer: kujtesë që dobësohet, reflekse…

5 hours ago

Mbyllur prej 83 vitesh, Muzeu në Londër rihap dhomën sekrete

    Muzeu i Historisë Natyrore në Londër do të rihapë më 16 shtator një…

5 hours ago

Pse disa njerëz janë “magnet” për mushkonjat?

    Shumë kohë para se të zbresin, mushkonjat lexojnë sinjalet e trupit tonë nga…

1 day ago

Efektet që nuk i dimë se na sjell shalqiri

    Shalqini është një nga frutat më të preferuara gjatë verës, jo vetëm për…

1 day ago

Si të humbisni peshën e barkut

    Ndër problemet më të mëdha sa i përket peshës tek njerëzit ndër vite…

1 day ago