<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: VIDEO

Pamjet që tronditën botën nga masakra e Reçakut(VIDEO)

 

 

Më 15 janar të vitit 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe kryen njërën ndër masakrat më të tmerrshme në Kosovë. 20 vjet më parë në Reçak u vranë dhe u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur. Ky gjenocid, tronditi gjithë opinion ndërkombëtar. Ambasadori William Wolker, e cilësoi ngjarjen në Reçak si krim kundër njerëzimit.

Madje, thuhet se masakra e Reçakut ishte pika e kthesës për luftën dhe çlirimin e Kosovës.
“Besoj sinqerisht, se incidenti i Reçakut, për arsye të ndryshme ka çuar në ndërhyrjen e NATO-s, lirinë dhe pavarësinë. Ka pasur faktorë të ndryshëm në atë që ka ndodhur, por pas disa viteve të informatave dhe dëshmisë që Sllobodan Milloshevic po trajtonte popullatën shqiptare në mënyrë barbare është mundësuar ndërhyrja e NATO-s”, pati thënë Walker.

 

 

Dy muaj më vonë, më 26 mars, dy fshatrat Krushë e Madhe dhe e Vogël u gjendën nën rrethimin e hekurt të forcave ushtarake dhe paramilitare serbe. Këta të fundit vranë e dogjën 221 banorë, 64 prej të cilëve ende nuk u janë gjetur trupat. Pjesa më e madhe e të masakruarve ishin burra e djem të rinj. Nga kjo ngjarje makabre kanë mbetur 500 fëmijë jetimë e shumë gra të veja.

Dy ditë pas gjenocidit në Krushë, forcat serbe vranë dhe masakruan mizorisht 147 veta në Izbicë. Masakra e Izbicës zë vend edhe në raportin e Departamentin të SHBA-së.
Atë kohë u publikuan edhe fotografitë e bëra nga sateliti, në të cilat qartë shihen 147 varrezat e reja në Izbicë. Pas masakrës, kufomat e të vrarëve, i varrosen fshataret e kësaj ane në fshatin Izbicë, mirëpo, forcat serbe, i zhvarrosin kufomat e të pushkatuarve, duke i dërguar në lokacione të ndryshme në Kosove e Serbi.

 

Më 27 prill 1999 forcat serbe rrethuan “Reken e Keqe” dhe “Lugun e Carragojës” në rrethinën e Gjakovës. Brenda disa orëve u krye ekzekutimi më makabër dhe masakra më e madhe në luftën e Kosovës, gjatë viteve 1998-1999.

 

Në një operacion të planifikuar u ndërprenë të gjitha rrugët duke lënë të hapura vetëm dy rrugë në drejtim të Mejës.
Grumbullimi i meshkujve në grupe nga mosha 15-60 vjeçare filloi në orët e hershme të mëngjesit, në një bilanc të tmerrshëm u goditën 15 fshatra të rrethit të Gjakovës, duke i ekzekutuar të gjithë meshkujt shtëpi për shtëpi.

admin admin

Recent Posts

Pse italianët hedhin ekspres të nxehtë mbi akullore?

Një gotë, një top akulloreje dhe një ekspres i nxehtë. Asgjë më shumë. Megjithatë, ky…

1 hour ago

Si lindi minibari në hotele? Historia e idesë që revolucionarizoi industrinë e hotelerisë

Një ide e thjeshtë, e frymëzuar nga një fluturim, ndryshoi përgjithmonë industrinë e hotelerisë. Në…

2 hours ago

Pse duhet të hani një lugë mjaltë përpara gjumit?

    Mjalti konsiderohet prej kohësh një nga produktet natyrale më të përdorura në ushqim…

7 hours ago

Kur fillojnë të zvarriten foshnjat?

    Fëmija juaj mund të fillojë të mësojë të zvarritet kur është mes 6…

7 hours ago

Cili është më i shëndetshëm: Shalqiri apo pjepri? Ja çfarë përfitimesh sjell secili

Të gjitha llojet e pjeprit janë të pasura me ujë, kanë pak kalori dhe ofrojnë vitamina,…

7 hours ago

Rasti i parë me ethet e Nilit/ Sëmundja konfirmohet në Korçë, ekspertët: Përhapet nga pickimi i mushkonjave

    Ethet e Nilit hyjnë edhe në Shqipëri pasi më 1 gusht është diagnostikuar…

1 day ago