<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KULTURË

Dasmë në Shqipërinë e Veriut, rreth vitit 1937 – Zadrima (Video)

Pasi kalon një kohë që quhet “masëmiri”, i pari i krushqve i drejtohet të zotit të shtëpisë duke i kërkuar leje për rrugëtim. Përcjellja bëhet në mënyrë ceremoniale ashtu sikur edhe pritja. Çejzi në pjekje vihet në kuaj të miqve dhe kuajve u vihen shami të lidhura në jelë dhe kalin ka nga një njeri përgjegjës.

Nuses në pjekje i vihet duvaku dhe përsëri udhëton me të njëjtin kalë duke qëndruar e kërrusur dhe e shoqëruar me të njëjtin shoqërues që e kishte sjellë në pjekje. Ky shoqërim i bëhet derisa kalon kufirin e fisit të vet. Nusen e shoqëron edhe një grua e moshuar e afërme e saj.

Karakteristikë ka qenë se në të gjitha fiset fejesat janë bërë pa patur asnjë kontakt e njohje mes vajzës e djalit, bile as pamje nga larg. Kontakti dhe prezantimi i parë në mes dhëndërrit dhe nuses, është nata e martesës. Në pjekje, nusja dhe gratë që e shoqërojnë, qëndrojnë në një vend që nuk duken nga dasmorët. Dasmorët kur dalin në pozicion të dukshëm me pjekjen njoftojnë ardhjen me këngë asqerçe të shoqëruar me vikamë dhe krisma pushkësh. Dasmorët kur mbërrijnë në fshat, i thërrasin dhëndërrit, (pasi dhëndëri rrin në shtëpi dhe nuk shkon në pjekje), për të marrë nusen.

Atë e urojnë me breshëri armësh, demonstrohen gara me kuaj, me këngë, e tupan. Dhëndërri i prêt krushqit te dera e oborrit, ku nuses dhe krushqve u hidhet oriz, grurë, sheqer kokërr e lekë metalik. Nuses i vihet një thes para dere dhe nga kali direkt me këmbën e djathtë para do të shkelin aty, çka presupozon bereqet, i lyejnë shuplakën e dorës së djathtë me mjaltë, të cilën ajo e vendos sipër derës, çka nënkupton që jeta në këtë familje të shkojë me ëmbëlsi.

Rakia e mezet, janë lumë. Por privilegjin e të kënduarit e kanë vetëm ata që dinë të këndojnë bukur, nuk këndohet në kor dhe nuk mund të këndojë gjithkush. Këngët shoqërohen me çifteli, sharki, fyell ose edhe me daulle e def (dajre). Tupani është simbol i dasmës.

#DasmëTradicionale
#DasmëShqiptare
#TraditaShqiptare
#KulturaShqiptare
#VeriuShqipërisë
#TrashëgimiKulturore
#ZakoneShqiptare

https://www.facebook.com/reel/821072263793719

admin admin

Recent Posts

Rrahjet e zemrës që mund të sinjalizojnë rrezik për goditje në tru

  Një ritëm shumë i lartë i zemrës në gjendje qetësie është njohur prej kohësh…

7 hours ago

Mënyra natyrale për zhdukjen e thinjave

    Pavarësisht moshës, flokët e thinjur janë problem për shumë njerëz, femra dhe meshkuj.…

7 hours ago

A e dini se për çfarë paralajmëron kjo shenjë trafiku?

    Shumë prej nesh e kujtojnë autoshkollën mes mjegullës, si dhe maturën, udhëtimet e…

7 hours ago

Pse shohim fytyra në objekte? Fenomeni i çuditshëm që truri ynë na bën ta përjetojmë çdo ditë

    A ju ka ndodhur të shihni një fytyrë në një prizë elektrike, të…

10 hours ago

Keni migrenë? Konsumimi i këtij lëngu mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes

    Migrena nuk është thjesht një dhimbje e fortë koke. Bëhet fjalë për një…

11 hours ago

Tensioni i lartë dhe i ulët i gjakut – Rastet kur duhet përdorur hudhra

    Hudhra është padyshim fuqiplotë përsa i përket vlerave shëndetësore. Por për personat që…

11 hours ago