<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KULTURË

“Deltari Ilir – Pjesë e trashëgimisë kulturore shqiptare”

Qeni autokton i këtyre viseve Deltari Ilir (Qeni i dhenve) është racë autoktone që mendohet se ka prejardhje nga qeni i fisit Molos.

Qeni autokton i këtyre viseve Deltari Ilir (Qeni i dhenve) është racë autoktone që mendohet se ka prejardhje nga qeni i fisit Molos.

Molosët përndryshe ishin pjesëtarë të fisit të njohur Ilir, të cilët merreshin me blegtori ekstensive, dhe kishin kultivuar qenin e tillë autokton, prej të cilit rrjedh edhe raca e Deltarit Ilir.Raca e Deltarit Ilir ka qenë dikur e shtrirë në të gjitha trojet shqiptare, kurse më së shumti është ruajtur në bjeshkët e Sharrit, por, natyrisht kjo racë gjatë periudhave të ndryshme historike është përhapur edhe në shumë vende tjera të botës, ku njihen cilësitë e tij si qen besnik, ruajtës i pakompromis i dhenve dhe kryerës i detyrave të ndryshme me të cilat ngarkohet.Vetëm në vitin 1970 janë dërguar hiq më pak se 300 qenë të tillë në Amerikën Veriore, gjithashtu edhe në kontinente të tjera ka vende ku ruhet pastërtia e racës së qenit Ilir.

Deltari Ilir është i regjistruar qysh në vitin 1939, nga shoqata kinologjike sllovene pranë FCI-së, (Federatës Kinologjike Ndërkombëtare) me emrin Ilirski Ovcar pra Deltar Ilir nën numrin rendor 41.Duke përmbledhur atë që me lartë e përmendëm, duhet theksuar që Qeni ilir, ka shërbyer në blegtori ekstensive dhe vijon ta luaj këtë rol. Jugosllavia e asaj kohe kishte ekipe tË ndryshme ekspertësh, kinolog dhe veteriner, ku morën nga Kosova qenë të tillë i dërguan në Serbi dhe i kombinuan me raca tjera për të dal një qen më i madh. Pasi serbët vetëm e arritën këtë gjë, në vitin 1957 një grup kinologësh dhe veteriner serb me në krye Slobodan Pavloviq e paraqitën në FCI kërkesën që t’i ndërrohet emri i racës së qenit në fjalë.Ç’është më e keqja kjo kërkesë u aprovua dhe emërtimi iu ndërrua në “Yugoslavenski pas Sharplaninac” që në shqip do të thotë (Qen Jugosllav i Malit Sharr).

E gjithë kjo ishte bërë sipas skenarit të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë.Ndoshta tani dikush pyet se a ekziston ky qen i pastër dhe burimor siç ka qenë më parë? Duke i’u falënderuar Federatës Kinologjike të Kosovës, që themelet i ka në vitet e 90-ta të shek. XX, me punën e tyre të palodhshme janë munduar që gjithherë ta ruajnë atë dhe mos ta përziejnë me racat tjera.Gjithashtu kjo Federatë ka bërë standardizimin e racës për herë të parë dhe synon gradualisht pranimin në FCI, e në këtë rast duhet të jetë përkrahja më e madhe e institucioneve vendore lidhur me realizimin dhe pranimin ndërkombëtarisht të kësaj pasurie mijëravjeçare.Duhet larguar “turpëria” e shumë kujt që vetëm pse është kafshë të mos merremi më të, pra, natyrisht kjo duhet të jetë edhe punë e institucioneve të shtetit të Kosovës.Duhet të hulumtohet edhe më shumë në terren, si në viset malore të Sharrit e gjithandej nga është shtrirë kjo racë, pastaj të krahasohet gjendja aktuale e rasteve autentike – me qentë e kryqëzuar në hapësirën parësishtë në Ballkan, e pastaj në vendet ku ky qenë është “eksportuar”. (Autori është i diplomuar i Etnologjisë dhe Antropologjisë Kulturore në Universitetin e Prishtinës

Shkruar nga Betim Elezi.

admin admin

Recent Posts

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

2 days ago

Para Azem Galicës: Kush ishin kaçakët shqiptarë dhe si lindi tradita e rezistencës së armatosur?

Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…

2 days ago

E rrallë: Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve!

Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…

2 days ago

Si e shpëtoi Joseph Pulitzer Statujën e Lirisë?

    Është e vështirë të imagjinohet se si do të dukej New Yorku pa…

2 days ago

Ky lloj lëngu i frutave mund ta luftojë kancerin

    Sipas një studimi të botuar në “American Journal of Epidemiology” konsumimi i bananeve,…

2 days ago

Pse shtatzënia mund të ndikojë përkohësisht në kujtesë?

    Harresa, vështirësia për t’u përqendruar dhe ajo që shpesh përshkruhet si “mjegullim mendor”…

2 days ago