<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Si ndikojnë pikat në hundë para gjumit?

 

Disa sprajte kundër ftohjes aktivizojnë sistemin nervor, prishin fazat e gjumit dhe ngadalësojnë rikuperimin e organizmit. Gjatë sezonit të gripit dhe ftohjeve, gjumi i dobët është pothuajse i pashmangshëm.

 

Hunda e zënë, kollitja dhe lodhja e përgjithshme e bëjnë të vështirë një gjumë të qetë. Për këtë arsye, shumë njerëz përdorin pika ose sprej për hundë pikërisht para se të shkojnë në shtrat, me shpresën se do të marrin frymë më lirshëm dhe do të flenë më mirë. Megjithatë, shpesh ndodh e kundërta; frymëmarrja përmirësohet, por gjumi nuk vjen. Nata kalon me rrotullime në shtrat dhe zgjime të shpeshta, ndërsa mëngjesi vjen me ndjenjën se nuk jeni çlodhur fare.

 

 

Shkaktarët kryesorë janë substancat aktive që gjenden në shumë sprejë dhe pika nazale, si fenilefrina dhe pseudoefedrina. Këta përbërës veprojnë duke ngushtuar enët e gjakut në mukozën e hundës, çka ul ënjtjen dhe lehtëson frymëmarrjen. Por veprimi i tyre nuk kufizohet vetëm në hundë. Këto substanca aktivizojnë sistemin nervor simpatik, pjesën e sistemit nervor që përgatit trupin për stres dhe rrezik, e njohur si reagimi “lufto ose ik”. Si pasojë, organizmi nuk qetësohet para gjumit, por futet në gjendje vigjilence.

Kjo mund të shoqërohet me rritje të rrahjeve të zemrës, rritje të presionit të gjakut, ndjesi tensioni të brendshëm, vështirësi për të fjetur dhe gjumë të cekët. Edhe pse jeni fizikisht të lodhur, truri mbetet “i zgjuar”, duke prishur fazat e thella të gjumit që janë thelbësore për rikuperimin e trupit. Fenilefrina dhe pseudoefedrina nuk gjenden vetëm në pika apo sprej për hundë, por edhe në shumë tableta dhe pluhura kundër ftohjes, gripit dhe alergjive. Kur këto preparate merren në orët e mbrëmjes, rreziku për pagjumësi rritet edhe më shumë, sepse efekti stimulues përkon me kohën kur trupi duhet natyrshëm të ngadalësohet.

Sipas studimeve të publikuara në revista mjekësore të specializuara për gjumin, çdo substancë që prish strukturën natyrale të gjumit mund të çojë jo vetëm në pagjumësi, por edhe në tension muskulor, zgjime të shpeshta gjatë natës, ndjenjë lodhjeje kronike. Efekt të ngjashëm mund të kenë edhe substanca të zakonshme si alkooli, si dhe disa antidepresivë dhe qetësues, të cilët në pamje të parë duken relaksues, por në realitet e ulin cilësinë e gjumit.

admin admin

Recent Posts

Sëmundja e Parkinsonit: Këto janë shenjat e hershme që shfaqen deri në 10 vjet para diagnozës

    Sëmundja e Parkinsonit është një sëmundje neurodegjenerative e shkaktuar nga vdekja progresive e…

1 day ago

Sa të dëmshëm janë detergjentët me aromë?

    Detergjentët e aromatizuar, përfshirë edhe produktet që tregtohen si “natyrale” dhe përmbajnë vajra…

1 day ago

Mos i shtrydhni puçrrat, ja çfarë mund t’i shkaktoni fytyrës

    Pastrimi i papastërtive dhe puçrrave nga fytyra nuk këshillohet të bëhet me gishta,…

1 day ago

Shumë njerëz hanë speca çdo ditë, pak e dinë se si ndikojnë në organizëm

Speci është një nga perimet më të gjithanshme. Është i domosdoshëm në sallata, në skarë…

2 days ago

A është ushqimi djegës i shëndetshëm apo i dëmshëm për trupin?

    Kafshimi i parë është vetëm fillimi, me kafshimin e dytë fillon ndjesia e…

2 days ago

Pse vdiq kaq i ri Aleksandri i Madh?

    Kur Aleksandri i Madh vdiq në Babiloni në vitin 323 para Krishtit, sipas…

2 days ago