Studiuesit në veriun e Kanadasë kanë regjistruar një ngjarje të pazakontë këtë vjeshtë: një ari polar nënë ka adoptuar një këlysh që nuk ishte i saj biologjik.
Ngjarja u vëzhgua pranë qytetit Churchill në Manitoba, gjatë migrimit vjetor të arinjve polarë. Siç shkruan BBC, shkencëtarët vunë re se arusha pesëvjeçare, e cila në pranverë kishte vetëm një këlysh, në vjeshtë u shfaq me dy, njërin që ishte i shënuar për studim dhe tjetri pa shenjë.
“Është e pazakontë,” tha Alyssa McCall, shkencëtare në organizatën Polar Bears International, në një video. “Nuk e dimë pse ndodh… por e dimë që nuk ndodh shpesh fare.”
Ky është vetëm rasti i 13-të i adoptimit të dokumentuar në gati pesë dekada studimesh mbi 4 mijë e 600 arinj polarë në rajon. Shkencëtarët nuk e dinë ende çfarë ka ndodhur me nënën biologjike të këlyshit të ri, por po e hetojnë përmes analizave gjenetike.
Ekspertët thonë se ky veprim rrit shanset e mbijetesës së këlyshëve, të cilët në natyrë kanë vetëm 50% gjasa të arrijnë moshën e rritur.
“Arinjtë kanë nevojë për çdo ndihmë që mund të marrin këto ditë për shkak të ndryshimeve klimatike,” tha Evan Richardson, shkencëtar i arinjve polarë në Environment and Climate Change Canada. “Nëse femrat kanë mundësinë të marrin një këlysh tjetër dhe ta rrisin me sukses, kjo është një gjë e mirë për arinjtë në Churchill.”
Familja pritet të shkojë drejt akullit të detit, ku këlyshët do të mësojnë nga nëna e tyre si të gjuajnë fokat dhe të mbijetojnë vetë.
“Është thjesht bukur të dish që arinjtë kujdesen për njëri-tjetrin,” shtoi Richardson.
Mjegullimi dhe lagështia në xhama nuk janë gjithmonë normale – ato mund të tregojnë probleme…
Ι Λ Λ Υ Ρ Ι Κ Ο Ν ILIRIKU, NË KOHËN E PERANDORIT ME…
KRYENGRITJA E ILINDENIT SIPAS JUSUF BUXHOVIT Nga Fatmir Sulejmani Në kapitullin e gjashtë të pjesës…
1821 nuk ishte thjesht një përplasje mes “Grekëve” dhe “Turqve”, por një tragjedi vëllavrasëse brenda…
MJAULLÌ, NOFKA E ADMIRALIT ARVANITAS, QË I MBETI NGA SHQIPJA "Ashtu si shumë heronj, që…
Nga një dorëshkrim i rrallë i vitit 1577, ruajtur në Arkivat e Vatikanit, dëshmohet mbijetesa…