Në një intervistë përballë gazetarit Dritan Hila në emisionin Shqip në DritareTV, studiuesi Mark Palnikaj ka shpalosur të vërteta tronditëse që rrëzojnë shumë prej miteve të ngritura mbi historinë e Shqipërisë, periudhën otomane dhe figurat tona kombëtare.
Mark Palnikaj zbulon rezultatet e kërkimeve të tij më të fundit në Arkivat e Vatikanit, duke u fokusuar te figura e Pal Engjëllit, autorit të ‘Formulës së Pagëzimit’ (1462).
Palnikaj deklaron se ka gjetur dokumente origjinale latine, të cilat, të analizuara nga ekspertët më të mirë të paleografisë në Vatikan, konfirmojnë përfundimisht lidhjen e gjakut midis Pal Engjëllit dhe Gjergj Kastriotit Skënderbeut.
Sipas dokumentit, Pal Engjëlli cilësohet si ‘consobrino’ i Skënderbeut, një term specifik në latinisht që do të thotë ‘djalë teze’ (djali i motrës së nënës).
Ky zbulim ka një rëndësi të jashtëzakonshme historike sepse vërteton se nëna e Skënderbeut, Vojsava, ishte nga familja fisnike arbërore e Muzakajve (motra e saj ishte martuar në familjen Engjëlli), duke hedhur poshtë përfundimisht çdo pretendim sllav për origjinën e saj./dritare.net
Ekspertët shpjegojnë pse parandalimi kërkon më shumë se një këshill të thjeshtë “Pini…
Një ide mjaft e pazakontë vjen nga Holanda, ku një prodhues akulloresh ka krijuar…
Meqë sezoni i dimrit është afër, prekja nga ftohjet tek njerëzit ndodh çdoherë e…
Gjidhënia nuk është vetëm burim ushqimi, por edhe mbrojtje për fëmijën dhe nënën.…
Para se ora me alarm të bëhej pjesë e jetës së përditshme, njerëzit kishin…
Rezolutat e Lidhjes së Prizrenit 1878, “Kararname-ja” Më 10 qershor 1878, delegatë nga e gjithë…