Hudhra është një nga thesaret më të mrekullueshëm të nëntokës. Që në lashtësi, hudhra është përdorur për shërimin dhe trajtimin e shumë sëmundjeve të ndryshme.
Vlerat e saj njihen gjërësisht nga shumë vende të botës që i përmbahen praktikave të mjekësisë popullore, sipas të cilave, hudhra është ajo që frikëson sëmundjet. Përdorimet e saj janë të panumërta, madje gjatë Luftës së Dytë Botërore, ushtarët rusë shëronin plagët me hudhër si pasojë e mungesës së penicilinës.
Hudhra është e mirë kundër infeksioneve për uljen e kolesterolit, tensionit të gjakut dhe për përmirësimin e qarkullimit të tij. Hudhra është e pasur me antioksidantë, minerale dhe vitamina, veçanërisht vitaminën B e cila ndihmon në zgjerimin e enëve të gjakut dhe lehtësimin e qarkullimit të tij. Ajo pranohet gjërësisht si një prej ushqimeve më të shëndetshme për zemrën.
Hudhër dhe lëng portokalli për qarkullimin e gjakut
Hudhra mund të kombinohet me lëngun e portokallit për të përmirësuar qarkullimin e gjakut. Lëngu i portokallit është i pasur me vitaminë C dhe fibër, dy ushqyes të rëndësishëm për enët e gjakut dhe zgjerimin e tyre. Për të përfituar një kurë të mirë për qarkullimin e gjakut ju nevojiten:
2 thelpinj hudhre,
5 portokalle
Përgatitja:
Shtypni thelbinjtë e hudhrës për të lehtësuar çlirimin e alicinës. Alicina pengon rritjen e qelizave kancerogjene dhe është përbërësi aktiv më i rëndësishëm i hudhrës. Shtrydhni portokallet dhe lëngun pëziejeni me dy thelpinjtë e shtypur të hudhrës. Nëse ju bezdis prania e hudhrave të plota mund t’i kaloni ato në mikser bashkë me lëngun e portokallit. Kjo kurë duhet konsumuar çdo mëngjes me stomak bosh për minimalisht dy javë. Portokallet dhe hudhra do të ushqejnë gjakun, do të mbajnë enët e gjakut në formë të shkëlqyer dhe do të përmirësojnë ndjeshëm qarkullimin e gjakut.
Sasia e këshilluar e hudhrës për konsum ditor
Ekspertët sugjerojnë se sasia e lejuar ditore e hudhrës varet nga forma e produktit. Për shembull nëse ju pëlqen hudhra e freskët nuk duhet të konsumoni më shumë se 5 gramë. Nëse preferoni ekstraktin e saj, duhet të merrni një sasi prej 600- 1200 miligramë në ditë dhe jo më tepër.
A ishin qytetet si Apollonia dhe Bylisi grekë, apo ilirë? Ky është një debat i…
Halim Dauti është një figurë e njohur jo vetëm në fshatin Vllahi, por edhe në…
Në një rrugëtim të gjatë e të mundimshëm nëpër pluhurin e shekujve dhe labirintet e…
SHQIPËRIA KUFIZOHET ME GREQINË NGA LUMI ARTA; NË VERI NGA BOSNJA. SHQIPTARËT JANË ILIRËT DHE…
Xhafer Sadiku Qeveritë shqiptare, pas Pavarësisë, e konsideruan hapjen e shkollave një prioritet themelor të…
Analiza e këtij hormoni në gjak ndihmon mjekët të vlerësojnë rezervën e vezëve në vezore,…