Ilirët (shqiptarët) kanë filluar të kalojnë në krishterim shumë herët. Madje, dihet se edhe Shën Pjetri e Shën Pali, apostuj të krishtit, pra bashkohës të tij, kanë predikuar fenë e re ndër shqiptarë në Iliri. Por të dhënat historike dëshmojnë se krishterimin shqiotarët e përqafuan në shekullin e katërt. Pas ndarjes e krishterimit në kishën e lindjes – ortodokse dhe në kishën e katolike më 1054 shqiptarët mbetën me kishën ortodokse, sepse në trevat e tyre sundonte Bizanti (Greqia), e më vonë Serbia.
E tillë ka qenë gjendja, sidomos në Kosovë. Gjatë sundimit të Bizantisë e të Serbisë, shqiptarët janë asimiluar në përmasa shumë të mëdha nga presioni i pushtetit dhe i kishës greke në jug (Çamëri dhe në vise të tjera në Greqi), dhe presioni i Serbisë sidomos në Kosovë, në Maqedoni e në Mal të Zi, duke u sllavizuar perëndimit kështu një numër i madh.
Ky proces i asimilimit u ndërpre në shekullin XIV, me pushtimin turk të Ballkanit. Atëherë shqiptarët filluan të kalojnë në fenë myslimane, qoftë nga presioni i pushtetit turk, qoftë me qëllim që të ruajnë traditat e tyre, duke shpëtuar nga sllavizimi. Mirëpo, aristokracia shqiptare pranoi islamizmin për të ruajtur privilegjet që kishte dhe për të fituar të reja. Para islamizimit shqiptarët e besimit ortodoks në kishë kanë dëgjuar lutjet, ceremonitë etj., vetëm në gjuhën serbe, maqedone ose greke. Fëmijëve shqiptarë u viheshin vetëm emra sllavë e grekë, kështu që edhe në këtë mënyrë fshihej përkatësia e tyre kombëtare dhe bëhej asimilimi i plotë. Edhe në viset e veriut shqiptarët kanë qenë ortodoksë. Mirëpo, pas një marrëveshjeje që zhupani i Zetës, Mihali, e bëri më 1077 me papën e Romës, në këto vise filloi të përhapet katolicizmi. Po në këtë vit u krijua kryepeshkopata e Tivarit, e cila u lidh me Romën nëpërmjet Dubrovnikut. “Tivarit iu nënshtruan peshkopatat shqiptare të Shkodrës, Ulqinit, Drishtit, Shasit e Shurdhahut që ndodheshin nën sundimin e shtetit të Dioklesë, dhe që vareshin deri atëherë nga metropolia ortodokse e Durrësit.
Kryepeshkopata e Tivarit u bë mbështetje për përhapjen e katolicizmit në Shqipërinë e Veriut”.
Shkëputje nga libri Aspekte Mitologjike – Besime e Bestytni nga Mark Krasniqi /Trungu & InforCulture
Futbolli modern shpesh lidhet me pajisje profesionale, këpucë të specializuara dhe standarde të larta teknike.…
Nëse sot hyni në një kafene dhe shihni një mace duke fjetur në një qoshe,…
Filmi “The Revenant” (2015), me aktorin Leonardo DiCaprio në rolin kryesor, është një nga dramat…
“Shumica e mikrobeve janë të padëmshme, por disa janë të rrezikshme” Studiuesit në Universitetin…
Historia e Bengalit, rajon që sot përfshin pjesën më të madhe të Bangladeshit, mbetet një…
Gurët në veshka, ose të njohur në gjuhën shkencore si kolikët renalë, janë një…