Një skuadër e madhe burrash të jashtëzakonshëm me kapiten Radovickën në krye, sollën dritë për Shqipërinë, duke ndërtuar diga dhe hidrocentrale në gjithë vendin. Inxhinierët Gjovalin Gjadri dhe i biri, Egon Gjadri, Emin Mysliu dhe shumë të tjerë, projektuan dhe ndërtuan veprat më madhështore në Shqipëri. Megjithatë, sot pak kush i njeh ata që ndriçuan vendin.
I biri i Egon Gjadrit, Ervini, në një intervistë për “Shqip” nga Rudina Xhunga në DritareTV, e konsideron turp kombëtar që kontributi i këtyre njerëzve të jashtëzakonshëm nuk vlerësohet.
“Nuk është thjesht ideja për të treguar për punën e prindërve apo gjyshërve tanë, por për të treguar vlerat që janë ndërtuar në këtë vend nga puna e shumë brezave, me shumë mund. Në një vend si Shqipëria që ka përjetuar një lloj degradimi nga të gjitha anët, arsim, kulturë, kujtimi në nder të këtyre inxhinierëve sot është zero. Mjafton të shohim kriteret që përdoren sot,” thotë ai. “Duhet të theksohet kjo me një pllakë përkujtimore, një emër rrugë apo diçka tjetër. Shikojmë njerëz në pllaka ose rrugë që nuk kanë bërë asgjë të veçantë dhe nuk e meritojnë atë nder.
Ai thekson gjithashtu se njerëzit e dritës në Shqipëri janë ata prej të cilëve marrim dritën, dhe kjo është e dukshme në veprat që ata lanë pas. “Ky është avantazhi i këtyre njerëzve: vepra e tyre vazhdon të rezistojë dhe nga kjo marrim dritën,” shtoi ai, duke kujtuar edhe çmimet e babait dhe gjyshit të tij, të cilat u ndanë deri pas vitit 1990.
Ky rrëfim risjell në vëmendje historinë e një brezi inxhinierësh shqiptarë që në kohë izolimi politik dhe me sfida të mëdha teknike, ndërtuan diga, hidrocentrale dhe infrastrukturë që sot mbajnë energjinë e vendit.
Edhe në veshjet që veshim çdo ditë, shpesh mund të gjejmë detaje, qëllimin…
Dieta “inflamatore” mund të dëmtojë njerëzit që kanë sëmundje të veshkave, thotë një…
Moringa (moringa oleifera) nuk duhet parë vetëm si një shtesë dietike - ajo…
Sipas përditësimit të fundit të Severe Weather Europe, modelet sezonale parashikojnë më pak borë se…
Veza është padyshim përbërësi kryesor i një mëngjes të shëndetshëm. Një nga mënyrat…
Shkencëtarët kanë zhvilluar një sensor të vogël që mund të zbulojë nivelet e…