Jahja Drancolli
Kartografia islame kulmoi në Palermo, në oborrin e mbretit norman të Siçilisë, Roger II (1097–1154), i cili ftoi dijetarin arab al-Idrīsī për të hartuar një hartë të botës dhe veprën Libri i Rogerit. Në vitin 1154 ai përfundoi “Tabula Rogeriana”, një nga hartat më të avancuara të Mesjetës, që dokumentonte për herë të parë ndryshimet politike në Ballkanin e brendshëm.
Al-Idrīsī shënoi Danubin, Moravën dhe disa qendra të rajonit, përfshirë Ablanën, të cilën e përshkroi si “qytet shumë i populluar”, duke e lidhur me Justiniana Secundan ose Lipjanin mesjetar (përmendur në vitin 1019). Ai njihte rëndësinë kufitare të Kosovës mes Bizantit dhe Principatës së Rashës në shek. XI.
Në Kosovën mesjetare qendrat kryesore urbane ishin Lipjani dhe Prizreni (Prisdriana e përmendur në vitin 1019), të dy seli ipeshkvnore dhe pika kyçe tregtare e ushtarake përgjatë rrugëve që lidhnin Kostandinopojën me perëndimin e Ballkanit. Prizreni u zhvillua si qendër ekonomike e Anadrinit (Podrimljes) dhe si portë e tregtisë raguzane me Kosovën dhe rajonin!
Burimi: Mirela Altić, Institute of Social Sciences Ivo Pilar, Zagreb, 2025
Ekspertët shpjegojnë pse parandalimi kërkon më shumë se një këshill të thjeshtë “Pini…
Një ide mjaft e pazakontë vjen nga Holanda, ku një prodhues akulloresh ka krijuar…
Meqë sezoni i dimrit është afër, prekja nga ftohjet tek njerëzit ndodh çdoherë e…
Gjidhënia nuk është vetëm burim ushqimi, por edhe mbrojtje për fëmijën dhe nënën.…
Para se ora me alarm të bëhej pjesë e jetës së përditshme, njerëzit kishin…
Rezolutat e Lidhjes së Prizrenit 1878, “Kararname-ja” Më 10 qershor 1878, delegatë nga e gjithë…