<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: SOCIALE

Historia e shënimit të Albert Ajnshtajn lënë si bashkish, që u vlerësua sa një thesar

Nga Albert Vataj

“Një jetë modeste sjell më shumë lumturi sesa kërkimi i suksesit i shoqëruar me shqetësim të vazhdueshëm.” Kjo ishte një frazë e lënë si bakshish në vitin 1922, e cila në vitin 2017 kushtoi 1.56 milionë dollarë. Sepse ajo ishte një shënim i lënë me dorën e tij nga Albert Ajnshtajn, që ishte jo vetëm mëndja më e ndritur, por edhe zemra më e bardhë dhe shpirti më i bukur, që diti të na japë jo vetëm një kuptim mbi universin, por edhe një ndjenjë të thellë dhe të pastër për njeriun gjeni.

Gjatë vizitës së tij në Japoni në vitin 1922, Albert Ajnshtajn qëndroi në Imperial Hotel Tokyo, i ftuar për të mbajtur ligjërata mbi fizikën. Ai kishte marrë së fundmi lajmin se kishte fituar Çmimin Nobel për Fizikë, një njohje e jashtëzakonshme e kontributeve të tij shkencore. Por në këtë udhëtim, një moment i thjeshtë do të tregonte më shumë për karakterin dhe vizionin e tij mbi jetën se çdo çmim apo titull.
Një punonjës i hotelit, duke kryer detyrën e tij të zakonshme, solli një mesazh në dhomën e Ajnshtajnit. Pa para të gatshme për bakshish dhe duke ditur se kultura japoneze nuk e parashikonte këtë zakon, Ajnshtajn mori një letër të bardhë të hotelit dhe shkroi aty një shënim personal, një mesazh të thjeshtë por të thellë:
“Një jetë modeste sjell më shumë lumturi sesa kërkimi i suksesit i shoqëruar me shqetësim të vazhdueshëm.”
Ai e dorëzoi këtë shënim punonjësit dhe i tha se ndoshta një ditë do të kishte vlerë më të madhe se çdo bakshish. Punonjësi e ruajti shënimin gjatë gjithë jetës së tij, një kujtesë e përhershme e një mësimi të madh: lumturia nuk blihet, nuk matet me para apo tituj, por me qetësinë dhe thjeshtësinë e jetës.
Në vitin 2017, nipi i punonjësit e nxori këtë shënim në ankand dhe u shit për 1.56 milionë dollarë, një çmim që, megjithatë, nuk mund të matë thellësinë morale të fjalëve të Ajnshtajnit. Ky moment na kujton se lumturia nuk është mall tregu; ajo është një gjendje e brendshme, një pasuri shpirtërore. Mund të blesh shtëpi, mobilje apo objekte luksi, por qetësinë, gëzimin e vërtetë dhe harmoninë me vetveten nuk mund t’i blini dot.
Siç thotë edhe Mark Twain:
“Shokë të mirë, libra të mirë dhe një ndërgjegje e qetë, kjo është jeta ideale.”
Kjo histori e vogël, por monumentale, nuk është vetëm një kujtim për një njeri të madh, por edhe një udhërrëfyes për jetën: shpesh, gjërat më të çmuara nuk janë të blera, por të përjetuara dhe ndara me të tjerët.
admin admin

Recent Posts

Pse britanikët e pinë çajin me qumësht? Zakon i vjetër që ruhet prej shekujsh

    Me ardhjen e ditëve të freskëta, pijet e ngrohta bëhen zgjedhja e preferuar…

9 hours ago

A e dini për çfarë shërben kjo pjesë e kapakut e vajit? Mos e hidhni ka një funksion të veçantë

    Një detaj i vogël në shishet e vajit mund ta bëjë më të…

9 hours ago

Mjeku zbulon një shenjë të kolesterolit të lartë që mund të shihet në fytyrë

    Mjeku Amir Khan shpjegoi në një paraqitje televizive se një shenjë e mundshme…

10 hours ago

Cilat janë simptomat e yndyrës së lartë në gjak dhe kur duhet të shqetësoheni?

    Yndyra e lartë në gjak, e njohur si kolesterol dhe trigliceride të rritura,…

10 hours ago

E pyetën njeriun që thuhet se ka IQ 210 nëse ekziston Zoti: Përgjigjja e tij ishte e prerë

    Chris Langan, i njohur për inteligjencën e jashtëzakonshme dhe teoritë e tij mbi…

10 hours ago

Çfarë ndodh me stërvitjen tuaj kur pini lëng panxhari?!

    Pirja e lëngut të panxharit para aktivitetit fizik mund të përmirësojë qëndrueshmërinë dhe…

2 days ago