Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Më jetëshkurtri në detyrë/ Kush është kryeministri që qeverisi Shqipërinë për vetëm 6 orë

Nga viti 1912 e deri më sot, Shqipëria ka pasur kryeministra që kanë mbajtur detyrën për periudha të ndryshme kohore.

Por një pre tyre veçon, pasi është më jetëshkurtri në detyrë.

Bëhet fjalë për ish-kryeministrin Qazim Koculli, që ka qeverisur për vetëm 6 orë më 6 dhjetor 1921.

Jeta dhe veprimtaria politike

Qazim Koculi u lind Kocul të Vlorës më 14 prill 1883. Ishte ushtarak në marinën osmane, udhëheqës ushtarak shqiptar, senator.

Arsimin fillor e kreu në Vlorë dhe me ndihmën e Syrja bej Vlorës vijoi dhe përfundoi studimet e larta në Akademinë e Lartë Ushtarake të Stambollit. U emërua më pas në Marinën Ushtarake të Perandorisë Osmane, ku fitoi gradën e  Togerit.

Koculi arratiset për në Argjentinë, ku qëndron nga 1909 e deri më 1913. Kthehet në Vlorë, pasi iu përgjigj një thirrjeje të Ismail Qemalit, ku caktohet drejtor të portit të Vlorës në tetor të vitit 1914.

Zgjidhet deputet i Vlorës në zgjedhjet e para të 5 prillit 1921. Ishte mbikqyrës i qeverisë së Pandeli Evangjelit së bashku me Bajram Currin dhe Avni Rustemin në periudhën tetor-nëntor 1921.

Ai më 6 dhjetor u ngarkua nga Këshilli i Naltë për një kabinet prej 8 anëtarësh. Paraqiti dorëheqjen me argumentimin se nuk ia thoshte administrimit si i ndershëm që ishte.

Në zgjedhjet e 27 dhjetorit 1923, Qazim Koculi u zgjodh sërish deputet i Vlorës në Kuvendin Kushtetues. Gjatë kësaj kohe vazhdoi të përkrahte po atë linjë politike që ishte për rrëzimin e qeverisë.

Koculi ishte ndër pjesëmarrësit dhe përkrahësit e Lëvizjes së qershorit 1924.

Me Triumfin e Legalitetit, Qazim Koculi emigroi jashtë Shqipërisë bashkë me politikanët e tjerë.

Pas pushtimit fashist, Koculi u kthye në Shqipëri, dhe në dhjetor 1939 emërohet anëtar i Këshillit të Lartë të Shtetit.

Më 5 janar 1943, Qazim Koculi vritet në Vlorë për hakmarrje.

admin admin

Recent Posts

Letra e mbesës së Hasan Prishtinës, për Enver Hoxhën: Këtu nuk mund të jetoj

Një dokument i rrallë i vitit 1949, rikthen në vëmendje historinë tronditëse të Elma Prishtinës,…

13 hours ago

Prejardhja gjenetike e Fisit të Hotit

Hoti është një prej fiseve më të vjetra të veriut. Territori kryesor i Hotit shtrihet…

2 days ago

Google rikthehet me syze inteligjente në 2026-ën

Google planifikon të sjellë në vitin 2026 syze inteligjente me inteligjencë artificiale (AI), duke u…

2 days ago

Kur për Atdhe jepej gjithçka, dy burra malesh, burra Shqipnie!

Ndoc Mark Deda i Berishës Pukës • Dëshmor i Atdheut.Mehmet Shpendi i Shalës Dukagjinit •…

2 days ago

E vërteta e origjinës së Skënderbeut! Studiuesi tregon çfarë zbuloi në Vatikan!

Në një intervistë përballë gazetarit Dritan Hila në emisionin Shqip në DritareTV, studiuesi Mark Palnikaj…

2 days ago