<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KULTURË

Taturanxha fryma e fëmijërisë dhe e një tradite të lashtë ilire

Lulzim Osmanaj

A ju kujtohet kjo vegël e thjeshtë, por plot shpirt taturanxha, siç i thojmë në Dukagjin?
Disa e njohin si pipiranxha, të tjerë si filikaça apo pipëza, por për ne të fëmijërisë së maleve, ajo ishte tingulli i gëzimit dhe i verës.

Ky instrument frymor, i punuem me dorë nga lëkura e shelgut (shenja), është një ndër mjetet muzikore ma të vjetra që njeh populli ynë. Ajo lindte prej natyrës pa vegla moderne, pa ndihmë teknologjie, veç me një thikë të vogël, një degë shelgu dhe duar fëmijësh që mezi pritnin me e ndie tingullin e parë.

Tradita e taturanxhës lidhet me kulturën ilire dhe gjurmët e saj gjinden edhe te popujt keltë në Austri, Zvicër e Panoni, ku instrumente të ngjashme përdoreshin për thirrje, për lojë, e për ceremoni të thjeshta pranverore. Fryma e asaj bote pagane, ku njeriu i binte degës për me ndie zërin e natyrës, ka mbetë gjallë ndër ne në fëmijërinë tonë, në malet dhe arat e Kosovës,Shqipërisë dhe gjithë Trojet Shqiptare.

Më kujtohet mirë ajo kohë kur, si fëmijë në Bostonishte e Tapalishtë të fshatit tim Trubuhoc, dilshim me shokë në ara e livadhe. Kërkonim shelgun ma të mirë buzë përroit, e me kujdes e zhvishej lëkura e tij. Pastaj e përshtatshim me dorë, e kur fryhej për herë të parë tingulli i saj kumbonte si një këngë që bashkonte tokën, ujin dhe erën.
Ishte muzika e shpirtit të lirë, e fëmijës që s’kishte nevojë për lodra veç për pak dru, pak ujë e shumë imagjinatë.

Taturanxha nuk ishte thjeshtë një lodër ishte shprehje e lidhjes së njeriut me natyrën, një dëshmi e trashëgimisë sonë të lashtë që kalon brez pas brezi.
Sot, kur i shoh këto pamje, më duket sikur ndiej aromën e shelgut të njomë, zhurmën e përroit të fshatit, e tingullin e hollë të pipëzës që çon përpjetë kujtimet e fëmijërisë.

admin admin

Recent Posts

Largoni kilet e tepërta me dietën pesëditore me mollë

    Një mundësi mjaft praktike dhe ekonomike për të hequr kilet e tepërta, është…

21 hours ago

Pse ju mpihen duart dhe këmbët? Ja shkaqet më të zakonshme

    Mpirja e duarve dhe këmbëve është një shqetësim i zakonshëm. Ndonjëherë shkaku është…

1 day ago

Trupi mund t’ju paralajmërojë: 5 shenja që mund të tregojnë sheqer të lartë në gjak

    Etja e vazhdueshme, urinimi i shpeshtë dhe lodhja mund të duken si shqetësime…

1 day ago

Studiuesja vdiq në Rusi, a po përgatitet bota për një pandemi të radhës?

    E gjitha filloi me një infeksion aksidental në një laborator në Siberi. Daria…

1 day ago

Uji i arrave, receta që bën “mrekulli” për shëndetin dhe trajton këto probleme shëndetësore

    Studimet tregojnë se konsumi i rregullt i ujit të arrave mund të ndihmojë…

1 day ago

Studimi: Pse nuk duhet ta pini kafenë dhe çajin shumë të nxehtë!

    Pirja e çajit dhe kafesë shumë të nxehtë mund të trefishojë rrezikun për…

1 day ago