<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Pse dështoi eksperimenti i Delhit për të luftuar smogun toksik me shi artificial

Autoritetet në kryeqytetin indian, Delhi, ndërmorën pa sukses një provë të krijimit të shiut artificial, një proces që konsiston në ndryshimin e reve për të prodhuar reshje, në përpjekje për të luftuar ndotjen e rëndë të ajrit në qytet të martën.

Krijimi i shiut artificial bëhet duke hedhur në re grimca të vogla, zakonisht jodid argjendi, për të nxitur reshje. Kjo teknikë përdoret në shumë vende të botës, por ekspertët dyshojnë në efikasitetin e saj si një masë afatgjatë për kontrollin e ndotjes së ajrit.

Një ekip nga Instituti Indian i Teknologjisë (IIT) në Kanpur, në bashkëpunim me qeverinë e Delhit, zhvilloi provën mbi disa lagje të qytetit, ndërsa një shtresë e dendur smogu kishte mbuluar zonën. Por përpjekja,e para pas 53 vitesh, u vlerësua si “jo plotësisht e suksesshme” për shkak të mungesës së lagështisë në ajër.

Gjatë dy javëve të fundit, Indeksi i Cilësisë së Ajrit (AQI) në Delhi, që mat nivelin e grimcave të imta PM 2.5 në ajër, të cilat mund të bllokojnë mushkëritë, ka luhatur mes 300 dhe 400, gati 20 herë mbi kufirin e pranueshëm.

Të martën, autoritetet përdorën një avion Cessna për të lëshuar flakadanë me jodid argjendi dhe klorur natriumi në atmosferë.

Në një deklaratë, IIT Kanpur tha se, pavarësisht mungesës së reshjeve, u regjistrua një ulje e matshme e grimcave ndotëse pas eksperimentit të së martës, “duke treguar se edhe në kushte me lagështi të kufizuar, krijimi artificial i shiut mund të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së ajrit”.

Megjithatë, drejtori i institutit, Manindra Agarwal se kjo nuk mund të shihet si një zgjidhje afatgjatë për problemin kronik të ndotjes në Delhi.

“Një nga masat e suksesit është nëse bie shi, gjë që nuk ndodhi,” tha Agarwal. “Përmbajtja e lagështisë në re dje [të martën] ishte shumë e ulët. Do të vazhdojmë përpjekjet tona në të ardhmen e afërt.”

Sipas Ministrit të Mjedisit të Delhit, Manjinder Sirsa, prova pritet të përsëritet në javët e ardhshme, kur nivelet e lagështisë në re të rriten sërish.

Sipas Institutit Indian të Meteorologjisë Tropikale, eksperimenti i parë i krijimit të shiut në Delhi u krye në vitin 1957, dhe i dyti në 1972.

Ndërsa ato përpjekje kishin për qëllim menaxhimin e thatësirës, kjo ishte hera e parë që procesi përdorej për të luftuar ndotjen, tha Agarwal.

Qyteti kishte planifikuar një përpjekje të ngjashme edhe në vitin 2023, por plani nuk u realizua për shkak të vonesave në miratimin gjyqësor.

Në atë kohë, shkencëtarët kishin theksuar gjithashtu se bëhej fjalë për një strategji të kushtueshme me shkallë të ulët suksesi.

Procesi i krijimit të shiut përshpejton kondensimin e lagështisë në re për të krijuar reshje. Granulat e kripës veprojnë si grimca akulli që nxisin formimin e kristaleve të akullit në re. Lagështia në re ngjitet më pas te këto kristale dhe kondensohet në shi.

Por ky proces nuk funksionon gjithmonë dhe varet nga sasia e duhur e lagështisë dhe e lagështirës në re që të lejojë formimin e bërthamave të akullit.

“Nuk ka ende mjaftueshëm prova shkencore se sa mund të ulet AQI përmes krijimit të shiut artificial,” tha eksperti i ndryshimeve klimatike dhe qëndrueshmërisë, Abinash Mohanty.

“Gjithashtu, nuk dimë cilat janë efektet e tij, pasi në fund të fundit po përpiqesh të ndryshosh proceset natyrore dhe kjo gjithmonë ka kufizime.”

Në nivel global, përpjekjet për krijimin e shiut kanë dhënë rezultate të përziera. Kina është mburrur me suksesin e saj në menaxhimin e reshjeve përpara mbajtjes së Lojërave Olimpike, duke përdorur raketa, topa dhe dronë për të realizuar procesin.

Megjithatë, në Emiratet e Bashkuara Arabe janë ngritur dyshime ndaj teknikës, sidomos pas përmbytjeve të mëdha që goditën Dubain vitin e kaluar.

/tvklan.al

admin admin

Recent Posts

Sytë e skuqur nuk duhen neglizhuar, kur duhet të konsultoheni me mjekun?

    Skuqja e syve është një problem i zakonshëm që mund të shfaqet për…

21 minutes ago

Keni dhimbje fyti? Ky çaj mund t’ju ndihmojë ta qetësoni

  Dhimbja e fytit është një shqetësim i shpeshtë, sidomos gjatë ditëve të ftohta dhe…

37 minutes ago

Ndryshimi që i ndodh trupit tuaj kur hiqni dorë nga duhani

    Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…

22 hours ago

Çfarë duhet të bëni nëse thumboheni nga bleta?

  Shumicës së njerëzve do t’u ndodhë që të thumbohen nga një bletë të paktën…

23 hours ago

Sa arra duhet të konsumoni në ditë, zbuloni sa është sasia e duhur

    Arrat janë shumë të shëndetshme për organizmin, por nëse e teproni me to,…

23 hours ago

Sa hapa duhen bërë në ditë për të humbur peshë?

    Ecja është një aktivitet i thjeshtë që mund t'ju ndihmojë të humbni peshë.…

23 hours ago