<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Në Turqi “përralla” më e vjetër në botë, plot 10 mijë vjeçare

Në një fshat të largët të Turqisë, studiuesit kanë zbuluar atë që besohet të jetë përralla më e vjetër në botë, plot 10 mijë vjeçare. Në muret e një shpelle janë gjetur të gdhendura disa figura, që të marra së bashku rrëfejnë historinë e dy burrave që sulmohen nga kafshë të egra dhe mbrohen prej tyre.

Zbulimi u bë nga arkeologët e Universitetit të Stambollit në fshatin Sayburç. Gdhendjet u gjetën në rrënojat e një godine të periudhës së Neolitit, që ndodhej poshtë fshatit të kohëve të sotme.

Sipas tyre, kjo është jo vetëm gravura më e hershme në histori e gjetur deri më sot, por tregon marrëdhëniet e ndërlikuara mes njerëzve, natyrës dhe kafshëve në atë epokë të njerëzimit. Arkeologia Dr. Eylem Özdo?an, nga Universiteti i Stambollit, tha përmes një deklarate për mediat se këto figura tregojnë një histori të mirëfilltë dhe janë të lidhura me njëra-tjetrën. “Përmes këtyre gdhendjeve, njerëzit e asaj periudhe formonin idetë e tyre”, tha ajo.

Punimet në këtë vend vijojnë prej vitit 2021 dhe për të zbuluar sekretet e periudhës së Neolitit është dashur të hiqen shtresa të tëra balte. Gërmimet nxorën në dritë faktin se njerëzit kanë banuar aty që prej mijëvjeçarit të nëntë para erës së re.

“Kjo periudhë ka qenë e rëndësishme pasi gjatë saj, sjellja njerëzore ndryshoi, nga të qenit gjuetarë në grup dhe gjithmonë në lëvizje, në fermerë që vendoseshin në një vend të caktuar për një kohë të gjatë”, thanë studiuesit.

Muri ku tregohet historia e dy burrave u gjet brenda asaj që konsiderohet banesë e kohës, me një diametër 12 metra. “Të gjitha figurat shohin drejt njëra-tjetrës, ndërsa ajo e burrit sheh nga dhoma dhe mban në dorë organin gjenital”, thuhet në studimin e publikuar në revistën “Antiquity”.

“Ndërsa burri tjetër është i kthyer me kurriz dhe mban në dorën me gjashtë gishta një gjarpër. Gojët e leopardëve janë të hapura dhe duket se janë gati për sulm. Gjithashtu aty shfaqet edhe një dem me brirë të stërmëdha, siç janë zmadhuar dhëmbët e leopardëve”.

“Dëshmitë arkeologjike mund të na tregojnë disa nga traditat e shoqërive të së kaluarës, por këto rrallë herë i mbijetojnë kohës, kështu që ky zbulim është vërtet emocionues”, tha Dr Özdo?an. “Sayburç sjell dëshmi shumë të qarta të kësaj periudhe dhe mund të mësojmë shumë më tepër për Neolitin”.

admin admin

Recent Posts

Vetëm uji nuk mjafton: Pse gurët në veshka rikthehen pavarësisht këshillave të mjekëve

  Ekspertët shpjegojnë pse parandalimi kërkon më shumë se një këshill të thjeshtë   “Pini…

14 hours ago

Holanda prezanton akulloren që qetëson dhimbjet e kokës

  Një ide mjaft e pazakontë vjen nga Holanda, ku një prodhues akulloresh ka krijuar…

14 hours ago

Si të shëroni ftohjen përbrenda pak orëve

  Meqë sezoni i dimrit është afër, prekja nga ftohjet tek njerëzit ndodh çdoherë e…

2 days ago

A i mbron qumështi i gjirit fëmijët nga tumoret

    Gjidhënia nuk është vetëm burim ushqimi, por edhe mbrojtje për fëmijën dhe nënën.…

2 days ago

6 metodat e çuditshme se si zgjoheshin njerëzit para shpikjes së alarmit

  Para se ora me alarm të bëhej pjesë e jetës së përditshme, njerëzit kishin…

2 days ago

Lidhja e Prizrenit 1878, Kararname-ja: ”Lidhja jonë është bashkuar për të kundërshtuar çdo qeveri tjetër përveç asaj të Portës së Lartë..”

Rezolutat e Lidhjes së Prizrenit 1878, “Kararname-ja” Më 10 qershor 1878, delegatë nga e gjithë…

2 days ago