<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Formula 1 në qiell! Zhvillohen garat e para me makina fluturuese

Një skenë që dikur dukej si e dalë nga një film fantastiko–shkencor është bërë realitet. Kompania suedeze Jetson ka organizuar garën e parë të makinave fluturuese, të quajtur “Jetson Air Games”, e cilësuar tashmë si “Formula 1 e qiellit”.

Në këtë ngjarje historike, katër pilotë konkurruan kokë më kokë në një pistë ajrore me kthesa të rrezikshme, duke drejtuar Jetson One, një mjet fluturues elektrik me shpejtësi maksimale prej 102 km/h dhe autonomi deri në 32 kilometra. Ngjarja u zhvillua në UP.Summit, në Teksas, ku përveç garës u realizua edhe fluturimi i parë formacion me katër makina fluturuese.

Sipas bashkëthemeluesit të kompanisë, Tomasz Patan, entuziazmi i publikut ishte i jashtëzakonshëm: “Ishte një moment krenarie për ekipin tonë dhe një sinjal i qartë se Jetson është gati të udhëheqë kapitullin e ri të aviacionit”.

Pavarësisht se gara ishte vetëm një test, fansat në rrjete sociale kanë kërkuar që ajo të kthehet në një sport të rregullt. “Ky është realiteti që na premtuan vite më parë!”, shkroi një përdorues në YouTube.

Jetson One peshon vetëm 86 kilogramë, ka kornizë alumini dhe përdor tetë rotorë për ngritje vertikale. Çmimi aktual i modelit është 128 mijë dollarë. Çuditërisht, në SHBA nuk kërkohet licencë piloti për ta drejtuar.

Jetson ka tashmë 550 porosi të reja dhe ka kryer teste me Shërbimin Polak të Shpëtimit Malor, duke provuar efikasitetin e mjetit në terrene të vështira. Themeluesit besojnë se brenda një dekade “çdokush do të mund të jetë pilot”, duke hapur rrugën për një epokë të re udhëtimi ajror personal.

 

j.l./ dita

admin admin

Recent Posts

Si ta përdorni xhenxhefilin kundër dhimbjeve të reumatizmës

  Miliona njerëz në botë vuajnë nga sëmundja e osteoartritit, që shkakton dhimbje dhe vështirësi…

8 minutes ago

Truk nga kopshtarët me përvojë: Si t’i bëni domatet tuaja të japin më mirë fruta?

  Kopshtarët e vërtetë po bëhen gati të mbjellin fidanët e parë të domates në…

27 minutes ago

Asnjëherë mos flini me çorape gjatë natës, ja pse

  Veshja e çorapeve në shtrat duket një mënyrë gjeniale për t’i mbajtur këmbët e…

36 minutes ago

Fsheh KURTHE vdekjeprurëse?! Varri i perandorit të parë kinez po SHOKON historianët!

  Varri i perandorit të parë të Kinës, Qin Shi Huang, vazhdon të mbetet një…

43 minutes ago

Katër zgjidhje të shpejta për flokët e yndyrshme

  Flokët e yndyrshme mund të kthehen në një bezdi shumë shpejt dhe zgjidhja më…

54 minutes ago

Çfarë mund të bëni për t’u qetësuar dhimbjet bebeve, këshilla për nënat…

  Ngërçet janë pjesë e fazës së zhvillimit në jetën e çdo foshnje dhe janë…

1 hour ago