<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Pse Peloponez nuk ka emër Grek?

Artur Vrekaj: Historia fillon me Tantalin, babai i Pelopit, i cili thuhet se ishte zotërues i minierës së arit në malin Sypulus, në Anatoli, në Turqinë e sotme. Kujt fisi, populli i përkiste Pelopi sipas disa autorëve të lashtë ?

Në një dëshmi sipas Herodotit:

Xerxes i jep këtë përgjigje Artabanos kur bisedonin si ti mundnin kundërshtarët :

“ në qoftë se udhëheq një ushtri kundër këtyre burrave, burra si Pelopi, Frigjian, (Brigjë), që ishte skllav i stërgjyshërve të mi…” sipas Herodotus, libri 7, kapitulli 11.(1)

Dëshmia tjetër vjen nga Straboni:

“ Kufijtë e këtyre territoreve kanë qënë kaq konfuze me njëri-tjetrin saqë shpesh kam thënë se është e pasigurtë se territori rreth malit Sypulus, që të lashtët e quajnë Frigjia, ndërsa ishte pjesë e Frigjias së Madhe apo të Vogël ku jetuan thonë Frigjianët, (Brigjët) Tantali, Pelopi dhe Niobe.”, sipas Strabo, Gjeografi, libri i dymbëdhjetë, kapitulli 4. (2).

“Ndërsa Pelopi thuhej të ketë mërguar në Peloponez është pranuar se Tantali megjithëse i përzënë nga Paphlagonia nga Ilus,(Ilos), Frigian qëndroi në anën lindore të Egjeut.” fakt të  cilin mbështetur në shkrimet Hitite,  Mary Elizabeth Cooper e sjell në punimin “ Uhha-ziti, king of Arzawa;  Tantalus, king of Lydia”.

Apollodori shkruan se: “Kur Pelopi arriti oqeanin, ndërsa ishte përzënë nga Hephaestus, ai u kthye në Pisa, në Eli dhe ja doli të marrë mbretërinë e Oenamus, por jo derisa ai kishte nënshtruar çfarë ishte quajtur Apia dhe Pellazgji, të cilën ai (Pelopi) e quajti Peloponez sipas emrit të tij.” sipas Apollodorus, Library Epitome, përkthyer nga J.G.Frazer. (3).

Sipas Thucydides, “ Këta Peloponezianë që mbajnë tradita të sakta thonë në mënyrë origjinale se Pelopi e rriti fuqinë e tij prej pasurisë së madhe që ai solli me vete nga Azia në një vënd të varfër ku ai ishte i aftë, megjithëse një i huaj, ti jepte emrin e tij Peloponezit dhe këtë fat të madh e patën pasardhësit e tij pas vdekjes së Eurystheus, mbreti i Mikenës që u vra në Atikë nga Heraklidët.

Atreus, (djali i Pelopit) kishte qënë i dëbuar nga babai i tij për llogari të vrasjes së Chrysippus.

Eurystheus nuk u kthye kurrë dhe Mikenasit që ishin të frikësuar nga Heraklidët ishin gati të pranonin Atreus, që konsiderohej burrë i fuqishëm.

Kështu, ai ia doli të marrë fronin e Mikenës dhe zotërimet e tjera të Eurystheus.

Shtëpia e Pelopit triumfoi mbi atë të Perseus. Kjo ishte, sepse unë besoj se Agamemnoni e trashëgoi këtë fuqi edhe pse ai ishte i aftë të bashkonte një ekspeditë dhe princat e tjerë e ndiqnin jo për të bërë mirë, por prej frikës. “ Sipas Thucydides, History of Peloponesian war, libri 1, kapitulli 9, përkthyer nga Benjamin Jovett. (4).

Pra, Peloponezi nuk ka emër Grek.

Atreu me Aerope pati fëmijë Agamemnonin, Menelaus dhe Anaxibia.

Menelau fillimthi me ndihmën e Agamemnonit bëhet mbret i Spartës dhe mori për grua Helenën, që më vonë e rrëmbeu me dashuri princi Dardan, Parisi, Aleksandri.

Gjithashtu, në Peloponez u vendosën Dardanët e mërguar prej lufte në ishullin Tenedos përballë Trojës, të cilët i solli si robër në Mikenë, Agamemnoni. Këta Dardanë e thirrën vendbanimin e tyre të ri Tenea, të cilët më vonë mërguan në Itali.

Mikena dhe Sparta ishin dy mbretëri të fuqishme me gjak gjysëmFrigjian, që kishin për mbretër në kohën e luftës së Trojës pasardhës të lidhur që herët me mbretërimin Dardan të Tros dhe Ilos.

Mbreti Dardan Priam kishte për grua Hekubën nga fisi i Frigjëve, Brigjëve.

Dy fiset e mëdha në Anatoli, Dardanët dhe Frigjët, Brigjët jetonin krah për krah edhe në Ilirik.

Këto dëshmi të origjinës së  Pelopit dhe për të dyja mbretëritë e Mikenës dhe të Spartës e bëjnë më të qartë se kush luftoi kë në Trojë dhe se çfarë lidhje gjaku kishin kundërshtarët e Dardanëve të Trojës me Mikenën dhe Spartën.

admin admin

Recent Posts

Kjo bimë rritet në shumë oborre shqiptare, por pak e dinë se si përdoret tradicionalisht për tretjen

Nenexhiku është një nga bimët aromatike më të njohura në kuzhinë, por prej brezash ai…

9 hours ago

Pesë ushqime që shumë njerëz i konsumojnë gabimisht gjatë ditëve të nxehta

Temperaturat e larta ndikojnë në mënyrën se si organizmi reagon ndaj ushqimit. Disa produkte që…

10 hours ago

Mjekët tregojnë: Ky zakon i thjeshtë në mëngjes mund t’ju ndihmojë të ndiheni më energjikë gjatë ditës

Shumë njerëz zgjohen në mëngjes duke u ndier të lodhur, edhe pas një gjumi të…

11 hours ago

Si të bëni limonadë perfekte në shtëpi: Freskia ideale për ditët e nxehta

Kur temperaturat rriten, pak gjëra janë më freskuese sesa një gotë limonadë e ftohtë. Përveç…

1 day ago

Kjo shenjë në këmbë mund të tregojë probleme me zemrën

Shumica e njerëzve i lidhin problemet me zemrën me simptoma si dhimbja në gjoks, gulçimi…

2 days ago

Këta persona nuk duhet të konsumojnë qershi: Mjekët paralajmërojnë për rreziqet e fshehura

Qershitë janë ndër frutat më të preferuara të verës. Ato janë të pasura me vitamina,…

2 days ago