<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KAFSHËTKURIOZITETE

Mos i qortoni për sjelljet e çuditshme! Macet preken nga Alzheimeri, njësoj si njerëzit

Nëse macja juaj ka filluar të mjaullijë më shumë se zakonisht, duket e hutuar, fle gjatë ditës dhe endet pa qëllim nëpër shtëpi mund të mos jetë thjesht plakje. Mund të jetë një shenjë e hershme e diçkaje shumë më serioze, demenca.

Një studim i publikuar nga Universiteti i Edinburgut ka zbuluar se sëmundja e Alzheimerit mund të prekë edhe macet, duke shkaktuar te to simptoma dhe ndryshime në tru të ngjashme me ato që shfaqen te njerëzit.

Studiuesit analizuan trurin e 25 maceve që kishin ndërruar jetë, disa prej të cilave kishin shfaqur sjellje të lidhura me demencën. Ata zbuluan grumbullime të proteinës toksike amiloid-beta një nga shenjat kryesore të sëmundjes së Alzheimerit që dëmton lidhjet ndërmjet qelizave të trurit dhe ndikon negativisht në kujtesë, të menduar dhe sjellje.

Simptomat e demencës te macet përfshijnë mjaullima të shtuar, hutim, dezorientim hapësinor, çrregullime të gjumit, neglizhencë në higjienën vetjake dhe sjellje të pazakonta si të fikurit në një pikë pa arsye apo të harruarit që kanë ngrënë.

Sipas studiuesve, këto ngjashmëri në strukturat dhe proceset e trurit mund t’i bëjnë macet një model më të saktë për studimin e sëmundjes krahasuar me kafshët laboratorike të zakonshme, siç janë brejtësit, të cilët nuk preken natyrshëm nga demenca.

Ky zbulim mund të ndihmojë në zhvillimin e trajtimeve të reja për njerëzit me Alzheimer, si dhe për macet që vuajnë nga e njëjta sëmundje. Sipas Dr. Robert McGeachan, udhëheqës i studimit, trajtimet e reja që janë duke u zhvilluar për njerëzit përfshirë ilaçet që synojnë proteinën amiloid-beta mund të kenë efekt edhe te macet.

Studiuesit theksojnë se demenca është po aq shkatërruese për kafshët sa edhe për njerëzit, si për veten e tyre, ashtu edhe për kujdestarët që i duan dhe kujdesen për to. Prandaj, studime si ky janë të rëndësishëm për të kuptuar më mirë sëmundjen dhe për të gjetur mënyra të reja për ta trajtuar.

Rezultatet janë publikuar në revistën shkencore European Journal of Neuroscience dhe pritet të hapin rrugën për kërkime të mëtejshme mbi trajtimin e demencës si te njerëzit, ashtu edhe te kafshët./tvklan.al

admin admin

Recent Posts

Sheqeri në gjaak jashtë kontrollit? Ja ushqimet që e stabilizojnë dhe ato që e shkatërrojnë

    Rezistenca ndaj insuIinës po bëhet një problem gjithnjë e më i përhapur, por…

3 hours ago

A është mirë të pimë ujë gjatë ushqimit?

    Eshtë një bindje e përhapur se uji nuk duhet të pihet gjatë vakteve…

3 hours ago

Çfarë ndodh me foshnjën kur një grua shtatzënë humb jetën?

    Një teknik autopsie nga Arkansas, ShBA, ka treguar se çfarë ndodh me një…

4 hours ago

Kur duhet të fillojmë vitaminën D në vjeshtë? Çfarë thonë ekspertët

  Ditët bëhen më të shkurtra, ekspozimi në diell zvogëlohet dhe bashkë me vjeshtën rikthehet…

4 hours ago

Kjo kurë popullore pastron enët e gjakut për 40 ditë

    Kura me limon dhe hudhër është shumë efikase në eliminimin e depozitave të…

5 hours ago

Për eshtra të forta, hani më shumë nga këto pesë perime

    Kalciumi është një mineral thelbësor për forcën e kockave dhe shumica e njerëzve…

5 hours ago