<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

A mund të shtoni lëng limoni në kafe për të humbur peshë?

 

Kur filloni një dietë të re, duhet të merrni ndonjë këshillë të thjeshtë për ta bërë atë efektive, apo jo?

Epo, një truk i thjeshtë që supozohet t’ju ndihmojë të humbisni në peshë ngjalli shumë interes në rrjetet sociale.

Kjo ndodhi kur një përdorues i tyre sugjeroi që shtimi i lëngut të limonit në kafe mund të ndihmojë në përshpejtimin e djegies së yndyrës.

Disa nutricionisë e hodhën poshtë këtë pretendim, por një dietolog thotë se është e mundur që disa njerëz të shohin ndryshime nga ky kombinim.

Edhe pse mendimi juaj parësor mund të jetë se shtimi i lëngut të limonit në kafe të mos jetë diçka shumë e shijshme, AgroWeb.org ju fton të mësoni shpjegimin që japin dietologët për këtë.

Duke e lënë çeshtjen e shijes mënjanë, si e shpjegojnë ekspertët këtë kombinim?

Specialistët e shëndetit e dinë tashmë se lëngu i limonit zvogëlon indeksin glicemik, shkalla në të cilën sheqeri i gjakut absorbohet në gjak.

Pra nëse shoqëroni me lëng limoni një vakt si sallata, peshku apo edhe kafeja, kjo ngadalëson shpejtësinë me të cilën organizmi thith karbohidratet nga ushqimet në atë vakt.

Kjo do të thotë se sheqernat në gjak nuk do të rriten shpejt dhe kjo sigurisht që është diçka e mirë.

Ekspertët këshillojnë që duhet të përdorni të paktën gjysmë luge çaji me lëng limoni, që ai të ketë këtë efekt.

Por çfarë thonë ekspertët në lidhje me lëngun e limonit, kafen dhe humbjen e peshës?

Sipas ekspertëve efekti i lëngut të limonit tek nivelet e sheqerit në gjak nuk ju ndihmon me humbjen e peshës.

Dhe se përzierja e lëngut të limonit dhe kafesë në vetvete është një çështje e diskutueshme.

Sipas tyre mund të jetë e mundur që ky kombinim të zvogëlojë oreksin e një individi, duke çuar kështu në humbje të peshës.

Çfarë nuk duhet të bëni nëse vendosni të shtoni lëng limoni në kafenë tuaj për të humbur peshë?

Zakonisht kur shtoni limon në ndonjë ushqim, duhet të shtoni gjithashtu ose kripë ose sheqer për të balancuar shijen.

Por në rastin e një diete kafeja juaj nuk duhet përmbajë sheqer.

Dhe së fundmi, nëse ju pëlqen ky kombinim dhe e shijoni, nuk ka asgjë të keqe ta konsumoni atë./

admin admin

Recent Posts

Lufta për mbijetesë në natyrë – ujku dhe karibuja

Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…

7 hours ago

Syzet inteligjente dhe inteligjenca artificiale – mënyrë e re për të mashtruar në provime

Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…

7 hours ago

Si dhe kur të ujiten pemët e reja?! Kujdes mos e bëni këtë gabim…

  Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…

9 hours ago

Një grusht rërë mund ta shpëtojë kopshtin?! Habit studimi…

  Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…

10 hours ago

Një ilaç me bazë bimore po ndryshon luftën kundër duhanit

  Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…

10 hours ago

Më në fund, zbulohet shkaku i MPIKSJES së gjakut pas vaksinave COVID-19!

  Shkencëtarët kanë identifikuar shkakun e mpiksjeve shumë të rralla të gjakut tek disa persona…

11 hours ago