Screenshot
Si u vra hoxhë Selim Brahja nga o në derën e xhamisë
Hapi shkollen shqipe ne Sauk 1916.
I biri i Ramazan Brahjes, anetare i grupit te pavarsise ne Tirane.
Selim Brahja ishte viktima e parë e ekzekutimeve komuniste në vend. Ai u pushkatua nga njësiti i atentatorëve të Çetës së Pezës, më 31 gusht 1943, që ishte dita e parë e Muajit të Ramazanit të atij viti
Në ditën e nxehtë të 31 gushtit 1943, një njësit atentatorësh prej 6-7 personash qëllojnë për vdekje në derën e xhamisë së Saukut, teologun dhe klerikun e njohur hoxhë Selim Brahjën. Nuk ishin nazistët që eliminuan klerikun, por një njësit i përbërë nga atentatorë të Çetës së Pezës. Ngjarja tronditi opinionin publik, pasi plumbat i kishin marrë jetën jo vetëm një kundërshtari komunist, por atdhetarit që kaloi në burgjet e vendit edhe nga fashistët. Ky krim kishte motive të qarta politike dhe ishte sinjal që terrori komunist eliminoi kundërshtarët e tij edhe gjatë kohës së luftës, ende pa marrë pushtetin.
Hoxhë Selim Brahja njihej gjerësisht në radhët e intelektualëve kryeqytetas dhe ishte nismëtar i hapjes së shkollës së parë në Sauk të Tiranës në vitin 1916. Ndërkohë i ati, Ramazan Brahja qe pjesëmarrës në ngritjen e flamurit më 26 nëntor 1912 në Tiranë. Vetë Selim Brahja kishte përfunduar studimet për teologji në Stamboll dhe menjëherë pas kthimit, nisi aktivitetin atdhetar në përhapjen e shkollave dhe shtrirjen e besimit.
Gjatë pushtimit italian, ai u dënua me burg sepse në shtëpinë e tij priste nacionalistë dhe partizanë që luftonin për lirinë, mbante dhe ushqente të plagosur dhe ndihmonte luftën. Për më shumë, djali i tij Isufi, ishte partizan. Duke nuhatur atë çfarë po ngjizej në vend, ardhjen e komunistëve në pushtet menjëherë pas luftës, Brahja ishte ndër delegatët e zgjedhur të Tiranës që morën pjesë në Konferencën e Mukjes në datat 1-2 gusht 1943. Por nuk zgjati shumë dhe në listën e personave që duhet të eliminoheshin edhe edhe hoxhë Selim Brahja.
Atentatorët në mënyrë demonstrative e ekzekutojnë me disa plumba në shkallët e xhamisë dhe arrijnë të largohen me vështirësi, pasi pati të shtëna me armë si nga familjarët ashtu edhe banorët e zonës për të marrë hak ndaj vrasjes së Brahjes. Pak më vonë, mësojnë se urdhri për ekzekutimin e tij ishte dhënë nga drejtuesit e Partisë Komuniste, të cilët kishin përcaktuar edhe atentatorët e Çetës së Pezës për të ekzekutuar Selim Brahjën, klerikun e njohur që vinte nga një familje e shquar patriotike.
Një analizë e ekspertëve ka nxjerrë në pah disa nga pickimet më të dhimbshme në…
KULTURA ILIRE DHE NDIKIMI I SAJ NË GJITHË EUROPËN. KULTURA E HALLSTATT-IT, KULTURA E LAUSITZ-IT,…
Abdullah Klinaku “Unë do vete për kërkim nëpër udhën e gjatë të gjetur dituri, atë…
Ekspertët shpjegojnë se ky pozicion nuk është natyral dhe mund ta bëjë lindjen më…
OHVSH TRUNGU ngrit shqetësimin për përhapjen në rritje të përdorimit të cigareve elektronike (“vape”) tek…
Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…