<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Bima e pelinit si kurë kundër qelizave tumoriale

Bima e Pelinit e njohur edhe si bima e Artemisias gjendet në jo shumë vende të botës. Fatmirësisht ajo haset në gjendje të egër edhe në Shqipëri.

Ajo ka gjetur përdorim të gjerë në mjekësinë tradicionale, ndërkohë që çajrat e përgatitur nga gjethet e thara të kësaj bime janë përdorur për trajtimin e temperaturës.

Kjo bimë ka një shije të hidhur, megjithatë vlerat e saj shëndetsore janë të fuqishme.

Studimet shkencore për Pelinin apo Artemisian

Lufton viruset: Disa prej studimeve më të fundit kanë zbuluar se kjo bimë përmban një substancë të njohur si artemisinë.

Sipas ekspertëve të AgroWeb.org, kjo substancë parandalon zhvillimin e një sërë virusesh përfshirë herpesin, apo hepatitin B dhe C.

Shkencëtarët janë gjithashtu të angazhuar në studimin e një substance tjetër të kësaj bime të njohur si ‘thujon’ që rezulton të jetë antioksidant shumë i fuqishëm.

Ekstraktet e kësaj bime përdoren për uljen e temperaturës dhe për fuqizimin e sistemit imunitar. Së fundmi, aftësitë qetësuese të këtyre ekstrakteve janë përdorur edhe në terapi të shumta aromash.

Ajo përdoret gjithashtu edhe në industrinë e parfumerisë dhe për shumëfishimin e shijes dhe aromave të pijeve dhe verërave.

Kundër tumoreve: Disa studime të tjera kanë zbuluar lidhje mes dy prej substancave përbërëse të kësaj bime: artemisina dhe artesunate në luftën kundër kancerit.

 

Në vitin 2001, dy shkencëtarë të Universitetit të Uashingtonit i dhanë famë kësaj bime pasi zbuluan se shumë përbërës të saj luftonin qelizat e kancerit të gjirit.

Edhe studime të tjera shkencore treguan se kjo bimë kishte potencial të fortë në trajtimet terapeutike dhe parandaluese kundër tumoreve.

Përfitoni vlerat e çajit të Pelinit

Çaji i Pelinit apo Artemisias është një kurë tradicionale bimore që mendohet të përmirësojë sistemin imunitar dhe të qetësojë mendjen.

Në shumë raste, çajrat e tillë konsumohen nga njerëzit që zgjedhin kurat bimore në vend të pilulave farmaceutike.

Gjethet e bimës  shiten të thata ose të përpunuara gati për përgatitjen e çajit, në farmacitë bimore apo në dyqanet e specializuara.

Çaji i Artemisias përftohet njëlloj si çdo çaj tjetër. Gjethet kanë shije të hidhur, ndaj duhen kombinuar me mjaltë ose ëmbëlsues të tjerë natyralë.

admin admin

Recent Posts

Pse krijohen kalcifikimet dhe në cilat pjesë të trupit shfaqen më shpesh

Kalcifikimi ndodh kur në trup grumbullohet kalcium në vende ku nuk duhet, si në inde…

4 hours ago

Disa rregulla për kafshët në Kanunin e Lekë Dukagjinit

Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe rregullimi i marrëdhënieve me kafshët: një vështrim studimor Kanuni i…

4 hours ago

​37 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës

Më 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin e Kosovës, u ndryshua Kushtetuta e vitit…

5 hours ago

23 marsi 1989, dita kur Kosoves iu hoq autonomia me vote ne Kuvend

Më 23 mars 1989 ndodhi një nga momentet më të rënda politike në historinë moderne…

5 hours ago

Regjimenti shqiptar i Napoleonit: Koloneli Minot, i shkruante ministrit francez të luftës për veshjen tradicionale shqiptare..

REGJIMENTI SHQIPTAR I NAPOLEONIT. KOLONELI MINOT, I SHKRUANTE MINISTRIT FRANCEZ TË LUFTËS PËR VESHJEN TRADICIONALE…

1 day ago

Kënga e një emri të lavdishëm të historisë, që mbrojti atdheun duke mposhtur Cërnagoren dhe Rusinë

Salih Kabashi KËNGA E NJË EMRI TË LAVDISHËM TË HISTORISË, QË MBROJTI ATDHEUN DUKE MPOSHTUR…

2 days ago