<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Prejardhja shqiptare e popullsisë së Sanxhakut është e lartë

Rizah Gruda: Me prejardhje shqiptare Plava e Gucia 90%, Rozhaja 95%, Tutini 95%, Sjenica  80%, N. Pazar 85%…

Ismet Azizi

Simpoziumin shkencor ndërkombëtar “Tjetërsimi i popujve josllavë në Sanxhakun e Pazarit të Ri dhe në Malin të Zi”, i mbajtur një muaj më parë ka zgjuar interesim të konsiderueshëm edhe në mesin e intelektualëve! Çdo ditë e më tepër intelektualët në Sanxhak janë duke reflektuar në lidhje me këtë temë. Kumtesat e lexuara në simpozium, e që pritet të botohen së shpejti, kanë sjellë prurje të reja në këtë simpozium. Nga 25 kumtesa që u lexuan, po i përmendim vetëm disa: Statistika demografike për Pazarin e Ri në fillim të shek. XX; Jeni Pazari në burimet osmane deri në fund të shek. XVII; Statistikat zyrtare të regjistrimit të popullsisë në Mal të Zi dhe pozita e shqiptarëve në këtë shtet; Përpjekja e Malit të Zi për tjetërsim fetar dhe kombëtar të Plavës s të Gucisë; Kryengritja e shqiptarëve të Plavës e të Gucisë (1919) dhe dilemat rreth zvogëlimit të numrit të kësaj popullsie; Popullsia e Jenipazarit (e Pazarit të Ri) gjatë periudhës Osmane dhe vështirësitë në identifikimin e etnisë së saj në burimet osmane; Politika asimiluese e pushtetit në Mal të Zi kundër shqiptarëve të krahinës së Krajës; Kolonizimi i Malësisë së Galabit gjatë viteve 1876 – 1912 me shqiptar ortodoks nga Mali i Zi; Jugosllavia, e krijuar tërësisht mbi ndjenjën dhe planin pansllav, rrezikoi qenien shqiptare në Sanxhak.; Gjuha dhe kultura materiale e shpirtërore e shqiptarëve të Peshterit; Dosja Neziri mbi etninë dhe  dëshminë e lahutarëve sanxhakas,; Mbiemrat tregues të prejardhjes etnike të popullsisë së Sanxhakut; Pasoja të sllavizimit gjuhësor të popullsisë shqiptare të Sanxhakut,… 

Këto dhe kumtesat tjera, sikurse edhe aktivitet e numërta,  janë duke e inspiruar dukshëm popullatën dhe intelektualët Sanxhakut që ta thonë të vërtetën publikisht. Politikani, profesori dhe ish deputeti Rizah Gruda, është ndër të parët që e ka ngritë zërin në lidhje me tjetërsimin e shqiptarëve në Sanxhak.

Profesor Gruda, i lindur, në Guci, i shkolluar në Prizren e Prishtinë, gjithë jetën e tij ia ka kushtuar arsimimit të të rinjve. Në fillim të viteve 90-ta u kyç në politikë dhe në parlamentin e parë shumëpartiak në Serbi. Së bashku me  deputetët e Luginës, dha kontribut të madh në sensibilizimin e gjendjes së vështirë të shqiptarëve në Kosovë. Profesori Gruda gjatë gjithë kohës, që nga themelimi i shoqatës e deri më sot, i ka përkrahur aktivitetet kulturoe në Sanxhak, po ashtu edhe në Kosovë. Sigurisht që edhe simpoziumi i mbajtur në Prishtinë, edhe pse profesori Gruda nuk mori pjesë për shkaqe shëndetësore, i ka përcjellë me vëmendje punët dhe rezultate e dala nga kjo ngjarje jo zakonshme.

Profesor Gruda, kryesisë së shoqatës iu drejtua me një letër të cilën ne po e botojmë duke e ruajtur origjinalitetin:

 “Dëshiroj ta njoftojë opinionin se me etnogjenezën e banorëve të Sanxhakut merrem prej disa dekadash dhe ja përqindja e popullsisë me prejardhje shqiptare sipas komunave:

Plava dhe Gucia me 90%, Rozhaja me 95%, Tutini mr 95%, N. Pazar me 85%, Sjenica me 80%, Petnjica me 60%, Bjelo Pola 55%. Ndërsa popullsia e Nova Varoshit, Prijepoles, Pribojit, Plevles janë kryesisht boshnjakë.

Mbi 10 milionë njerëz me origjinë shqiptare jetojnë në Turqi. Gjatë epokës osmane, shumica e pashallarëve dhe e vezirëve ishin shqiptarë. Gjatë sundimit të Kemal Pashë Ata Turkut, përqindja më e madhe e trupave të oficerëve ishte me origjinë shqiptare. Ministria e Arsimit dhe Kulturës e Kosovës duhet të kontaktojë Qeverinë e R. Turqisë,  dhe diaspora të themelojë  shoqata të cilat do të hapnin kurse për mësimin e gjuhës shqipe, folklorit etj.

Në 240 vitet e fundit. Disa fise shqiptare u boshnjakizuan, e disa u serbizuan, si: Vasojeviqët janë Kelmendas, Bjelopavliqët janë të Pavlit të bardhë- Dukagjini. Një pjesë e Kuçëve u bënë serbë. Kolashini dhe Nikshiqi banoheshin nga fise shqiptare që u boshnjakizuan dhe u asimiluan në serb e malazezë. Etimologjia e Kolashinit dhe Nikshiqit është shqip. Crnojeviqët dhe Bushatlinjtë janë zotërinj shqiptarë, shkruajnë dubrovnikasit“.

admin admin

Recent Posts

Apollonia dhe Bylisi: Grekë apo Ilirë? Debati që zgjat prej shekujsh, por faktet flasin shqip

A ishin qytetet si Apollonia dhe Bylisi grekë, apo ilirë? Ky është një debat i…

2 hours ago

Halim Dauti, lauhtari nga Vllahia e Shalës që këndoj versionin më të gjatë të këngës për Betejën e Kosovës (1389)

Halim Dauti është një figurë e njohur jo vetëm në fshatin Vllahi, por edhe në…

5 hours ago

Pse u dëbuan kelmendasit nga trojet e tyre! Historia sipas arkivës së Vatikanit. Flet Dom Frrok Zefi!

Në një rrugëtim të gjatë e të mundimshëm nëpër pluhurin e shekujve dhe labirintet e…

5 hours ago

Shqipëria kufizohet me Greqinë nga lumi Arta, në veri nga Bosnja: Shqiptarët janë ilirët dhe epirotët e lashtë

SHQIPËRIA KUFIZOHET ME GREQINË NGA LUMI ARTA; NË VERI NGA BOSNJA. SHQIPTARËT JANË ILIRËT DHE…

2 days ago

Roli i hoxhallarëve si mësues shkollash në vitet ’20

Xhafer Sadiku Qeveritë shqiptare, pas Pavarësisë, e konsideruan hapjen e shkollave një prioritet themelor të…

3 days ago

Ky hormon është matësi i heshtur i pjellorisë: Tregon nëse një grua mund të mbetet ende shtatzënë

Analiza e këtij hormoni në gjak ndihmon mjekët të vlerësojnë rezervën e vezëve në vezore,…

3 days ago