<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

𝗘 𝗿𝗲𝗳𝘂𝘇𝗼𝗶 𝗱𝘆 𝗵𝗲𝗿𝗲̈ 𝗽𝗼𝘀𝘁𝗶𝗻 𝗲 𝗺𝗯𝗿𝗲𝘁𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽𝗲̈𝗿𝗶𝘀𝗲̈ 𝘀𝗲𝗽𝘀𝗲 𝗶 𝗸𝗲̈𝗿𝗸𝘂𝗮𝗻 𝘁𝗲̈ 𝗻𝗱𝗮𝗵𝗲𝗷 𝗻𝗴𝗮 𝗴𝗿𝘂𝗮𝗷𝗮

Shqiptari qe rrefuzoi te behej mbret…
𝗘 𝗿𝗲𝗳𝘂𝘇𝗼𝗶 𝗱𝘆 𝗵𝗲𝗿𝗲̈ 𝗽𝗼𝘀𝘁𝗶𝗻 𝗲 𝗺𝗯𝗿𝗲𝘁𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽𝗲̈𝗿𝗶𝘀𝗲̈ 𝘀𝗲𝗽𝘀𝗲 𝗶 𝗸𝗲̈𝗿𝗸𝘂𝗮𝗻 𝘁𝗲̈ 𝗻𝗱𝗮𝗵𝗲𝗷 𝗻𝗴𝗮 𝗴𝗿𝘂𝗮𝗷𝗮
Kush ishte Xhelal Pashë Bushati? Njeriu që dy herë refuzoi postin e mbretit të Shqipërisë. Pinjolli i fundit i dinastisë shkodrane. Dhëndëri i sulltan Abdylhamidit. Si erdhi e shoqja, princesha Naime të jetonte dhe të vdiste në Tirane pasi i shoqi kishte ndërruar jete?
Në historinë e Shqipërisë janë të rralla rastet kur një person refuzon një detyrë të lartë shtetërore, sidomos kur bëhet fjalë për fronin mbretëror. Kjo ka ndodhur vetem me një person. Ai ishte Xhelal Pashë Bushati, i biri i Riza beut dhe nip i Mustafa Pashë Bushatit.
Familja e Xhelal Pashës pas rënies se dinastisë se njohur se Bushatllinjve ishte vendosur në Stamboll. Ai lindi dhe u shkollua në kryeqytetin e perandorisë ku kishte lidhje shoqërore dhe zyrtare me drejtuesit më të lartë të shtetit. Keto rrethana dhe emri që gezonte kjo figurë bëri që familja perandorake osmane të lidhte krushqi.
Xhelal Pasha u martua me të vajzen e Abdylhamidit II, Naimen, martesë nga e cila nuk patën asnjë fëmijë. Xhelal Pasha ishte i vetmi personalitet që gezonte respektin e të gjitha figurave shqiptare. Kjo bëri që Ismail Qemali dhe më vonë Ahmet Zogu, para se të bëhej President e më pas Mbret t’i propozonin fronin e Shqipërisë. Por, ai më shumë modesti refuzoi.
Gjithsesi, Xhelal Pasha kurrë nuk hezitoi të jepte kontributin e tij për Shkodrën dhe Shqipërinë sa herë që iu kërkua.
Me ardhjen e Mustafa Qemalit në pushtet ashtu si të gjithë pjesëtarët e dinastisë osmane, ai u detyrua të largohej nga Turqia. Në fakt, atij iu propozuan disa detyra të larta shtetërore, me kusht që të divorconej nga princesha Naime. Por, ai nuk pranoi. Se bashku me familjen, ai u vendos ne Nisë të Francës.
Gjatë kësaj periudhe, në vitet 30-të, ai erdhi dy herë në qytetin e Shkodrës. Disa të afërmve të tij, u deklaroi se pallati qe kishte patur në lagjen ‘Fatih’, në Stamboll, ishte djegur së bashku me shumë kostume popullore dhe sende me vlerë historike nga dinastia e Bushatlinjve. Me përjashtim të një shpate që e kishte depozituar në Bankën e Stambollit.
A u dogjën aksidentalisht apo qëllimisht keto objekte me vlerë, kjo mbetet një enigmë! Ai vdiq ne vitin 1938, duke u shuar kështu një linjë e drejtpërdrejtë NGA dinastia e vezirëve të Shkodrës.
Me vdekjen e Xhelal (ose Xhelaledin) Pashës, princesha Naime, sipas kujtimeve të së motres (Aishes), u vendos në Tiranë ku edhe vdiq në vitet e Luftës së Dytë Botërore. Kjo citohet dhe nga një autor tjetër.
Sidoqoftë, emri i Xhelal Pashës do të hyjë në histori si nje personalitet i cili refuzoi dy herë propozimet e drejtuesve më të njohur të kohës, për tu bërë Mbret i Shqipërisë.
admin admin

Recent Posts

Kardiologu tregon pse duhet te mbani gjithmone aspirin afer shtratit

    E pyeta mjekun tim përse njerëzit shkojnë shpesh në banjë gjatë natës.  …

7 hours ago

A duhet të pini kefir çdo ditë? Nutricionisti shpjegon përfitimet dhe sasinë e rekomanduar

Kur bëhet fjalë për ushqimet që u atribuohen përfitimeve të shumta shëndetësore, kefiri është ndër…

10 hours ago

E tmerrshme: Shikoni se çfarë i ndodhë trupit të njeriut pasi han mish derri

Rreziqet e ngrënies së mishit të derrit të papjekur janë zbuluar në një skanim të…

11 hours ago

Simptoma që shumë e fshehin nga turpi, por mund të jetë një sinjal për kancerin e zorrës së trashë

Një simptomë shëndetësore që shumë njerëz e shmangin nga sikleti mund të jetë një sinjal…

14 hours ago

Keni dhimbje kyçesh? Përdorni hithrën në këtë mënyrë…

    Keni dhimbje kyçesh? Hithra është një zgjidhje e mirë dhe e lehtë. Lëngu…

14 hours ago

Per shendetin e syve keto jane 6 ushqimet me te mira, konsumojini sa me teper

    Shëndeti i mirë i syve, ashtu si ai i të gjithë trupit, përcaktohet…

14 hours ago