<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

KËNGA E NJË EMRI TË LAVDISHËM TË HISTORISË – “ALI PASHË GUCIA Heroi i Plavë e Gusisë, i Pejës, Rekës e Malsisë. Fitimtar mbi malazez, serbë e rusë në Betejën për Nokshiqin qindpërqind shqiptar”

Sali Kabashi: “ALI PASHË GUCIA Heroi i Plavë e Gusisë, i Pejës, Rekës e Malsisë. Fitimtar mbi malazez, serbë e rusë në Betejën për Nokshiqin qindpërqind shqiptar”.

Edhe pas betejës së përgjakshme, Nokshiqi mbeti qindpërqind shqiptar. Sllavët e Jugut e ndihmëtarët e tyre nga Rusia u mposhtën nga trima e trimëresha të Rugovës, të Pejës e të Gjakovës.
Trimin e bedenave të Pejës e vrau tradhtia. Më vonë Cërnagorja e Serbia e dogjën dhe e poqën Nokshiqin e Historisë. Aty as sot e kësaj dite nuk ka mbetë asnjë shqiptar, as shtëpi shqiptare.
Varri i Ali Pashë Gucisë gjendet brenda rrethit të Qarshi-Xhamisë në Pejë. Kryeheroi i qytetit të lavsishëm ka mbi njëqind vjet që injorohet jo veç nga pushtetet okupatore të shekullit XX, por edhe nga ky i shekullit tonë të Lirisë e të Pavarësisë.
Ky emër i madh i Historisë është personazh këngësh të shumta historike, të kënduara nga rapsodë zulmëmëdhenj si Dervish Shaqa, Salih e Feriz Krasniqi, Riza Bllaca, Bajrush Doda e shumë të tjerë. Këto këngë paraqesin një kompensim për injorimin e pushtetarëve injorantë në histori.
Rapsodi popullor, përmes tekstit e këndimit, e ka nxjerrë dhe e ka ruajtur lavdinë e të Madhit hero, Ali Pashë Gusisë!
PS. Këtu po e sjell të kënduar nga i madhi rapsod i Kosovës, Bajrush Doda, njërën nga shumë këngët kushtuar të lavdishmi Ali Pasha. Së bashku me transkriptin që i bëra kësaj kënge rapsodike, mbrëmë e sot, në Gjurakovcin e Podgurit që dikur ishte pjesë e Pashallëkut të Ali Pashë Gucisë me seli në Pejë.
Ali Pasha koka çu në kambë,
po i mbledh hoxhtë e ylemanë:
Hajdni sod ta këndojmë nji ferman,
du me shku te Mbreti n’Stamboll,
du me e pvete Babën për Vatan,
a ta mbajmë Babë a ta Ishojmë…
Ali Pasha na u çu ne kambë,
në Stamboll te Mbreti po shkon,
në nji xhami po ma fale xhumanë.
O prej xhamie pasha kur o dalë,
po e gjon Pasha nje telall.
Ndal telallit i paska thanë!
Sa po lypé ty pare me tē dhanë?
krejt Stambollit haber me mi dhanë:
Ali Pashën kush t’don me e pa…
Ai telalli koka çu në kambë,
krejt Stambollit haber i ka dhanë.
I madh e i vogël n’ulicë janē dalë.
Ali Pashës po i rrijne n’selam.
E kjo raja po bojke seri,
qysh n’Shipni me pasë kêsi njeri…
Bon konak te Sadriazemi.
Ali Pashës çka i tha Mbreti:
A m’ki pru ti Pashë far’ haberi?
Me t’kallxu Babē ty po t’vjen seri.
Mos nxafsh besë ty t’kallxon tefteri:
Tridhet krena i ka nxjerrë nji njeri!
N’lypsh me e emen-Jakup Feri.
Jakup Feri kur ka liftue,
katër krena i ka nxjerrë një grue!
S’ish kanë gru po ish kanë çikë…
Motra e Zhujës sokolicë,
katër vetë i ka pre sakicë.
Ali Pasha u çu n’kamë:
Izë, Bablok i ka thanë me m’dhanë!
Pe dvetë Babën për Vatan.
A ta mbajmë Babë a ta Ishojmë?
Çka i ka thanē Pashës Dovleti?
Mbanje besen ju ndërmet veti-
s’ka çka u bon kurrfarë mileti.
More Pashë Dovleti i ka thanë,
sa t’mi rrini Knjazit përballë,
t’çoj barut e buk’ të bardhē.
I tha Pasha more Dovlet,
çom barut sa t’du vet,
për Shtatë krajla hiç mos e ki dert.
Udha mbarë Pashës i ka thanë,
shumë bakshishin ai ja ka dhanë,
treqind lira e bukē të bardhë
do nishana për bajraktarē.
Ali Pasha rrugën e ka marrë.
N’Selanik kur koka ardhë
Vesel Pasha para i ka dalë:
A muj erdhe Pashës i ka thanë,
a t’tha Mbreti për mu’ ndoj fjalë?
Qysh s’em tha mor’ faqezi,
a s’po e sheh te mjeren Shipni?
Katër krala asaj ia kan’ msy,
po dojne t’gjalle t’shkreten me e perbi,
e s’osht mbet more sa nji kuti
Sa ‘i kuti e sa nji bashqe!
Po kjan Pasha me lot për faqe.
admin admin

Recent Posts

Vendoseni këtë erëz pranë dritareve dhe dyerve për të parandaluar buburrecat

Insektet bëhen një shqetësim gjithnjë e më i zakonshëm gjatë pranverës dhe verës, veçanërisht kur…

2 days ago

Terapia e re kundër kancerit jep shpresë të madhe: Te disa pacientë tumoret u zhdukën plotësisht

Pas rezultateve që po tërheqin vëmendjen në ASCO 2026, studiuesit po e zgjerojnë testimin e…

2 days ago

Pse nuk ka dhomë me numrin 420 në shumë hotele?

Ndoshta nuk e keni ditur që numri 420 është i lidhur ngushtë me kanabisin, pasi…

3 days ago

Pse nuk ka dhomë me numrin 420 në shumë hotele?

    Ndoshta nuk e keni ditur që numri 420 është i lidhur ngushtë me…

3 days ago

Kur fjala e besës vlente më shumë se floriri

Albert Vataj Gojësh të mylmyera me mirësi, vjen një ngjarje e vogël në pamje, por…

4 days ago

Si ta rregulloni klimën për të përdorur më pak energji elektrike, truke të thjeshta për të kursyer para

Gjatë temperaturave të larta të verës, kondicionerët bëhen të domosdoshëm, por shumë njerëz janë të…

4 days ago