<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Mizat nuk do të guxojnë t’i afrohen shtëpisë suaj, nëse pranë dritareve vendosni këtë përbërës nga kuzhina

Mizat mund të jenë vërtet shqetësuese, qoftë kur sillen rreth teje ndërsa ha darkë, apo kur ulen mbi ekranin e televizorit. Megjithatë, nëse dëshironi të shmangni përdorimin e produkteve kimike për t’i larguar ato, zgjidhjen mund ta gjeni fare lehtë në dollapin tuaj të ushqimeve.

Për të mbajtur larg këto insekte të padëshiruara gjatë verës, ndërkohë që mbani dritaret të hapura, ekziston një bimë aromatike që mund të bëjë punë.

Sipas AS.com, gjethja e dafinës është një metodë natyrale “e sigurt” që mund të përdoret në vend të produkteve kimike.

Ja çfarë duhet të bëni:

Si të largoni mizat

Për të parandaluar hyrjen e mizave në shtëpi, vendosni gjethen e dafinës në vende strategjike si pas derës, në dritare dhe madje edhe nëpër dollapët e kuzhinës. AS shpjegon se, për të rritur efektin e bimës, mund t’i shtypni gjethet e thata ose t’i zieni në ujë, dhe më pas ta përdorni lëngun e përftuar si spërkatës për vendet më të vështira për t’u arritur.

Gjethet e dafinës janë një parandalues natyral shumë efektiv kundër insekteve, falë përmbajtjes së tyre me vajra esencialë. Ato përmbajnë përbërës si eukaliptoli, i cili ka veti për largimin e insekteve.

Gjithashtu, përmbajnë vajra si cineole dhe eugenol, të cilët, kur lirohen në ajër, prodhojnë një aromë të fortë që është e këndshme për njerëzit, por tepër shqetësuese për insektet.

AS shpjegon se mizat mbështeten shumë te nuhatja për të lëvizur dhe orientuar, prandaj ato priren të qëndrojnë larg vendeve ku ka gjethe dafine. Vendosja e këtyre gjetheve në shtëpi ofron një “zgjidhje praktike, të padëmshme dhe gjithnjë e më të popullarizuar si alternativë ndaj parandaluesve kimikë, siç janë spërkatësit industrialë”.

Sipas Seep, aroma e fortë dhe pak e hidhur e dafinës është shpesh efektive në largimin e insekteve të ndryshme, përfshirë mizat dhe buburrecat. Duhet të siguroheni që të përdorni llojin e duhur të gjethes së dafinës, duke u siguruar që ajo ruan ende aromën e saj të fortë përpara se ta vendosni në dollapë. /Telegrafi/

admin admin

Recent Posts

Ja sa lëng limoni duhet të përdorni për pastrimin e veshkave

    Një limon i plotë përmban 139 për qind të dozës së rekomanduar të…

21 hours ago

Si të dallosh herët sëmundjen e mëlçisë?

    Mëlçia jonë ndeshet çdo ditë me një sërë substancash, shumë prej të cilave…

4 days ago

Tetë shenja në gojë që mund të jenë simptoma të diabetit

    Diabeti mund të mbetet i pazbuluar për shumë vite, sepse nivelet e larta…

4 days ago

Përse shumë njerëz po vendosin letra higjienike në frigorifer: Kur të dëgjoni arsyen, do të bëni të njëjtën

    Nëse nuk jeni në dijeni, letra higjienike në historinë e frigoriferit, sado e…

4 days ago

Keni hapur llogari të rreme? Kujdes, mund të ndiqeni penalisht…

Profilet e rreme që fshihen pas identiteteve të sajuara, mesazhe kërcënuese, shantazh, fyerje e gjuhë…

4 days ago

Keni mace në shtëpi? Ky rregull i ri mund t’ju kushtojë shtrenjtë

  Mijëra pronarë macesh në Britani rrezikojnë gjoba të majme, pasi rregullat e reja për…

4 days ago