Shqiptarja është një nga gjuhët më të vjetra të Evropës dhe bën pjesë në një degë më vete të gjuhëve indoevropiane – nuk lidhet ngushtë me asnjë gjuhë tjetër.
Ka dy dialekte kryesore: gegërishtja (veriu) dhe toskërishtja (jugu), që përfaqësojnë ndarje shekullore, por me një strukturë të përbashkët.
Shqiponja dykrerëshe, simbol i flamurit shqiptar, është përdorur që në kohën e Ilirëve dhe Bizantit, dhe më pas nga Kastriotët, familja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.
Ajo përfaqëson shqiptarin me sy në lindje dhe perëndim, gjithmonë vigjilent.
Gjatë historisë, shqiptarët kanë jetuar shumë në zona të thella malore, duke ruajtur zakonet e tyre dhe shpesh kanë qenë të paarritshëm për pushtuesit.
Fjalët për male, gurë, udhëtime, stinë, etj., janë të pasura dhe të lashta në gjuhën shqipe.
Ky është një sistem ligjesh të pashkruara që rregullonte jetën shoqërore dhe familjare te shqiptarët për shekuj me radhë.
Thekson nderin, mikpritjen, hakmarrjen, fjalën e dhënë dhe bujarinë.
Në Kanun thuhet: “Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”.
Edhe sot, në shumë zona shqiptare, miku nderohet si anëtar i shenjtë i familjes – zakon që habiti udhëtarët e huaj ndër shekuj.
Arbëreshët në Itali janë pasardhës të shqiptarëve që emigruan gjatë pushtimeve osmane në shek. XV.
Arbëneshët në Greqi kanë ruajtur zakonet e tyre për shekuj, megjithëse janë përballur me asimilim.
Të dyja këto grupe flasin forma të vjetra të shqipes dhe mbajnë folklor të pasur.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, shqiptarët mbrojtën hebrenjtë, ndonëse vetë ishin nën pushtim.
Koncepti i “besës” u tregua thelbësor – fjala e dhënë për mbrojtjen e mikut ishte më e rëndësishme se frika nga pushtuesi.
Veçanërisht në jug të Shqipërisë, polifonia (këngë me shumë zëra) është një formë unike në botë, e njohur nga UNESCO si pasuri e trashëgimisë botërore.
Është muzikë që nuk shkruhet, por trashëgohet gojarisht.
Emri “Ilir” shfaqet në burime që nga shekulli III para Krishtit.
Shumë emra qytetesh, lumenjsh dhe malesh në Ballkan kanë prejardhje ilire – përfshirë Dardania (Kosova) dhe bjeshkët shqiptare.
Fjalë si “dritë”, “zemër”, “nënë”, “bukë”, “ujë”, “diell” dhe “mal” kanë origjinë parahistorike, që ruajnë strukturën e gjuhëve më të lashta indoevropiane. /Trungu & InforCulture
Një studim i fundit sugjeron se konsumimi i lëngut të panxharit mund të ndikojë…
Në fillim të viteve ’70, Enver Hoxha, i prekur nga diabeti dhe probleme të…
Bomba në ambasadën sovjetike ishte justifikimi për të çuar para togës së pushkatimit 22…
Rreth 3,000 anije në muaj kalojnë normalisht nëpër Ngushticën e Hormuzit në Lindjen e…
Të thjeshta, ekonomike dhe të mbushura me vlera ushqyese, vezët e ziera janë…
Një rreth në Zalaegerszeg në perëndim të Hungarisë ka kushtuar 1.5 milionë euro nga…