<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Po ju ënjten duart dhe gishtat? Mund të keni një ‘sëmundje të heshtur’ që po e dëmton ngadalë organizmin tuaj

 

Me rritjen e temperaturave, shumë njerëz mund të ndiejnë se duart u janë ënjtur. Megjithatë, nëse vëreni që majat e gishtave fryhen më shumë dhe ndryshojnë formë, kjo mund të jetë shenjë e një sëmundjeje pak të njohur të mushkërive, bronkiektazisë.

Sipas gazetës Mirror, bronkiektazia është një gjendje kronike, në të cilën organizmi prodhon sasi të mëdha të sekrecioneve për shkak të dëmtimit të mushkërive. Shpesh nuk ka një shkak të qartë dhe nuk mund të shërohet plotësisht, por simptomat mund të mbahen nën kontroll.

Kjo gjendje shfaqet kur dëmtimi i mushkërive dhe rrugëve të frymëmarrjes çon në prodhim të tepruar të sekrecioneve, gjë që mund të shkaktojë probleme shtesë. Si pasojë, mund të paraqiten simptoma të pazakonta, të cilat në pamje të parë nuk lidhen fare me mushkëritë.

Sipas shoqatës britanike Asthma + Lung UK, majat e rrumbullakëta të gishtave mund të jenë një nga shenjat e para paralajmëruese të kësaj sëmundjeje.

Fryrja e gishtave mund të jetë tregues i një niveli kronikisht të ulët të oksigjenit në gjak, pasojë kjo e sëmundjeve pulmonare si bronkiektazia. Këto sëmundje ndikojnë edhe në funksionin e muskujve të fshikëzës urinare, të vitheve dhe të legenit.

Për këtë arsye, personat me këtë gjendje mund të përballen edhe me probleme të inkontinencës, si urinim apo zbrazje të zorrëve të pavullnetshme gjatë përpjekjes, kollitjes apo të qeshurës, transmeton Telegrafi.

Simptoma të tjera të bronkiektazisë përfshijnë:

▪ kollë të vazhdueshme me gëlbazë,
▪ infeksione të përsëritura të kraharorit,
▪ vështirësi në frymëmarrje,
▪ lodhje,
▪ dhimbje ose ndjesi shtrëngimi në gjoks.

Bronkiektazia zakonisht nuk mund të shërohet, prandaj trajtimi fokusohet në kontrollin e simptomave dhe në parandalimin e përkeqësimit të sëmundjes.

Kjo mund të përfshijë përdorimin e antibiotikëve për trajtimin e infeksioneve të kraharorit. Nëse gjendja përkeqësohet brenda një viti, mund të nevojitet një trajtim më i gjatë me antibiotikë.

Gjithashtu, pacientët mund të referohen te një ekspert respirator, i cili do t’i mësojë si të pastrojnë rrugët e frymëmarrjes nga sekrecionet e tepërta.

admin admin

Recent Posts

Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet

    Kafeja është një nga pijet më të konsumuara në botë dhe për shumë…

19 hours ago

A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet

    Një kërkim i shpejtë në rrjetet sociale mjafton për të parë se uthulla e…

22 hours ago

Simptomat dhe shenjat e kancerit të gjirit

    Sa më herët të trajtohet kanceri i gjirit, aq më të mëdha janë…

22 hours ago

Shenjat se veshkat kanë nisur të dëmtohen

    Dy veshkat në trupin tuaj janë secila në madhësinë e grushtit dhe çdo…

23 hours ago

Pastrimi i plotë i zorrëve me ujë të njelmët: Të gjitha helmet dalin nga trupi brenda një ore

    Shumica e njerëzve vuajnë nga kapsllëku dhe ushqimi i pasur me fibra shpesh…

23 hours ago