Menopauza, një proces natyral që prek gjysmën e popullsisë, më në fund po merr vëmendjen që meriton,
Por shumë gra nuk e dinë se përpara saj ndodh një fazë tjetër e rëndësishme: perimenopauza.
Sipas National Library of Medicine, perimenopauza është faza kalimtare para menopauzës, që ndodh zakonisht mes moshës 30 deri 50 vjeç. Gjatë kësaj periudhe, niveli i hormoneve si estrogjeni dhe progesteroni fillon të luhatet, duke shkaktuar simptoma shpesh të pakuptueshme si: djersitje gjatë natës, nxehje të trupit, luhatje humori, ndryshime në lëkurë e flokë, pagjumësi dhe shtim në peshë.
“Perimenopauza duket ndryshe për secilën grua. Disa e kalojnë me simptoma të lehta, të tjera ndjejnë ndryshime të forta në trupin dhe gjendjen emocionale”, kanë thënë ekspertët.
Çfarë mund të bëni?
“Gjëja më e mirë që mund të bëni është ta përballoni plakjen me qëllime të qarta dhe kujdes”, ka thënë doktoresha Cristina Del Toro Badessa, mjeke e certifikuar në mjekësinë integruese. Ajo ka këshilluar të ushqeheni mirë, të ushtroni rregullisht, të shmangni alkoolin dhe kafen, të menaxhoni stresin dhe të flini mjaftueshëm.
Disa gra përfitojnë nga suplemente si kolagjeni apo biotina, që ndihmojnë në shëndetin e lëkurës dhe flokëve. Të tjera konsultohen për terapi hormonale zëvendësuese (HRT).
Produkte që mund të ndihmojnë:
-Ventilatori personal (fladitëse e vogël me bateri) për rastet kur rritet papritur temperatura trupore. Kjo pajisje ofron freski në çaste të papritura. Gazetarja Zoe Malin nga NBC Select ka thënë se është mjet “shpëtues” për këto raste.
-Çarçafë freskues për djersitjet gjatë natës, të krijuar me material që largon lagështinë dhe freskon trupin gjatë gjumit.
-Serumet për lëkurë në perimenopauzë, të pasura me acide yndyrore për hidratim dhe vitaminë C për ndriçim të lëkurës. Këshillohet të përdoren në mëngjes përpara kremit me SPF.
-Balsame të pasura për flokë të thatë, që përmbajnë gjalpë hidratuese, zbusin dhe shtojnë shkëlqim te flokët.
-Pajisje për masazhimin e nyjave që ndihmojnë edhe kundër dhimbjes.
Fishkëllimë, gumëzhimë, fëshfërimë apo zhurmë si zile, të cilat nuk i dëgjon askush…
Migrena është një çrregullim neurologjik që mund të shkaktojë dhimbje të forta koke,…
Ënjtja e këmbëve është një problem i shpeshtë që shumë njerëz e vërejnë…
Ditët bëhen më të shkurtra, ekspozimi në diell zvogëlohet dhe bashkë me vjeshtën…
Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…
Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…