<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Çfarë është perimenopauza dhe si t’i lehtësoni simptomat

 

Menopauza, një proces natyral që prek gjysmën e popullsisë, më në fund po merr vëmendjen që meriton,

Por shumë gra nuk e dinë se përpara saj ndodh një fazë tjetër e rëndësishme: perimenopauza.

Sipas National Library of Medicine, perimenopauza është faza kalimtare para menopauzës, që ndodh zakonisht mes moshës 30 deri 50 vjeç. Gjatë kësaj periudhe, niveli i hormoneve si estrogjeni dhe progesteroni fillon të luhatet, duke shkaktuar simptoma shpesh të pakuptueshme si: djersitje gjatë natës, nxehje të trupit, luhatje humori, ndryshime në lëkurë e flokë, pagjumësi dhe shtim në peshë.

“Perimenopauza duket ndryshe për secilën grua. Disa e kalojnë me simptoma të lehta, të tjera ndjejnë ndryshime të forta në trupin dhe gjendjen emocionale”, kanë thënë ekspertët.

Çfarë mund të bëni?

“Gjëja më e mirë që mund të bëni është ta përballoni plakjen me qëllime të qarta dhe kujdes”, ka thënë doktoresha Cristina Del Toro Badessa, mjeke e certifikuar në mjekësinë integruese. Ajo ka këshilluar të ushqeheni mirë, të ushtroni rregullisht, të shmangni alkoolin dhe kafen, të menaxhoni stresin dhe të flini mjaftueshëm.

Disa gra përfitojnë nga suplemente si kolagjeni apo biotina, që ndihmojnë në shëndetin e lëkurës dhe flokëve. Të tjera konsultohen për terapi hormonale zëvendësuese (HRT).

Produkte që mund të ndihmojnë:

-Ventilatori personal (fladitëse e vogël me bateri) për rastet kur rritet papritur temperatura trupore. Kjo pajisje ofron freski në çaste të papritura. Gazetarja Zoe Malin nga NBC Select ka thënë se është mjet “shpëtues” për këto raste.

-Çarçafë freskues për djersitjet gjatë natës, të krijuar me material që largon lagështinë dhe freskon trupin gjatë gjumit.

-Serumet për lëkurë në perimenopauzë, të pasura me acide yndyrore për hidratim dhe vitaminë C për ndriçim të lëkurës. Këshillohet të përdoren në mëngjes përpara kremit me SPF.

-Balsame të pasura për flokë të thatë, që përmbajnë gjalpë hidratuese, zbusin dhe shtojnë shkëlqim te flokët.

-Pajisje për masazhimin e nyjave që ndihmojnë edhe kundër dhimbjes.

admin admin

Recent Posts

Çfarë ndodh në organizëm nëse hani një thelpi hudhër në darkë

  Që në lashtësi, hudhra ka qenë aleate e njerëzimit kundër shumë sëmundjeve. Ajo ndihmon…

5 hours ago

Mënyra natyrale për të shëruar herpesin e buzës

  Herpesi i buzës është një infeksion i shkaktuar nga një virus i quajtur Herpes…

6 hours ago

Lajmi i mirë për të sëmurët me kancerin e gjirit, “çelësi” janë bletët

  Zhvillime të reja shkencore po hedhin dritë mbi përdorimin e helmit të bletës si…

22 hours ago

A e dini pse nuk duhet të pini kafe menjëherë pasi zgjoheni?

Shumë njerëz e fillojnë ditën me kafe, por ekspertët sugjerojnë që kjo nuk është zgjedhja…

22 hours ago

Dëmet shkatërruese të alkoolit në jetën e njeriut

Alkooli shpesh paraqitet si diçka e zakonshme në jetën e përditshme, si pjesë e festave…

22 hours ago

A e vrau Mehmet Shehu më 1951 Jonuz Kacelin? Ç’ndodhi 5 ditët e hetuesisë?

  Bomba në ambasadën sovjetike ishte justifikimi për të çuar para togës së pushkatimit 22…

23 hours ago