<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Platforma prestigjioze rendit Shqipërinë si vendin që duhet vizituar në vitin 2025!

 

Shqipëria është renditur si destinacioni më i mirë për t’u vizituar në vitin 2025, sipas një analize të platformës ndërkombëtare HelloSafe, e cila ka vlerësuar një sërë vendesh bazuar në sigurinë, përballueshmërinë ekonomike, klimën dhe angazhimin në mediat sociale. Me një rezultat të përgjithshëm prej 75.8 pikësh, vendi ynë ka dalë në krye të listës duke u cilësuar si një perlë mesdhetare që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje ndërkombëtare, si një alternativë e preferuar ndaj destinacioneve të njohura si Greqia dhe Kroacia.

Raporti vlerëson lart bregdetin shqiptar, veçanërisht plazhet e jugut që janë përshkruar si të bukura dhe të paprekura, ndërsa Ksamilin e quan një ndër destinacionet më tërheqëse, falë gërshetimit të gjireve, ishujve të vegjël, kepave të pyllëzuar dhe lagunave që ndriçojnë nën rrezet e arta të pasdites. Gjiri i Dafinës në gadishullin e Karaburunit, një zonë e mbrojtur natyrore, përmendet gjithashtu si një perlë e rrallë që duhet vizituar.

Përtej bregdetit, Shqipëria ofron edhe një pasuri të jashtëzakonshme natyrore në rajonet e brendshme. Veçanërisht vlerësohet lugina e Thethit, e cilësuar si një nga eksperiencat më të veçanta për vitin 2025. E vendosur në zemër të Alpeve shqiptare, kjo zonë përshkruhet si një peizazh magjepsës me kullota alpine, pyje pishe dhe liqene të kthjellëta, të rrethuara nga maja të thepisura që krijojnë një atmosferë të rrallë dhe të paharrueshme për vizitorët.

Lexo edhe : Horoskopi i ditës së martë, 13 maj 2025

“Në një kohë kur udhëtarët po kërkojnë përvoja autentike, të paprekura nga turizmi masiv, një renditje e re ndërkombëtare e destinacioneve më të mira për vitin 2025 vë në pah vende që ofrojnë natyrë të egër, kulturë të gjallë dhe përballueshmëri ekonomike. Sipas raportit, Shqipëria renditet lart në listë për shkak të maleve të saj të egra dhe të ruajtura, veçanërisht në zemër të Alpeve Shqiptare, duke tërhequr udhëtarë që kërkojnë aventura të pastra dhe përvoja larg turmave”-thuhet në publikimin nga HelloSafe.

admin admin

Recent Posts

Sytë e skuqur nuk duhen neglizhuar, kur duhet të konsultoheni me mjekun?

    Skuqja e syve është një problem i zakonshëm që mund të shfaqet për…

6 hours ago

Keni dhimbje fyti? Ky çaj mund t’ju ndihmojë ta qetësoni

  Dhimbja e fytit është një shqetësim i shpeshtë, sidomos gjatë ditëve të ftohta dhe…

6 hours ago

Ndryshimi që i ndodh trupit tuaj kur hiqni dorë nga duhani

    Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…

1 day ago

Çfarë duhet të bëni nëse thumboheni nga bleta?

  Shumicës së njerëzve do t’u ndodhë që të thumbohen nga një bletë të paktën…

1 day ago

Sa arra duhet të konsumoni në ditë, zbuloni sa është sasia e duhur

    Arrat janë shumë të shëndetshme për organizmin, por nëse e teproni me to,…

1 day ago

Sa hapa duhen bërë në ditë për të humbur peshë?

    Ecja është një aktivitet i thjeshtë që mund t'ju ndihmojë të humbni peshë.…

1 day ago