<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Ju dridhet qerpiku i syrit, ja përse ju ndodh kështu

 

Shumica e njerëzve gjatë jetës së paku njëherë janë ballafaquar me problemin e dridhjes së qerpikut.

Ky fenomen njihet me emrin miokimi dhe ndodh për shkak të tkurrjes spontane të muskujve të vegjël të vendosur në qerpikë.Kështu ndodh me siguri për shkak të irritimit të mbaresave nervore, të cilat irritojnë muskujt dhe më së shpeshti kalon vetvetiu pas një apo tri javësh.

Cilat janë shkaktarët më të shpeshtë të miokimisë dhe se si ta zbusni këtë problem?

Stresi

Stresi është shkaktari kryesor i dridhjes së qerpikut. Zakonisht zgjat për një javë ose derisa të zgjasë periudha e stresit. Mësojini disa teknika të relaksimit, bëni ushtrime, flini më shumë dhe organizohuni më mirë.

Kafeja

Shumë ekspertë mendojnë që stimulanset sikur kofeina, shkaktojnë dridhjen e qerpikut. Nëse keni shtuar sasinë e kofeinës, do të ishte mirë që ta zvogëloni atë. Keni kujdes në marrjen e lëngjeve, prandaj me kafe gjithmonë pini një gotë ujë.

Mungesë e magnezit

Mungesa e mineraleve, më së shpeshti magnezit, mund të sjellë deri tek miokimia. Hani spinaq, bajame dhe arra, ose merrni suplemente të këtij minerali.

Sytë e thatë

Sytë e thatë tej mase mund të jenë si pasojë e mplakjes, mbajtjes së thjerrëzave apo edhe të thahen si pasojë e marrjes së disa barërave të caktuara. Përdorni lot artificialë ose lagni sytë me ujë të ftohtë të pastër.

Tendosja e syrit

Shumë shprehi sjellin deri tek tendosja e syve dhe dridhja e qerpikëve. Disa nga fajtorët më të shpeshtë: mosmbajtja e syzeve gjatë ditëve me diell, mosmbajtja e syzeve me dioptri të drejtë, shikimi i gjatë në kompjuter ose telefon mobil. Sytë duhet që të pushojnë mirë!

Shtangia e nofullës ose kërcitja e dhëmbëve

Shumë njerëz shtangin nofullën ose kërcasin dhëmbët, posaçërisht në gjumë dhe kjo quhet bruksizëm. Dentisti do t’ju tregojë nëse kjo është duke ndodhur edhe me juve, dhe në këtë rast duhet që të mbani mbrojtëse për dhëmbët. Në ndërkohë bëni masazh të lehtë nofullës nga jashtë dhe brenda. Kjo do të lëshojë fytyrën dhe do të lehtësojë problemin.

Shkaktarët tjerë potencialë

Nganjëherë dridhja e qerpikut mund të jetë si tregues i ndonjë problemi të rëndë medicinal. Hipoglikemia, sëmundja e Parkinsonit, sindroma Turetov dhe problemet neurologjike, gjithashtu mund të shkaktojnë dridhjen e qerpikëve. Nëse keni provuar të gjitha këshillat e cekura më lartë, dhe dridhja edhe më tej vazhdon, vizitoni mjekun për kontroll!

admin admin

Recent Posts

Shqipëria, Iliria e dikurshme, nga Roma te Perandoria Osmane, një histori lufte shekullore

SHQIPËRIA, ILIRIA E DIKURSHME, NGA ROMA TE PERANDORIA OSMANE, NJË HISTORI LUFTE SHEKULLORE Shqipëria, në…

24 hours ago

Rilindasit, ata që e blenë kombin… dhe këta të tashmit që po e plaçkisin dhe shesin

Nga Albert Vataj Historia jonë është një paradoks i dhimbshëm ku sakrifica dhe lakmia shtrëngojnë…

24 hours ago

Pse bateria humbet fuqinë? Shkencëtarët gjejnë “fajtorin” e fshehur

Shkencëtarët kanë zbuluar më në fund të vërtetën e fshehur pas dështimit të baterive me…

2 days ago

81 vite nga Lufta e Gadimes – Jetish Akllapi po bërtet: O u vra Ilmia bre!

Në jetën time prej gazetari, sa aktiv e sa pasiv, kam shkruar qindra artikuj, intervista…

2 days ago

Jehona e Azem Bejtës deri në Suedi?!

JEHONA E AZEM BEJTËS NË SUEDI Duke shfletuar arkivin e gazetës suedeze Svenska Dagbladet te…

3 days ago

Besa – Historia e nënës që mbrojti në besë vr’asësin e të birit

BESA. HISTORIA E NËNËS QË MBROJTI NË BESË, VRASËSIN E TË BIRIT Besa, para së…

3 days ago