Categories: KËSHILLA

Si ta ndaloni dhimbjen e veshit në kushte shtëpiake?

 

Infeksionet e veshit mund të jenë shumë të dhimbshme dhe të pakëndshme, si për të rriturit ashtu edhe për fëmijët. Kur ndodhin, dëshira e parë është që simptomat të zhduken sa më shpejt të jetë e mundur.

Trajtimi më i përshtatshëm varet nga lloji i infeksionit të veshit – i cili mund të jetë në veshin e jashtëm, të mesëm apo të brendshëm – si dhe nga shkaku i tij, që mund të jetë bakterial apo viral. Por si mund të lehtësohen më shpejt simptomat?

A është e nevojshme të vizitoheni tek mjeku, apo mund të trajtohet edhe në kushte shtëpie?

Më poshtë janë disa metoda shtëpiake të provuara që mund të ndihmojnë.

Vendosni kompresë të ngrohtë

Përdorimi i një komprese të ngrohtë mund të ndihmojë në zbutjen e dhimbjes së veshit. Mjafton të lagni një peshqir të butë me ujë të ngrohtë, ta shtrydhni mirë dhe ta vendosni mbi veshin e prekur për deri në 20 minuta. Nëse ndihmon, mund të përsëritet disa herë gjatë ditës.

Pushoni

Gjumi dhe pushimi ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar dhe i japin trupit mundësinë të luftojë më mirë infeksionet dhe sëmundjet e tjera. Megjithatë, është e rëndësishme të shmangni gjumin mbi veshin e infektuar – jo vetëm sepse është e parehatshme, por edhe sepse mund ta përkeqësojë gjendjen.

Nëse jeni i rritur dhe keni një infeksion në veshin e mesëm, mbajtja e veshit të prekur në një pozicion të ngritur mund të ndihmojë në kullimin e infeksionit. Për këtë arsye, flini në anën tjetër ose vendosni disa jastëkë shtesë nën kokë nëse flini shtrirë në shpinë.

Në rastin e një infeksioni në veshin e jashtëm, sigurohuni që batanijet apo flokët të mos e mbulojnë veshin. Ajrosja e mirë ndihmon që veshi të qëndrojë i thatë, duke përshpejtuar procesin e shërimit.

Shpërlani gojën me ujë të kripur

Uji i kripur është i njohur për vetitë e tij anti-inflamatore. Megjithëse nuk duhet futur direkt në vesh, gargarat me ujë të kripur mund të ndihmojnë nëse infeksioni i veshit shoqërohet me fyt të enjtur apo të irrituar. Shtoni një lugë çaji kripë në një gotë ujë të ngrohtë dhe mbajeni lëngun në gojë për disa minuta.

Përdorni pika për tharjen e lagështisë (për veshin e jashtëm)

Në rastet kur infeksioni ndodh në veshin e jashtëm – shpesh i quajtur “veshi i notarit” – mund të përdorni pika për tharjen e lagështisë, të cilat janë të disponueshme pa recetë në farmaci. Megjithatë, këto pika nuk duhet të përdoren nëse personi ka tuba në vesh, rrjedhje të lëngut nga veshi ose dëmtim të daulles së veshit. Prandaj, është e rëndësishme të konsultoheni me mjekun përpara përdorimit.

Përdorni peroksid hidrogjeni

Përdorimi i peroksidit të hidrogjenit (ujë i oksigjenuar) në vesh mund të ndihmojë në trajtimin e infeksioneve të lehta. Vendosni disa pika në veshin e prekur, lëreni për disa minuta, më pas ktheni kokën për të lejuar që lëngu të kullojë. Pasi të keni përfunduar, shpëlajeni zonën me kujdes.

A është i sigurt përdorimi i peroksidit në vesh?

Po, por përdorimi duhet të jetë i matur. Përdorimi i tepërt ose i shpeshtë mund të shkaktojë irritim, dhimbje dhe inflamacion. Gjithmonë konsultohuni me profesionistët e kujdesit shëndetësor përpara përdorimit të çdo substance në veshin tuaj.

admin admin

Recent Posts

Të mirat dhe të këqijat e fasuleve

  Fasulet konsiderohen si ushqim i shëndetshëm dhe shpesh mund ta gjeni në tryezat e…

3 days ago

Portreti i Gjergj Kastrioitit-Skënderbeut i punuar nga heroi Agim Ramadani

Nga: Ilir Muharremi Portreti i Skënderbeut është realizuar me një trajtim të butë figurativ nga…

1 week ago

Sekreti me ujin që do t’ju bëjë të kuptoni nëse vuani nga diabeti

  Diabeti është një nga sëmundjet në rritje në botë dhe megjithëse ka mënyra për ta mbajtur…

2 weeks ago

Çfarë u morri jetën tre milionë fëmijëve në vitin 2022?

  Më shumë se tre milionë fëmijë në mbarë botën ndërruan jetë nga infeksionet rezistente…

2 weeks ago

Shkenca, drejt një alternative natyrale ndaj Ozempic-ut

  Ozempic është bërë sinonim i humbjes së shpejtë të peshës dhe rregullimit të sheqerit…

2 weeks ago

Media spanjolle “El Periódico”: Shqipëria, “parajsa” që bashkon vendet e trashëgimisë botërore me plazhet mahnitëse

  Kur planifikojmë një udhëtim në Evropë, shpesh priremi të zgjedhim vende si, Parisi, Londra,…

2 weeks ago