Nga: Hasan Bello
Një nga sfidat kryesore me të cilat përballeshin autoritetet osmane në vilajetet shqiptare, ishte mungesa e rendit dhe sigurisë publike. Me dobësimin e institucioneve shtetërore, në shumë zona vepronin banda të armatosura që angazhoheshin në grabitje dhe vendosje gjobash. Kjo situatë ishte kthyer në një shqetësim serioz, jo vetëm për përfaqësuesit e huaj, por edhe për vetë banorët e krahinave ku bandat ushtronin aktivitetin e tyre.
Kjo çështje iu paraqit për shqyrtim edhe Komisionit të Reformave, i kryesuar nga ministri i Brendshëm, Haxhi Adil Beu. Në fillim të vitit 1912, ai ndërmori një inspektim në të gjitha qytetet shqiptare, me qëllim forcimin e rendit dhe sigurisë.
Gjatë kësaj periudhe, u ndërmorën disa aksione konkrete, ndër të cilat më i rëndësishmi në zonën e Mitrovicës ishte ai kundër bandës së Zejnel Ibrahimit. Kjo për dy arsye kryesore: së pari, sepse ndaj kësaj bande kishte ankesa jo vetëm nga banorët vendas, por edhe nga Hafiz Hysni Efendiu, një çifligar i njohur nga Vuçiterni i cili ishte anëtar i Komitetit Xhonturk; së dyti, për shkak të një akti të pashembullt – banda kishte guxuar t’i përcillte një paralajmërim verbal konsullit rus në Mitrovicë, Sabacov, duke i kërkuar pagesën e një gjobe prej 200 lirash turke. Në të kundërt, në mesazh thuhej se brenda pak ditësh “do t’i ndodhte diçka e keqe”.
Sipas Sabacovit, ky ishte paralajmërimi i tretë që merrte nga e njëjta bandë, dhe si pasojë kishte filluar të ndihej i frikësuar. Nuk përjashtohet mundësia që për këtë ai të ishte ankuar edhe te ministri i Brendshëm.
Në aksionin për eliminimin e kësaj bande morën pjesë një numër prej gjashtëdhjetë forcash, disa prej të cilëve mbetën të vrarë e të plagosur. Kjo për shkak se banda ishte strehuar në një kullë të fortifikuar, siç edhe ishin ndërtesat karakteristike shqiptare.
Nili Perëndimor është një virus që përhapet përmes pickimit të mushkonjave. Shumica e…
Një sy gjumë i shkurtër pasdite mund të rikthejë energjinë dhe të përmirësojë…
Qepa është një prej perimeve që plotëson këto kushte dhe rrjedhimisht mirëmban nivelet e sheqerit…
Stresi në kohët e sotme është padyshim një nga problemet më të shpeshta…
Ngrënia e thonjve është një ves i zakonshëm, veçanërisht te fëmijët dhe të…
Në mesin e intervistave apo prononcimeve që ka dhënë për mediet botërore, Fehmi…