Sipas një raporti të publikuar nga e përditshmja britanike “Daily Mirror”, një nga vendet më të sigurta për t’u strehuar në rast të një lufte bërthamore është kompleksi Wood Norton në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo vilë, e cila në pamje të parë duket si një ndërtesë e zakonshme, fsheh një rrjet të madh tunelesh nëntokësore.
Fillimisht e blerë nga BBC gjatë Luftës së Dytë Botërore, Wood Norton ishte menduar si një bazë sekrete për transmetimet në rast emergjence.
Vila ndodhet në zonën e mbrojtur të Worcestershire dhe mund të strehojë deri në 90 persona. Aktualisht, ajo shërben për trajnimin e inxhinierëve të zërit dhe stafit teknik të BBC-së. Në rast të një lufte bërthamore, BBC ka deklaruar se do të vazhdojë informimin e publikut nga ky vend.
Përveç Wood Norton, në listën e katër vendeve më të sigurta për t’u mbrojtur janë dhe tre komplekse në SHBA: Raven Rock në Pensilvani, Peters Mountain në Virxhinia dhe hyrja e kompleksit Cheyenne Mountain në Kolorado.
Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…
Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…
Të gjithëve na ka ndodhur të gjejmë një situatë ku jemi zgjuar ose…
Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…
Lënia e duhanit mund të jetë sfiduese, por me një plan të qartë,…
Gjethet e ullirit janë përdorur për herë të parë në mjekësinë popullore në…