<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Kjo është historia e vërtetë e kësaj pikture të shenjtë për çdo besimtar të krishterë

 

Kush prej jush nuk e ka parë kurrë këtë pikturë? Është shumë e famshme dhe mund të gjendet pothuajse në çdo shtëpi.  Është “Shën Maria” më e riprodhuar e të gjitha kohërave.

Në fakt, piktura portretizon një vajzë njëmbëdhjetëvjeçare, Angela Cian, me vëllanë e saj më të vogël Giovanni në krahë. Piktori Roberto Ferruzzi (Dalmaci 1853 – Luvigliano, Euganean Hills, 1934) ishte djali i një avokati të njohur dhe, pas studimeve klasike, u regjistrua në fakultetin juridik të “Universitetit të Padovës”.

Ai ishte shumë i talentuar në pikturë. Ndërsa vazhdonte kurset universitare, studionte edhe për vizatim dhe pikturë, si dhe iu përkushtua muzikës. Në vitin 1879 u vendos në Luvigliano (Kodrat e Euganeanit) ku iu përkushtua ekskluzivisht pikturës, duke krijuar një muze kulturor që u bë destinacioni i artistëve më të mëdhenj të kohës.

Një ditë ai pa një vajzë, Angelina Cian, e dyta nga pesëmbëdhjetë fëmijët e familjes së saj, që mbante në krahë vëllanë e vogël Giovanni në gjumë. Imazhi i tyre e la pa fjalë piktorin për ëmbëlsinë qëtransmetonin fëmijët, dhe ai e riprodhoi atë në një pikturë, të cilën e titulloi “Mëmësia”. Piktura u ekspozua në Bienalen e Venecias në 1897 dhe u shpërblye, mirëpo suksesi që pati, bëri që nga artistët e tjerë të kërkohej ndryshimin e titullit në “Shën Maria”.

Piktura është blerë për tre mijë lireta, një shifër astronomike për kohën dhe është rishitur disa herë. Në fund, ajo u ble nga vëllezërit Alinari, fotografë të njohur nga Firence, të cilët e ekspozuan në studiot e tyre. Ajo u rishit ende, por vëllezërit Alinari rezervuan të drejtat e riprodhimit. “Shën Mëria” u riprodhua në mijëra kopje, bileta, “karta të shenjta”, si dhe objekte kulti.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ambasadori amerikan në Francë, John G.A. Leishman, e bleu pikturën, por gjatë udhëtimit për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës anija u përmbys dhe bukuroshja Maria përfundoi në fund të detit. Disa pretendojnë se nuk ka humbur, por gjendet në një koleksion privat në Pensilvani.

Vajza në portret, Angelina, e cila frymëzoi Marinë, ishte zhvendosur ndërkohë në Venecia. Ajo u martua dhe shkoi me burrin e saj, në 1906, në Kaliforni, në Oakland. Ajo kishte dhjetë fëmijë, por lumturia e saj u shua me vdekjen e papritur të të shoqit. E ve, ajo nuk ishte në gjendje të përballonte fatkeqësitë e jetës; fëmijët e saj u strehuan në një jetimore dhe ajo, e dëshpëruar, u internua në një azil. Vdiq në vitin 1972.Ajo nuk e dinte se fytyra e saj do të frymëzonte miliona besimtarë në mbarë botën.

admin admin

Recent Posts

A e dini pse të qarat shkaktojnë dhimbje koke?

    Sipas mjekëve e qara shkakton dhimbje koke dhe kanë disa shpjegime për këtë…

1 day ago

Për çfarë shërbejnë linjat në xhamin e pasmë të veturës?

    Ka shumë veçori në një veturë që kanë një qëllim të qartë, por…

1 day ago

Djersitja gjatë natës: Këto janë disa nga shkaqet e mundshme

    Djersitja gjatë natës është e zakonshme dhe, nëse dhoma është shumë e ngrohtë…

1 day ago

4 shenja që tregojnë se po e teproni me kafenë

    Kafeja është pjesë e pandashme e rutinës së shumë njerëzve, por konsumimi i…

1 day ago

Pesë kurat më të mira natyrale kundër tharjes së duarve

    Ndryshimi i stinëve dhe temperaturave manifestohet edhe në simptoma të ndryshme, që prekin…

1 day ago

I hani shpesh specat djegës? Ja çfarë i bëjnë trupit tuaj…

    Shumë njerëz janë të fiksuar se nuk duhet të hajmë djegës e disa…

1 day ago