Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Kry’qëzimi me dhu’në i shqiptarëve dhe kalimi në fenë pravosllave

Struktura e popullsisë në territorin e Plavës dhe Gucisë, menjëherë pas okupimit të këtyre trojeve nga Ushtria malazeze, ndryshoi në dëm të shqip­tarëve. Me mijëra shqiptarë myslimanë të këtyre trojeve e lëshuan vendin dhe u strehuan në fshatrat përreth në pjesën tjetër të Shqipërisë. Arsyeja ishte sjellja arrogante e zaptuesve të rinj – malazezëve dhe serbëve. Vuaj­tjeve të banorëve të kësaj ane me aksionin e çarmatimit iu shtuan vuajtjet që do të pësonin me aktin e konvertimit në fenë pravosllave.

Pushteti lokal, ushtria dhe xhandarmëria me veprimet e tyre jonjerëzore, kishin mbjellë frikë dhe tmerr ndër shqiptarë. Ata ishin vënë para një dileme dhe vendimi të madh, ta pranonin konvertimin fetar apo, në rast refuzimi, ta rrezikonin jetën e tyre. Zgjedhjet ishin të ndryshme. Disa zgjodhën t’u shpëtonin masakrave dhe barbarizmave malazeze, paraqitjes vullnetare të pushtetarëve vendas se, kinse, me vullnetin e tyre do të kryqëzohen. Disa të tjerë më parë pëlqyen vdekjen sesa t’i nënshtroheshin konvertimit fetar, ndërsa një pjesë e tyre dolën kaçakë në mal.

Menjëherë pas okupimit të Plavës e të Gucisë, por edhe në vendet e tjera të okupuara, imamëve e deri te myftiu, nuk u lejohej ta kryenin shërbimin fetar. Pothuajse çdo kund xhamitë e mejtepet ishin mbyllur me pretekstin se “qenë çerdhe e mbjelljes së fanatizmit fetar”. Imamëve të xhamive u ishin marrë çelësat dhe para tyre ishin vendosur rojet me pushkë të gatshme për të vepruar nëse dikush tentonte të hynte në xhami apo në mejtepe. Disa mejtepe u përdorën për vendosjen e ushtrisë, për magazina apo për vendo­sjen e familjeve ardhacake. Këto veprime ishin në kundërshtim të plotë me proklamatën e Krajl Nikollës, se liria e predikimit të fesë është e lirë dhe e siguruar me ligjet e kohës, çfarë do të thotë se ishte bërë sa për sy e faqe. Veprimet e Ushtrisë malazeze, xhan­darmërisë së saj, vullnetarëve dhe sido­mos të ortodoksëve vendas, në veçanti të Vasojeviqëve ndaj popullatës shqiptare, si mbledhja e armëve, plaçkitjet e grabitjet, djegia e shtëpive, internimet e vrasjet, e bënë shumë të vështirë e të padurueshme jetën e tyre në këto troje. Nuk është e rastit se mbledhja e armëve, bastisjet e shtëpive, plaçkitjet e bagëtive dhe të mirave të tjera familjare, internimet dhe push­katimet u zhvilluan në të njëjtën periudhë kur edhe filloi kryqëzimi “vullnetar” i myslimanëve dhe shqiptarëve, gjegjësisht konvertimi i mysli­manëve dhe katolikëve në fenë ortodokse. Terrori që po ushtronin pushte­tet vendore dhe pushteti ushtarako-policor i Malit të Zi dhe vullnetarët sllavë, të cilët situatën e re të krijuar e shihnin si shans të tyre për hakmarrje ndaj armikut shekullor – shqiptarëve, kishte depërtuar thellë në palcën e njerëzve të cilët i kishte kapluar frika për jetën. E vetmja mënyrë për ta shpëtuar jetën e vet, nderin dhe pasurinë, ishte kalimi në fenë ortodokse, në fenë zyrtare të shtetit, të cilin akt pushtetet lokale e nxitnin dhe ia paraqitnin Cetinës si dëshirë e popullatës për kthim me vullnet në fenë e tyre stërgjyshore.
Procesi i konvertimit të myslimanëve në fenë ortodokse filloi në fund të vitit 1912 dhe vazhdoi deri në fund të prillit 1913.

Populli i këtyre trojeve kishte mësuar se në Pejë ishte formuar një shoqatë e fshehtë për propagandimin e kryqëzimit të myslimanëve. Kjo shoqëri e fshehtë përbëhej nga tregtarët vendas, pasi mendohej se është më mirë që iniciativa për kryqëzim të niset nga shoqata civile sesa nga pushteti. Fillimisht detyrë e kësaj shoqate ishte që ta përcillte disponimin dhe sjelljen e vendësve, fshe­hjen e armëve dhe pastaj edhe propagandimin e kryqëzimit të myslimanëve, madje kishte filluar edhe përpilimin e rregullores, ndërsa Drejtoria Krahinore në Pejë nëpër fshatra dërgoi mësues që të mësojnë kryqëzimindhe ftonte vendasit që të kryqëzoheshin.

Raporti i brigadierit Mashan Bozhoviq, komandantit të ri të emëruar për Qarkun Ushtarak të Plavës e të Gucisë, dërguar kryetarit të qeverisë, njëkohësisht ministër i Ushtrisë, Serdar Janko Vukotiqit, vërteton terro­rin, keqtrajtimet dhe keqpërdorimet e pushtetit malazez ndaj shqiptarëve dhe myslimanëve. Në raportin e tij, të datës 8 maj 1913, ndër të tjera, thuhej: “Për sa kam parë dhe për sa jam i informuar, për gjëndjen e kaluar dhe të tashme në këtë qark, në pika të shkurtra po paraqes gjëndjen, edhe pse jo në mënyrë detale e gjithëpërfshise, por vetëm sa për dieni:

Pasi një kohe që ju (Janko Vukotiqi) shkuat nga këtu, si duket, sipas udhëzimëve të dhëna nga Ju, punët, sipas rrjedhëve të ngjarjeve, shkuan bukur në rregull, deri në një kohë kur disa zyrtarë të caktuaru u zavëndësuan, punët ndërruan dhe ata u bënë terror i vërtetë në çdo pikëpamje.

Si ka ndodhur, dhe si janë krijuar komplotet për disa muhamedan, nuk deshoroi të hyj, edhe pse kam dyshime…. Kanë vrarë njerëz në zë dhe të pasur vetëm për të grabitur ata çka kanë në trupin e tyre, pa i kursyer aspak dhe duke i porositur që të përgaditën për çdo gjë, të shkojnë të bashkohen me Gospodarin, e pastaj në pyll, u lexonin aktgjykimin ose edhe pa ta i vritnin.
Nga kjo kanë qenë të kursyer vetëm ata të cilët kanë kërkuar të kryqëzohen ose kanë shpëtuar duke ikur, sepse këtu dhe gjithku është folur: Kush nuk don kështu do të shkoje në “kërkim”, çka do thotë do jetë i vrarë.

Që kur unë kam ardhur dhe kamë dhënë shpalljen për sigurinë e jetës dhe pasurisë si dhe për përdorimin e lirë të fesë, populli është qetësuar pak, e sidomos që kur janë çelur përseri xhamiat, kanë besimin e plotë dhe nga shkuarja në xhami shihet se sa ka qenë shtërngesa për ndërrimin e fesë. Akoma nuk mund të them, por si duket, as një e pesta e të kryqëzuarve nuk do të mbesë në fenë ortodokse…

Nga ata që kanë ikur, edhe nëse kthehen, sigurisht asnjëri nuk do të mbes i kryqëzuar edhe pse, përgjithësisht anëtarët e familjeve që kanë mbetur këtu, kërkojnë që sa më parë të kthehen, dhe atëherë rendi e qetësia do të shkonte mirë……

Po ashtu, me emblema dhe me shpata, kamë gjetur 5-6 vetë nga Vasojeviqi dhe nga nahija e Beranës, të cilët përpara kanë qenë xhandarë apo ushtarë të thjeshtë, e tani u janë dhënë në shërbim atyre komandirave të ri si një llojë agjytanti dhe përkthyesi, por para disa ditësh i ka thirur Komanda e Brigadës së Beranës”.

Hajrullah Hajdari, historian

admin admin

Recent Posts

Portreti i Gjergj Kastrioitit-Skënderbeut i punuar nga heroi Agim Ramadani

Nga: Ilir Muharremi Portreti i Skënderbeut është realizuar me një trajtim të butë figurativ nga…

8 hours ago

Sekreti me ujin që do t’ju bëjë të kuptoni nëse vuani nga diabeti

  Diabeti është një nga sëmundjet në rritje në botë dhe megjithëse ka mënyra për ta mbajtur…

3 days ago

Çfarë u morri jetën tre milionë fëmijëve në vitin 2022?

  Më shumë se tre milionë fëmijë në mbarë botën ndërruan jetë nga infeksionet rezistente…

3 days ago

Shkenca, drejt një alternative natyrale ndaj Ozempic-ut

  Ozempic është bërë sinonim i humbjes së shpejtë të peshës dhe rregullimit të sheqerit…

3 days ago

Media spanjolle “El Periódico”: Shqipëria, “parajsa” që bashkon vendet e trashëgimisë botërore me plazhet mahnitëse

  Kur planifikojmë një udhëtim në Evropë, shpesh priremi të zgjedhim vende si, Parisi, Londra,…

3 days ago

Si të qetëson dhimbjen e veshit në kushte shtëpie

  Nëse jeni duke u ballafaquar me dhimbje të veshit nuk jeni të vetmit. Dhimbja…

4 days ago