<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

“Janë të pafat, por, edhe kur u vjen, e kanë fat të ngatërruar”. Përkufizimi për ne shqiptarët nga një albanologe

 

Histori e parë nga larg, dhe jo vetëm nga larg, por edhe ftohtë, pa pragmatizmat e paragjykimet e zakonshme lokale, pa ideologjizimet tona politike ekstreme.

Libri quhet “Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX” dhe sjell dëshmi dhe fakte të reja përmes shfrytëzimit të arkivave të panjohura të Moskës, Beogradit, Parisit, Berlinit, Londrës, Romës, Athinës e Tiranës.

Në këtë botim voluminoz prej gati 800 faqësh, përfshihen mbi 250 bibliografi të reja, të panjohura më parë.

Autorja është albanologia Nina Smirnova, që edhe pse ia kushtoi jetën e saj studimeve mbi Shqipërinë, publiku ynë e njeh pak.

Nina ishte njohëse e shkëlqyer e gjuhës shqipe dhe njihte po kaq mirë frëngjishten, italishten dhe anglishten, lexonte gjermanisht dhe greqisht.

Këndvështrimet nga e cila ajo e sheh historinë e Shqipërisë hedhin dritë mbi mjaft anë të errëta, të shtrembëruara e pak të njohura mbi figurat, peronazhet, personalitetet dhe momentet historike më kulmore gjatë shekullit XX.

“Shqiptarët janë të pafat, por, edhe kur u vjen, e kanë fat të ngatërruar” – është një nga përfundimet e saj cituar nga botimi i mësipërm.

Kush është Nina D. Smirnova

Nina Dimitrjevna Smirnova (1928-2001) doktore e shkencave historike, albanologe lindi në Leningrad. Kreu studimet e larta në Universitetin “Lomonosov” të Moskës.

Është marrë kryesisht me studimin e historisë së popullit shqiptar gjatë shek. XX. Mësoi gjuhën shqipe në Moskë dhe shërbeu si përkthyese në Tiranë (1955-1956).

Është një nga autoret më serioze që është marrë me studimin dhe interpretimin e historisë shqiptare. Ajo është e njohur jo vetëm në botën akademike ruse, por edhe në arenën ndërkombëtare për qëndrimet që ka mbajtur ndaj Shqipërisë dhe kontributin në pasurimin e historiografisë shqiptare me argumente, interpretime dhe dëshimi arkivash të panjohura dhe të paqëmtuara gjer sot.

Nina D. Smirnova është autore e gjashtë monografive historike kushtuar marrëdhënieve ndërkombëtare, rajonit të ballkanik në periudhat më të ndezura e të trazuara të këtij shekulli. Ajo është marrë me historinë e Shqipërisë gjatë gjithë jetës së saj, duke filluar që në vitin 1952, kur ka shkruar artikullin e parë, e deri ditën që u nda nga jeta, më 29 qershor 2001.

“Politika e Italisë në Ballkan 1922-1935, “Çështja shqiptare, cili është thelbi i saj?”; “Kriza ballkanike (Kosova) në kontekstin e sigurisë kombëtare të Rusisë: Vështrim në shekullin XXI”; “Historia e Shqipërisë në shekullin XX”, bashkautore e “Histori e shkurtër e Shqipërisë” etj. – janë disa nga punimet që ka lënë pas.

Veprimtaria shkencore dhe albanologjike e Smirnovës njihet nga autoritetet shkencore të vendit tonë. Megjithëse ajo la një trashëgimi të pasur për Ballkanin e me gjerë, Shqipëria e historia e popullit tonë mbeti “dashuria e parë” e saj, të cilën nuk e harroi asnjëherë, as në ditët më të vështira për marrëdhëniet midis dy vendeve tona.

Është dekoruar me urdhrin “Naim Frashëri” të klasit të parë.

admin admin

Recent Posts

Kjo është pija e mëngjesit për shkrirjen e barkut…

https://www.youtube.com/watch?v=ryWQQ_yEL3M

10 hours ago

Sa i shëndetshëm është kungulli? 5 përfitime që ia vlen t’i dini

Kungulli nuk është vetëm një nga perimet më tipike të vjeshtës. Me pak kalori, fibra…

10 hours ago

A e dini pse të qarat shkaktojnë dhimbje koke?

    Sipas mjekëve e qara shkakton dhimbje koke dhe kanë disa shpjegime për këtë…

2 days ago

Për çfarë shërbejnë linjat në xhamin e pasmë të veturës?

    Ka shumë veçori në një veturë që kanë një qëllim të qartë, por…

2 days ago

Djersitja gjatë natës: Këto janë disa nga shkaqet e mundshme

    Djersitja gjatë natës është e zakonshme dhe, nëse dhoma është shumë e ngrohtë…

2 days ago

4 shenja që tregojnë se po e teproni me kafenë

    Kafeja është pjesë e pandashme e rutinës së shumë njerëzve, por konsumimi i…

2 days ago