<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Çfarë i ndodh trupit kur ju pickon mushkonja

 

Në këtë periudhë mushkonjat janë një nga shqetësimet më bezdisëse. Dhe luhatjet e temperaturave nuk na ndihmojnë fare me sulmet e tyre. Por përveç bezdisjes, këto insekte janë të rrezikshme pasi transmetojnë sëmundjet nga kafshët tek njerëzit dhe anasjelltas.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë informacion të detajuar se si reagon trupi kur pickohet nga mushkonja dhe çfarë kujdesi duhet të bëni.

Por, çfarë ju ndodh konkretisht kur ju pickon mushkonja?
Një nga faktet interesante është se vetëm mushkonjat femra pickojnë.

 

Pickimi ka të bëj me thithjen e gjakut për shkak se mushkonjat në këtë mënyrë ushqehen.

Me të pickuar mushkonjat infektojnë njeriun me vasodilator, që pengon mpiksjen e gjakut ndërkohë që ushqehet. Dhe si përgjigjet organizmi ynë?

Sistemi imunitar krijon histaminë, e cila shkakton që lëkura rreth pickimit të kruhet. Kur organizmi identifikon pickimin e mushkonjës, rruazat e bardha të gjakut aktivizohen dhe shkojnë tek vendi i pickimit për të luftuar bakteret e transmetuara me pështymën e mushkonjës.

Ky është momenti që trupi juaj krijon një shtresë të lëkurës më të ngritur dhe që ju kruhet.

Si t’i shmangni mushkonjat?
Një nga gjërat më të thjeshta që mund të bëni, sidomos në periudhën kur temperaturat ngrihen, është që të laheni sa më shpesh. Djersa dhe aroma që trupi lëshon janë dy nga tërheqësit më të mëdhenj të mushkonjave.

Disa studime kanë vërtetuar se grupe gjaku të veçanta janë më të preferuara se të tjera nga mushkonjat. Gjithashtu nëse keni qejf birrën, kemi një lajm të keq për ju, mushkonjat e kanë qejf aromën e saj.

Nëse doni që t’i largoni mushkonjat këtë verë, është e mira që të përdorni kremra farmaceutik. Është vërtetuar gjithashtu që aroma e eukaliptit nuk u pëlqen mushkonjave, kështu që mund të blini vaj eukalipti për të përdorur diçka krejtësisht natyrale.

Dhe nëse mushkonjat arrijnë t’ju pickojnë, atëherë mundohuni të mos e kruani vendin e pickimit, kështu ai do të shërohet më shpejtë.

Por nëse keni një reaksion të keq dhe serioz ndaj pickimit, këshillohet që të përdorni aloe vera ose akull duke e vendosur mbi puçrrën e krijuar.

admin admin

Recent Posts

Pesë kurat më të mira natyrale kundër tharjes së duarve

    Ndryshimi i stinëve dhe temperaturave manifestohet edhe në simptoma të ndryshme, që prekin…

29 minutes ago

I hani shpesh specat djegës? Ja çfarë i bëjnë trupit tuaj…

    Shumë njerëz janë të fiksuar se nuk duhet të hajmë djegës e disa…

2 hours ago

Kura me 12 limonë dhe hirrë për tretjen dhe shëndetin e stomakut

    Në ditët e nxehta të verës, limonatat me fruta të freskëta janë më…

2 hours ago

Hithra rigjeneron qelizat, lufton aneminë, diabetin…

    Një bimë e cila ka treguar se është shumë e dobishme ndaj sëmundjeve…

2 hours ago

A ndikon djathi në humbjen apo shtimin e peshës?

    Djathi është ndër ushqimet më të përdorura me shekuj te njerëzimi, si dhe…

3 hours ago

Kjo bimë cilësohet si mrekullia e mjekësisë popullore, shëron edhe diabetin

    Këtë bimë e ndeshim në çdo hap, madje as nuk jemi të vetëdijshëm…

3 hours ago