Daim Ilazi
Fuad Pasha ishte një figurë markante (Fuad I, 1868-1936)), mbreti i nëntë i Egjiptit nga dinastia shqiptare e Mehmet Aliut dhe mbreti i parë pas Pavarësisë së Egjiptit nga Britania e Madhe (1922-1936). Fuadi I, ishte djali i vogël i Ismail Pashës. Ai mbretëroi në Egjipt nga viti 1917-1936. Fliste shqip, frëngjisht dhe anglisht. Fuad Pasha ishte Sulltan dhe më vonë Mbret i Egjiptit dhe Sudanit. Sundimtari i nëntë i Egjiptit dhe Sudanit nga dinastia Muhamed Ali u bë Sulltan në 1917, duke pasuar vëllain e tij të madh Husein Kamel. Ai zëvendësoi titullin Sulltan me Mbret kur Mbretëria e Bashkuar shpalli në mënyrë të njëanshme pavarësinë e Egjiptit në 1922.
Fuadi lindi në Pallatin Giza në Kajro, fëmi i pestë i Isma’il Pashës.Fëmijërinë e kaloi me të atin i mërguar në Napoli. Ai mori arsimin e tij në akademinë ushtarake në Torino, Itali. Nëna e tij ishte Ferial Qadin.
Para se të bëhej sulltan, Fuadi kishte luajtur një rol të madh në themelimin e Universitetit Egjiptian (tani i quajtur Universiteti i Kajros). Ai u bë rektori i parë i universitetit në vitin 1908 dhe qëndroi në këtë post deri në dorëheqjen e tij në 1913. Fuadi bëri përpjekje të pasuksesshme për të siguruar fronin e Shqipërisë, e cila kishte marrë pavarësinë nga Perandoria Osmane një vit më parë 1912. Në atë kohë, Egjipti dhe Sudani udhëhiqej nga nipi i tij, Abbas II, dhe gjasat që Fuadi të bëhej monark në vendin e tij dukej e largët. Kjo dhe fakti që dinastia Muhamed Ali ishte me prejardhje shqiptare, e nxiti Fuadin të kërkonte fronin shqiptar. Fuad Pasha pas divorcit me gruan e parë, princeshën Shouikar Khanum Effendi (1876-1947) me të cilën pati dy fëmijë: Ismaïl Fouad (1896-1896), Faoukia (1897-1974), u martua me Nazli Sabri (1894-1978) me origjinë egjiptiane, turke dhe franceze. Nazlia ishte edukuar në Paris dhe fliste rrjedhshëm frëngjishten njëlloj si Fuati, duke bërë kështu që familja e tyre të ishte një familje frankofone. Nga kjo martesë erdhën në jetë pesë fëmijë: Farouk (1920-1965), Faouzia (1921-2013), Faïza (1923-1994), Faïka (1926-1983) dhe Fathia (1930-1976). Pas vdekjes së tij, u ngjit në fron djali i tij, Faruk (1920 –1965), mbreti i dhjetë dhe i fundit nga Dinastia shqiptare e Mehmet Aliut me origjinë nga Korça.
Faruku mbretëroi në Egjipt nga 28 prilli i vitit 1936 deri më 26 korrik 1952 kur u rrëzua nga froni me një puç ushtarak nga Lëvizja revolucionare nacionaliste e udhëhequr nga ushtarakët e grupit të “Oficerëve të Lirë”, Gjeneralët: Gamal Abdel Nasser dhe Muhammad Naguib që i dha fund përgjithmonë monarkisë egjiptiane dhe dinastisë 148 vjeçare shqiptare të Mehmet Aliut. Pas Revolucionit, Mbreti Faruk dhe Monarkia në Egjipt rrëzohen përgjithmonë dhe vendi u kthye në Republikë Presidenciale. Në vjeshtën e vitit 1952, jahti mbretëror “Mahroussa” me Farukun dhe familjen e tij brenda, la portin e Aleksandrisë duke u zhdukur përgjithmonë një nga dinastitë mbretërore më të famshme në Lindjen e Mesme, e njohur botërisht për origjinën e saj shqiptare.
Faruk u detyrua të heqë dorë nga pushteti dhe shkoi në mërgim, në Monako të Italisë, ku jetoi pjesën tjetër të jetës së tij. Faruk njihet nga shqiptarët si nikoqir i Mbretit Zog në emigrim pas pushtimit italian të Shqipërisë. Vajza e Fuadit I dhe motra e Farukut, Princeshë Fevzia- Faëzia (1921-2013) ishte vajza më e bukur e Egjiptit dhe e botës. Për 10 vite me radhë ajo ka qenë Mbretëresha e Iranit në shekullin e XX, duke qënë bashkëshorte e Shahut të Iranit, Mohammad Reza Pahlavi, por më pas u divorcua. Fevzia kishte prejardhje shqiptare, franceze dhe egjiptiane. Është cilësuar nga mediat prestigjioze ndërkombëtare si princesha më e bukur në botë në mesin e shekullit XX. Është shpallur si “Miss Bota e pakurorëzuar. Nga të gjithë gratë e bukura të botës në shekullin XX, si Ava Gardner, Grace Kelly, Elizabeth Taylor, Greta Gabro, etj. thuhej se, Fevzia ka qenë më e bukura. Është përshkruar nga mediat si një “bukuri shokuese”, “Shkatërruese zemrash”, “Princesha me e bukur e botës”, “Grua që të rrëzon me një shikim” etj. U shpall nga Hollivudi si “Gruaja më e bukur në botë e të gjitha kohërave”, duke lënë pas divat seks-simbol si Elisabeth Taylor, Marilyn Monroe, Ava Gardner, Grace Kelly, Greta Garbo etj. Në atë kohë në Hollivud flitej për të sikur të qe Ylli i Hollivudit. Fatkeqësisht, ajo pati një jetë jo të lumtur. U nda nga bashkëshorti dhe nga vajza e parë dhe një pjesë të madhe të jetës e kaloi në mërgim si refugjate në Europë.. Gruaja e mbretit Fuad pas vdekjes së tij jetoi e ve. Ajo nuk kishte marrëdhënie të mira me djalin e saj mbretin Faruk.
Pas vdekjes së Fuadit, ajo u largua nga Egjipti dhe shkoi në Shtetet e Bashkuara. Ajo u konvertua në katolicizëm në vitin 1950 dhe ndryshoi emrin e saj në Mary Elizabeth. Asaj iu hoq të drejtat dhe titujt në Egjipt. Dikur cilësohej si gruaja më e pasur dhe më elegante në botë. Ajo mori pjesë në funeralin e djalit saj Mbretit Farukut i cili vdiq i ri në vitin 1965 në Romë në moshën 45 vjeçare .
Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…
Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…
Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…
Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…
Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…
Shkencëtarët kanë identifikuar shkakun e mpiksjeve shumë të rralla të gjakut tek disa persona…