Sipas një raporti të publikuar nga e përditshmja britanike “Daily Mirror”, një nga vendet më të sigurta për t’u strehuar në rast të një lufte bërthamore është kompleksi Wood Norton në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo vilë, e cila në pamje të parë duket si një ndërtesë e zakonshme, fsheh një rrjet të madh tunelesh nëntokësore.
Fillimisht e blerë nga BBC gjatë Luftës së Dytë Botërore, Wood Norton ishte menduar si një bazë sekrete për transmetimet në rast emergjence. Vila ndodhet në zonën e mbrojtur të Worcestershire dhe mund të strehojë deri në 90 persona.
Aktualisht, ajo shërben për trajnimin e inxhinierëve të zërit dhe stafit teknik të BBC-së. Në rast të një lufte bërthamore, BBC ka deklaruar se do të vazhdojë informimin e publikut nga ky vend.
Përveç Wood Norton, në listën e katër vendeve më të sigurta për t’u mbrojtur janë dhe tre komplekse në SHBA: Raven Rock në Pensilvani, Peters Mountain në Virxhinia dhe hyrja e kompleksit Cheyenne Mountain në Kolorado./k.k
Viti 1816 ka hyrë në histori si “Viti pa Verë”, një nga anomalitë klimatike…
Magnezi është një nga mineralet më të rëndësishme për funksionimin e duhur të…
] Mollët dhe dardhat janë fruta të pasura me vlera ushqyese dhe mund të jenë…
Historia shqiptare nuk është vetëm histori kryengritjesh, heronjsh dhe luftërash për liri. Ajo është edhe…
Mjekët paralajmërojnë se simptomat e para shpesh nuk janë dhimbjet e kokës, por…
Zgjimi gjatë natës është diçka që u ndodh shumë njerëzve, por kur përsëritet…