<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Gjenerali me origjinë ilire që perandori Justinian e verboi nga sytë

 

Flavius Belisarius

Në dhjetorin e vitit 536, nën urdhërat e perandorit Justinian për të rimarrë Italinë, gjenerali bizantin Belisarius hyn në Romë pa hasur kundërshtim; trupat gote ikin nga kryeqyteti. Flavius Belisarius (505-565) ishte i rëndësishëm në projektin ambicioz të Justinianit për ripushtimin e territorit të Mesdheut që Perandoria Romake e kishte humbur më pak se një shekull më parë. Belisarius, ashtu si Justiniani, rridhte nga familje ilire. Që në moshë të re ai u bë ushtar, dhe Justiniani e mori pranë si truproje. Një nga karakteristikat përcaktuese të karrierës së Belisarius ishte suksesi, pavarësisht niveleve të ndryshme të mbështetjes nga Justiniani. Por sipas një historie që kishte fituar popullaritet gjatë Mesjetës, vitet e fundit të jetës së Belisarius nuk ishin aq të mira. Tregohet se Justiniani i pakënaqur nga Belisarius, i cili nuk kishte mundur të parandalonte një rebelim, urdhëroi verbimin e tij, duke e shndërruar gjeneralin besnik në lypës të pastrehë nëpër rrugët e Romës. Shumë historianë thonë se kjo është histori e sajuar për të treguar sesa mizorë ishin perandorët e asaj kohe. Por biografi i tij kryesor, filologu britanik i shekullit XIX, Philip Stanhope, thotë se ngjarja është e vërtetë. Një bust i Belisarius nga skulptori francez Jean-Baptiste Stouf ndodhet në Muzeun J. Paul Getty, Los Anxheles, dhe e paraqet ish-gjeneralin si një lloj shenjtori laik, duke ndarë vuajtjet me të varfërit. Ndërsa piktura më e famshme nga Francois-Andre Vincent (shek. 18), e tregon Belisarius të verbër duke lypur dhe ushtarin që jep lëmoshë, i cili befasohet kur njeh ish gjeneralin e tij në gjendje të mjerueshme; piktori kombinon bamirësinë me padrejtësinë dhe ndryshimin e papritur të ushtarit kur njeh komandantin e tij të vjetër.

Lexo edhe : Lufta e ftohtë, tragjedia e ortekut dhe misteri i Mehmet Shehut

Kalendar

Lexo edhe : 5 Prill 1955/ Winston Churchill jep dorëheqjen si kryeministër

9 dhjetor 1946 – Në Nurmberg, fillon gjykim i mjekëve nazistë nën akuzat se ishin përfshirë në eksperimente me njerëz dhe në vrasje masive nën maskën e eutanazisë.

9 dhjetor 1950 – Lufta e Ftohtë: Amerikani Harry Gold dënohet me 30 vjet burg për ndihmën në dhënien e informacionit mbi Projektin Manhattan Bashkimit Sovjetik. Dëshmia e tij çoi në kapjen e Julius dhe Ethel Rosenberg, të cilët u dënuan me vdekje.

9 dhjetor 1953 – Ethet e kuqe: Firma amerikane General Electric njofton se të gjithë punonjësit komunistë do të pushohen nga puna.

9 dhjetor 1965 – Incident me disk fluturues në Kecksburg: Dëshmitarët dhe media raportojnë se një rreth i zjarrtë i parë në qiell nga Michigani në Pennsylvani u përplas në pyll pranë qytetit Pittsburgh.

9 dhjetor 1990 – Leh Valesa u bë presidenti i parë në Poloni i zgjedhur drejtpërdrejtë.

9 dhjetor 2008 – Guvernatori i shtetit Illinois, Rod Blagojeviç, arrestohet nga FBI-ja për krime korruptive, përfshi përpjekjen për të shitur vendin e senatit të SHBA-së, që kishte mbetur bosh nga zgjedhja e senatorit Barak Obama në postin e presidentit.

 

admin admin

Recent Posts

Regjimenti shqiptar i Napoleonit: Koloneli Minot, i shkruante ministrit francez të luftës për veshjen tradicionale shqiptare..

REGJIMENTI SHQIPTAR I NAPOLEONIT. KOLONELI MINOT, I SHKRUANTE MINISTRIT FRANCEZ TË LUFTËS PËR VESHJEN TRADICIONALE…

10 hours ago

Kënga e një emri të lavdishëm të historisë, që mbrojti atdheun duke mposhtur Cërnagoren dhe Rusinë

Salih Kabashi KËNGA E NJË EMRI TË LAVDISHËM TË HISTORISË, QË MBROJTI ATDHEUN DUKE MPOSHTUR…

1 day ago

Kush e ngriti e kush e solli flamurin ndër malësor

Kush e ngriti e kush e solli flamurin ndër malësor. Tri referenca shkencore të pa…

1 day ago

Gravura e vitit 1886 tregon mullirin e hershëm të Prishtinës

Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…

4 days ago

Xhubleta Shqiptare – Thesar i Trashëgimisë Kulturore

Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…

4 days ago

Boshnjakizimi i fiseve shqiptare në Sanxhak

Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…

4 days ago