<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Si të dalloni shenjat e para nese femija është autik

 

Një diagnozë mund të ndryshojë jetën dhe marrja e saj më shpejt se sa vonë mund të ndihmojë si fëmijën ashtu edhe familjen

Cilat janë shenjat e autizmit tek fëmijët e vegjël?

Lister Brook, i cili paralajmëron se një diagnozë para moshës dy vjeçare nuk është e besueshme, thotë se mund të ketë disa shenja qe “nuk janë të barabartë me autizmin”, por që kërkojnë vëzhgim dhe monitorim të mëtejshëm.

Shënja të hershme
Foshnja apo bebi juaj nuk:

Ju sheh në sy kur ushqehet apo buzëqësh kur ju i buzeqeshni

Përgjigjet kur e thërret në emër, apo ndaj një zëri të njohur

I ndjek objektet vizualisht apo ndjek gjestet kur po tregoni dicka

Tregojë me shënjë apo të bëj gjestin mirupafshim, apo gjeste të tjera

Bën zhurm për vemendje

Inicioni apo përgjigjet ndaj përqafimit, nuk ngre duart për tu marrë në krah

Imiton lëvizjet apo shprehjet e tua të fytyrës

Ndërvepron apo tregon interes

Tregon interes kur ju vriteni apo tregoni shqetësim

Vonesat e mëposhtme kërkojnë vizitë urgjente me specialistin:

Deri 6 muajsh: Nuk qesh, apo tregon shprehi gëzimi në fytyrë

Deri 9 muajsh: Nuk ndërvepron me zhurma, buzëqeshje apo shprehi të tjera të fytyrës

Deri 12 muajsh: nuk reagon kur e thërisni në emër

Deri 12 muash: Nuk përdor ‘’gjuhën e bebit’’

Deri 12 muajsh: nuk ka ndërveprim gjestesh, nuk tregon me gisht, nuk tenton të ngrej duart apo nuk përshendet me dorë.

Deri 16 muajsh: Nuk thotë asnjë fjalë

Deri 24 muajsh: Nuk përdor fraza me dy fjalë, nuk imiton

“Disa sjellje të përsëritura mund të jenë të dukshme. Mund të ketë gjithashtu një vonesë në të folur dhe ndoshta mungesë të kërkesës për ndihmë dhe fëmija të duket mjaft pasiv. Gjithashtu : nuk buzëqeshin kur u buzëqeshni; mërziten shumë nëse nuk u pëlqen shija, aroma apo një tingull i caktuar; nuk flasin aq shumë sa fëmijët e tjerë; përsëritin të njëjtat fraza.

Shenjat e autizmit tek fëmijët e moshës shkollore

Fëmijët e kësaj moshe mund të duket se nuk kuptojnë se çfarë mendojnë ose ndjejnë të tjerët. Ata mund të përsërisin frazat dhe të flasin “me” të tjerët, dhe u pëlqen një rutinë e caktuar dhe kanë një interes të fokusuar në disa aktivitete që i përdorin për t`u ndjerë vetë më mirë. Ata mund ta kenë të vështirë të bëjnë miq ose kanë nevojë për më shumë kohë vetë.

Autizmi mund të jetë edhe më i vështirë për t’u dalluar tek vajzat, të cilat mund të jenë më të mira në imitimin e sjelljes dhe lojës së fëmijëve të tjerë.

Si diagnostikohet autizmi?

Një vlerësim shumëdisiplinor do të kryhet nga një ekip profesionistësh, me ju ose fëmijën tuaj që keni një ose më shumë takime dhe raporte nga mjeku i përgjithshëm, vizitori shëndetësor dhe çerdhja ose shkolla e fëmijës suaj.

admin admin

Recent Posts

Arti i thurjes me grep, një nga vlerat e trashëgimisë sonë artizanale drejt UNESCO-s

    Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se ojnat,…

8 hours ago

Mos flini kështu! Një zakon i thjeshtë gjatë natës mund të rrisë rrezikun për glaukoma?

  Pozicioni i kokës gjatë gjumit mund të ndikojë më shumë sesa mendoni në shëndetin…

8 hours ago

Ja çfarë mund t’i ndodhë foshnjës pas shpimit të veshëve…

  Shpimi i veshëve tek foshnjat mbetet një temë e debatueshme për shumë prindër. Ja…

8 hours ago

Fjalia që prindërit nuk duhet ta thonë kurrë!

  Fjalia që prindërit nuk duhet ta thonë kurrë! Nga Lira Gjika Mbylle gojën Kjo…

9 hours ago

Himara, krahinë arbërore e dokumentuar në burime osmane dhe veneciane

    Historiani Pëllumb Xhufi, i ftuar në Dritare TV, theksoi se Himara është një…

9 hours ago

Historia e Carlo Tosit, mjekut italian që gjatë Luftës së Dytë Botërore zgjodhi të luftonte krah partizanëve shqiptarë!

  Pas vendimit për të mos u dorëzuar, ushtarët italianë në Shqipëri nuk mbetën të…

9 hours ago