<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: RETROSPEKTIVË

Automjeti më i fundit luftarak rus – kamion i vitit 1952

Automjeti luftarak më i fundit rus është një kamion i prodhuar në vitin 1952 – GAZ-69 – thënë realisht me dizajn mbi 70-vjeçar.

Ai është një nga mjetet më të reja që ushtria ruse po dërgon në fushat e betejës në Ukrainë.

Fotot e publikuara së fundmi tregojnë disa GAZ-69 pranë vijës së parë të luftës që Rusia ka zhvilluar për më shumë se tri vjet. Të paktën një automjet është pajisur me rrjeta antidrone, raporton Forbes, përcjell KosovaPress.

Shfaqja e këtij kamioni të vjetruar konfirmon se ushtrisë ruse po i mbarojnë me shpejtësi automjetet e blinduara. Sipas vlerësimeve, deri më tani ka humbur mbi 20.000 automjete të blinduara dhe të rënda luftarake. Për krahasim, e gjithë ushtria britanike ka rreth 18.000 automjete ushtarake.

Ndërsa Rusia humbet automjetet e blinduara më shpejt se sa mund t’i prodhojë ose t’i heqë ato nga magazinimi, ajo po mbështetet gjithnjë e më shumë në automjetet civile – jo vetëm për logjistikën, por edhe për sulmet e drejtpërdrejta në pozicionet ukrainase.

Mjetet civile janë dukshëm më të cenueshme nga minat, artileria, dronët dhe sulmet me raketa sesa automjetet ushtarake. Kamionë të blinduar të improvizuar, furgona, makina pasagjerësh, madje edhe katërçikleta dhe “karroca golfi” përbëjnë tani rreth 70% të viktimave ruse, tregon një studim i fundit.

Duke u mbështetur në automjetet civile, trupat ruse po përshpejtojnë më tej demekanizimin e tyre – sepse automjete të tilla shkatërrohen edhe më shpejt se mjetet e blinduara gjithnjë e më të rralla. Rrjedhimisht, nevoja për mjete transporti edhe më të papërshtatshme po rritet – skuterë elektrikë, madje edhe kuaj dhe gomarë. Mundësia e vetme e mbetur është – ecja në fushën e betejës.

Regjimentet e demekanizuara mund të jenë në gjendje të shtypin përkohësisht brigadat ukrainase, por nuk janë në gjendje të shfrytëzojnë boshllëqet në mbrojtjen e Ukrainës.

admin admin

Recent Posts

Sheqeri në gjaak jashtë kontrollit? Ja ushqimet që e stabilizojnë dhe ato që e shkatërrojnë

    Rezistenca ndaj insuIinës po bëhet një problem gjithnjë e më i përhapur, por…

7 hours ago

A është mirë të pimë ujë gjatë ushqimit?

    Eshtë një bindje e përhapur se uji nuk duhet të pihet gjatë vakteve…

7 hours ago

Çfarë ndodh me foshnjën kur një grua shtatzënë humb jetën?

    Një teknik autopsie nga Arkansas, ShBA, ka treguar se çfarë ndodh me një…

8 hours ago

Kur duhet të fillojmë vitaminën D në vjeshtë? Çfarë thonë ekspertët

  Ditët bëhen më të shkurtra, ekspozimi në diell zvogëlohet dhe bashkë me vjeshtën rikthehet…

8 hours ago

Kjo kurë popullore pastron enët e gjakut për 40 ditë

    Kura me limon dhe hudhër është shumë efikase në eliminimin e depozitave të…

8 hours ago

Për eshtra të forta, hani më shumë nga këto pesë perime

    Kalciumi është një mineral thelbësor për forcën e kockave dhe shumica e njerëzve…

9 hours ago