<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Qyteti më i lashtë në Shqipëri, pse Durrësi u quajt ‘Kostandinopoja e dytë’! U themelua nga dy mbretër me origjinë ilire dhe u pushtua nga turqit në 1501-shin

Për ta sjellë historinë më pranë komunitetit lokal, por edhe vizitorëve, të cilët priten të jenë të shumtë këtë sezon turistik, shoqata Durrësi Aktiv në bashkëpunim me MuZEH Lab do të organizojnë një aktivitet në ndihmë të operatorëve të turizmit, guidave turistike etj.

Pas një sesioni të parë frymëzues, trajnimi do të vijojë më 5 dhe 6 prill dhe synon të pajisë pjesëmarrësit me aftësi të reja për interpretimin e trashëgimisë, “storytelling” dhe metodat krijuese. Aktiviteti do të zhvillohet në MuZEH Lab, Durrës, ku do të mësohet mbi teknikat e avancuara në rrëfimin e historisë, për ta bërë atë më tërheqëse dhe interaktive, praktika mbi krijimin e ecjeve tematike dhe guidave interpretuese etj.

Eventi është pjesë e projektit “Epidamn Heritage: Bridging the Past and Present”, në kuadër të programit EU4Culture, financuar nga BE dhe zbatuar nga UNOPS, në partneritet me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Durrësi mund të krahasohet me qytetet më të mëdhenj të Mesdheut antik dhe mesjetar. Qyteti Epidamn – Dyrrah u ndërtua nga Ilirët Taulantë, dallëndyshasit në shekujt Xlll-XI p K. Në kushtet e një klime mesdhetare, zona më e përshtatshme për banim ishte ajo e lumit Erzen si dhe Ultësira Perëndimore përreth saj. Në bregdetin e Gjirit të Durrësit u vendos qendra e parë apo Limani me emrin Dyrrah. Sipas autorëve antikë, ky qytet u themelua nga dy mbretër me origjinë ilire të quajtur Dyrah dhe Epidamn. Në kohën e Perandorit Anastasi I (491-519) dhe Justianani I [527- 565), qyteti pësoi transformime të ndjeshme në strukturën urbane duke marrë tiparet e një qyteti tipik bizantino-kristian. Në shek. Xl-XV, shteti shqiptar njihet me emrin Shteti i Arbrit. Ky shtet, kulmin e tij e arriti në periudhën e mbretërimit të Gjergj Kastriotit. Sipas kronikanëve Osmanë të shek. XVl, Durrësi apo siç e cilësojnë ata “Kostandinopoja e dytë”, u pushtua nga turqit me 13 gusht 1501. Vetëm në shek XVll, qyteti filloi të rimarrë veten duke u bërë qendër e tregtisë tranzite dhe skela kryesore e Shqipërisë së Mesme.

Më 26 nëntor në Durrës ngrihet flamuri i Pavarësisë, nga një grup patriotësh të kryesuar nga atdhetari Ismail Qemali. Sundimit turk i kishte ardhur fundi, por duket se qytetin e lakmonin invazione të tjera: pushtimi serb (1913), ai austro-hungarez (1916) dhe pushtimi italian (1918). Gjatë viteve të monarkisë shqiptare (1924-1939), Durrësi fitoi një frymëmarrje të re dhe qytetaria fisnike durrsake e bëri qytetin e vet model të zhvillimit ekonomik kapitalist. Më 7 prill 1939 qyteti dhe rrethinat e tij u pushtuan nga trupat e ushtrisë italiane dhe gjermane dhe më 14 Nëntor 1944, Durrësi u çlirua. Periudhës së sistemit socialist (1945-1990), i përkasin investimet në disa degë të industrisë, kolektivizimi i bujqësisë, masivizimi i arsimit, ngritja e një seri objektesh social-kulturore. Në fillim të viteve ’90 zunë fill normat e para të sistemit demokratik me shumë probleme për fazën e tranzicionit, por me perspektivë për të ardhmen. Sistemi i ri dhe reformat ekonomike që u zbatuan në Shqipëri dhe në Durrës pas vitit 1990, sollën transformime të ndjeshme në jetën ekonomike.

KULTURA DHE ETNOGRAFIA

Durrësi është një qytet me kulturë të hershme, për vetë origjinën e tij të lashtë. Qyteti ka trashëguar mjaft vlera të së kaluarës, qendra historike dhe arkeologjike si Amfiteatri, Rrethoja Bizantine, Torra veneciane, Muri rrethues i kalasë, por edhe qendra kulturore e fetare si rrënojat e Bazilikës në Arapaj, Kështjella e Rodonit etj. Qyteti ruan sot plot gjurmë edhe nga kultura më e vonë, duke kontribuar edhe në dhënien e personaliteteve me vlerë ndërkombëtare si Aleksandër Moisiu, që lindi në Kavajë dhe u rrit e u formua në Durrës. Qyteti ka pasur institucione kulturore të konsoliduara, si teatër estrade, ansambël këngësh e vallesh popullore, teatër profesionist, i cili edhe sot jep shfaqe për publikun, trup muzikore profesionistësh etj. Gjithashtu në Durrës organizohen aktivitete në rang kombëtar e ndërkombëtar si, festivali ndërkombëtar i filmit, festivali muzikor i jazz-it, konkursi i poezisë poeteka etj. Etnografia e Durrësit, i përket kulturës së Shqipërisë së Mesme, ku gratë vishen me dimi e me jelekë, në kokë mbajnë një festë të vogël zbukuruar me imitime monedhash, kurse burrat veshin brekushe, xhoka të zeza prej leshi ose jelekë të kuq, dhe në kokë mbajnë qeleshe me male të sheshtë. Gjithashtu, edhe këngët e vallet i përkasin kulturës dhe traditave të Shqipërisë së Mesme.

admin admin

Recent Posts

Diokleciani, Maksimiani, Galeriusi dhe Konstanci I, këta ishin katërshja e perandorëve ilir, që sunduan Romën njëkohësisht

DIOKLECIANI, MAKSIMIANI, GALERIUSI DHE KONSTANCI I, KËTA ISHIN KATËRSHJA E PERNADORËVE ILIRË, QË SUNDUAN ROMËN…

17 hours ago

16 vite kërkime, dy arkeologë gjejnë thesarin legjendar

Dy arkeologë amerikanë thonë se kanë zbuluar rrënojat e një anijeje portugeze të shekullit XVIII,…

18 hours ago

Mbi trimninë e Gjelosh Markut t’Shalës

Arben N. Bushgjoka Ka pasë burra kjo tokë, po emni i Gjelosh Markut nga Shala…

20 hours ago

RRETH BALLIT KOMBËTAR – Fjala e Prof. Abaz Ermenjit, te funerali i Mid’hat Frashërit, New York 1949

Nga Prof. Abas ERMENJI Kush e mendonte dy muaj më parë, se sot do të…

20 hours ago

Si të pini ujë në Ramazan? Çfarë thotë mjeku?!

  Nëse agjëroni, a e dini sa e rëndësishme është mënyra si duhet të pini…

23 hours ago

Historia e majmunit që përloti botën, ja përse nëna e vogëlushit Punch e braktisi atë…

  Punch, një makak i ri japonez i lindur në korrik të vitit të kaluar…

24 hours ago